23.

896 32 0
                                    

Për më shumë emocione dëgjojeni këngën.❤️

Karla ishte duke folur në telefon me Tomin.

-Nuk di çfarë të bëj Tom. Nga njëra anë ai është vëllai im dhe nga ana tjetër ajo është shoqja ime e ngushtë.-tha ajo konfuze.

-Karramele të kam thënë,atë vëlla e ke shumë t*ap. Si mundi të lëndonte një femër që e donte.-shryu ai.

-Të lutem Tom mos vazhdo edhe ti tani.-tha ajo duke shfryrë.

-Mirë mirë. Flasim diçka tjetër. Çfarë ke veshur?-e pyeti ai në mënyrë provokuese.

-Tomi ore ti i poshtër. Bëhu njëher serioz.-tha ajo nga turpi.

Në atë moment vjen Majkëlli në dhomën e saj.

Karla çohet menjëher në këmbë nga frika.

-Me kë po flet?-tha ai me zë serioz dhe me fytyrë të acaruar.

-Me askënd.-tha ajo me zërin që i dridhej.

-Mos më gënje mua. Përsëri po flet me atë djalin hëë? Ju të dy do më çmendni mua. Ai me Anastasian dhe ti me djalin e Smithëve.-bërtet ai.

-Babi mos bëj kështu. Unë e dua atë.-tha ajo dhe në atë moment ai e godet me shuplak në faqe.

Nga e goditura ajo lëshon një rënkim të fortë. Aq fort rënkoi sa edhe Tomi e dëgjoi.

-Karlaaa.-bërtiti ai.

Majkëlli merr telefonin e Karlës i cili ishte akoma i hapur.

-Djalosh po të paralajmëroj që mos të merresh më me vajzën time.-tha Majkëll me një ton kërcënues.

-Do ma paguash për këtë që i bëre Karles dhe s'më intereson që je babai i saj.-tha Tomi me nerva.

Majkëlli e mbyll telefonin.

-Ahh karramelja ime më prit se do të shpëtoj.
-tha Tomi dhe doli menjëher nga dhoma e tij dhe u drejtua drej makinës së tij.

Nuk donte t'ia dinte,do shkonte tek shtëpia e saj dhe do ta rrëmbente.

Kur Majkëlli e goditi me shuplak iu duk sikur e goditi edhe atë.

Ai vjen tek vila e Xhonsonëve. E parkon makinën diku në errësirë dhe po e studionte shtëpinë.

Donte të dinte se cila ishte dhoma e saj. E dalloi menjëherë sepse aty dukej silueta e një mashkulli të inatosur që po bërtiste.

Ai ishte Majkëlli. Gjaku filloi ti vlonte. Priti derisa Majkëlli i luargau nga dhoma e saj. Doli nga makina,kaloi kangjëllat e portës pa rënë në sy dhe u drejtua drejt dhomës së saj.

Afroi kokën tek dritarja dhe dëgjoi Karlën tek qante. Zemra donte ti dilte vendit kur dëgjonte atë tek vuante.

Trokiti në dritare. Karla u kthye e habitur dhe hapi dritaren. Ishte ai,princi i saj.

-Tomi?-tha ajo me zërin që i merrej.

-Karramelja ime eja shpejt,do të të nxjerr që këtu.-i tha ai duke ia kapur faqet me duar.

-Tomi jo,nëse babi të sheh do ta kemi punën keq të dy. Të lutem largohu nuk dua të të ndodhi gjë.-tha ajo me zë lutës dhe me lotët që i binin.

-Unë nuk largohem pa ty dhe pikë. Kam një apartament timin dhe ti do vish me mua. Do jetosh aty. Nuk mundem të duroj të të shoh ty të vuash kështu.-tha ai me një fytyrë të mërzitur.

Love and revenge Where stories live. Discover now