8.

1K 36 0
                                    

Anastasia doli nga spitali. Ishte e rraskapitur fizikisht dhe shpirtërisht. Nuk pranoi që të shkonte në shtëpi,donte të shkonte tek prindërit e saj. Antonio e shoqëroi.

-Prit ktu dua të jem vetëm.-tha ajo dhe ai pohoi me kokë.

Eci por këmbët e saj nuk pranonin të ecnin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Eci por këmbët e saj nuk pranonin të ecnin. I dukej si ëndërr. Jo kjo nuk është e vërtetë. Ajo shpresonte që kur të shkonte atje në pllakë mos të shkruhej Artur dhe Rose Xhonson. Donte që kjo të ishte një gënjeshtër,por realiteti e mashtroi. Në pllakë të varrit ishin emrat e tyre.Lotët filluan ti binin.

-Ma,ba pse më lat? Hëë,mu përgjigjni! Jeni akoma të zemëruar me mua? Babi më fal që shkova në festë,më fal që nuk të dëgjova. Ndoshta po mos të kisha shkuar ju do ishit akoma këtu me mua. Do flisnim bashk për çdo gjë. Ti do më thoje se jam akoma vajza jote e vogel dhe ti mam do më qortoje se sa shumë i ngjasoj babit dhe sa kokforte jam sikur ti. Hëë tani çohuni boll luajtët me mua! Çfarë do ti them unë Stejsit? Pse na latë vetëm? Kam nevojë për ju-u shtri ajo tek varret e tyre.

Qëndroi ashtu për disa minuta dhe më pas u ngrit

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Qëndroi ashtu për disa minuta dhe më pas u ngrit. Sytë e saj ishin errur,nuk e kishin me ate ngjyrën kafe plot jetë. Mendja e saj bluante vetëm hakmarrje.

-Ju premtoj që do hakmerrem për ju. Nuk do të tregoj mëshirë për armikun. Nuk do ju takoj derisa pika e fundit e gjakut të armikut të shuhet nga faqja e dheut. Deri atëherë mirupafshim engjëjt e mi. Kujdesuni për mua.-ngriti kokën lart,një pikë shiu i ra në faqe.

U çua në këmb dhe u largua. Nuk e ktheu më koken mbrapa. Buzëqeshja e saj u venit,nuk ishte më ajo vajza lozonjare. Ëndrrat e saj për jetën u shuan në atë moment. Anastasia Xhonson e vjetër vdiq atë ditë nga aksidenti me makin. Në jetë kishte ardhur një Anastasia e re,një rrobot pa ndjenja.Ecte drejt makinës pa pikë ndjenje sikur shpirtin e saj ta kishte lënë aty tek varrezat dhe trupin e saj ta kishte pushtuar ndonjë fantazëm.

-Më ço në shtëpi.-tha ajo me zë autoritar.

Antonio nuk nxorri zë.

Ata shkuan në shtëpi. Nuk foli me askënd gjatë rrugës vetëm u nis për tek zyra e babait të asaj aty ku kishte ndodhur ngjarja. Shikonte rrotull,asgjë nuk kishte ndryshuar. Po e njejta karrige rrotulluese që ajo kishte gjithmonë qef që të ulej. Po e njëjta pamje piktoreske nga dritarja.

Dera bie. Ishte Majkëlli.

-Ana,pas asaj ngjarje që ndodhi mendoj se ti duhet të dish të vërtetën se çfarë fshinte babai jot dhe pasuria që ju keni.

-Çfarë po thua Majkëll,të duket gjë që jam në humor për shaka?-bërtiti ajo.

-Eja me mua.

Edhe sa duhet të duronte kjo vajzë. Edhe sa herë duhej të zhgënjehej nga jeta, por më e keqja tani do zhgënjehet vet nga heroi i përrallës së saj...

Love and revenge Where stories live. Discover now