10.

1K 34 0
                                    

Mbas 5 vitesh...

Për pesë vite me rradhë shumë gjëra kishin ndryshuar. Anastasia ishte rritur dhe ishte bërë një femër shumë e zonja. Stërvitej çdo ditë me Antonion. Punët me biznesin e mafias ia kishte lënë në dorë Majkëllit sepse asaj nuk i interesonte. Në mbledhje merrte pjesë ai në emër të saj prandaj askush nuk e njifte Anastasia Xhonsonin,trashëgimtaren e dinastis Xhonson,dinastisë më të madhe të krimit në Amerikë.Stejsi ishte bërë një adoleshente moskokëçarese. As asaj nuk i interesonte shumë për jetën që duhej të bënin. Ishte më femërore krahasuar me motrën e saj sepse ajo ishte më e llastuar. Ndërsa Antonio dashurohej çdo ditë e më shumë me Anën e tij,por kurrë nuk ia shprehte ndjenjat sepse ajo kishte vuajtur shumë në jetë edhe ndenjat e tij kishte mangët për të vrarë mendjen. Majkëlli kishte çdo gjë nënkontroll dhe dukej sikur i gjithë pushteti ishte në dorën e tij sepse Anastasia nuk ishte gati për të marrë fronin. Por historia jonë përmbyset këtu sepse atë natë jo vetëm Anastasia humbi prindërit e saj por edhe dikush tjetër humbi babain e tij.

"Liam"

Isha vetëm 18 vjeç kur jeta ime u përmbys. Atë ditë humba njeriun më të shtrejtë në jetën time,heroin tim,babain tim. Ajo çfarë mbaj mend nga ajo ditë është se isha në një festë që organizonte një mik i imi tek shtëpija e tij. Isha jashtë,më duket se po flisja me dikë kur çdo gjë mu bë e zezë. Atë natë e gjeta veten në spital,aty ku mora vesh lajmin më të hidhur të jetës time,që babai im kishte vdekur.Dhe për këtë humbje ishte vetëm një fajtor. Familja Xhonson. Kisha rreth tre vite që e kisha marrë vesh për bisnesin e familjes time që ne bënim pjesë e mafias. Isha trronditur sepse isha veç një djalë 15 vjeçar. Në këtë jetë më ka mbetur vetëm vëllau im sepse mbas vdekjes së babait mbas dy muajsh mami ndërroi jetë nga një atak në zemër. As zemra e saj nuk mund ta përballonte gjith atë humbje. Hakmarrja filloj të ma pushtoj shpirtin edhe më shumë tani që jam në krye të dinastis time. Epo kjo është jeta ime. Jam detyruar që të rritem para kohe dhe mos ta shijoj shumë rinin time sepse detyra më thërriste gjithmonë. Nuk mund të marr frymë lirshëm derisa ta di që Xhonsoni i fundit ndodhet shtatë metrra nën dhe. Biznesi shkon shkëlqyeshëm,akush nuk guxon të më dalë kundra. Për këtë më ka ndihmuar edhe Sebastiani,miku i babait tim që u bë baba për mua mbas asaj ngjarje.

"Autorja"

Mbas një dite të lodhshme Liam u kthye në shtëpi. Aty ndodhej vetëm dadoja e tij që është kujdesur për të që fëmijë dhe akoma vazhdonte të kujdesej për të.

-Nana,erdha unë.-tha Liam si një fëmijë i vogël. Epo për të do mbetej gjithmonë fëmijë.

-Shpirti im mirë se erdhe. Duhet të jesh lodhur,eja ha diçka.-tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.

Liam u ul në tryezë duke ngrënë si i uritur. Kishte kohë që nuk kishte qenë në shtëpinë e tij përshkak se duhej të merrej me disa biznese të mafias në Detroid.

-Po Tomi si është? Ke folur me të?-e pyeti ajo.

-Po kam folur. Mirë është kshu me shëndet,por nuk po i pëlqen shkolla. Dhe për këtë s'kam ç'ti bëj. Vet e zgjodhi atë degë.-tha ai duke rrotulluar sytë.

-Uhh ai djalë nuk do rritet kurrë. Ka kohë që s'më merr në telefon dhe jam bërë shumë merak për të.-tha ajo e shqetësuar.

-Nana mos u shqetëso. Kam dërguar njerëz të mitë në Londër. Ata kujdesen për të,e ruajnë çdo ditë. Kush e di ka gjetur ndonjë vajzëatje dhe kalon kohën-tha ai duke ia kapur duart dhe ia puthi të dya.

Ai e donte shumë atë.

-Shpresoj që kur të vijë këtu të vijë me një nuse,edhe pse ato anglezet më duken pak mendjemadhe.-tha ajo duke e shtrembëruar fytyrën,një gjest që e bëri Liamin të qeshë.

-Mos qesh! Meqë ti s'më sjell nuse në shtëpi po mbaj shpresa tek ai. Edhe pse e kam përshtypjen se do zhgënjehem.-tha ajo me ironi.

-Ahh Nana moj Nana! Kurrë nuk do ndryshosh ti. Prandaj të dua kaq shumë unë ty.-tha ai dhe e puthi në faqe.

-Do vijë një ditë bir që kjo erresirë që të rrethon do të zhduket kur të gjesh fatin e jetës. Vetëm kur ta gjesh shpirti do të pushojë.

-Ç'më duhet mua fati i jetës meqë të kam ty?
-tha ai duke qeshur.

-Liam dua nipër dhe mbesa unë. Mos u tall. Sa të rrnoj të paktën të gëzoj.

-Do vijë ajo ditë Nana,por një herë më duhet të mbaroj një detyrë të rëndësishme. Të marr gjakun e prindërve të mi.-tha ai dhe u ngrit në këmbë.

U largua për tek zyra e tij,aty ku do mbyllej me orë të tëra dhe të fokusohej vetëm tek ato letra të kota. Në korridor u dëgjuan një zhurmë takash.Ajo kishte ardhur.

-Liam.-tha ajo me një provokues.

-Përshëndetje Xhesika.-tha ai me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

-Eja këtu.-ia bëri ai me dorë që të ulej tek preri i tij.

Xhesika ishte një prostitutë që e kishte njohur në klubin e tij

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Xhesika ishte një prostitutë që e kishte njohur në klubin e tij. Sa herë që ai ndjehej i lodhur ajo ishte aty për të që ta bënte ta harronte atë lodhje. Por fundja ajo një prostitutë ishte,asgjë më shumë. Thjesht një femër për të kaluar një natë të bukur dhe kur të zgjohej në mëngjes do ta harronte atë dhe natën e bukur që kishte kaluar për t'iu kthyer përsëri punës së hakmarrjes.

Love and revenge Where stories live. Discover now