28.

820 32 0
                                    

Majkëll erdhi tek shtëpia në pyll. Antonio ishte fshehur mbrapa pemëve.

-Ma sillni vajzën në zyrë.-urdhëroi ai ndërkohë që u ul në karrigen e tij.

Antonio njifte çdo pjesë të kësaj shtëpie. Doli nga pas sepse atje ishte një derë e fshehtë që të çonte tek disa dhoma. Atij i shkoi mendja që ajo mund të ishte aty,dhe ajo aty ishte.

-Hey Stejsi.-e thirri ai nga dritarja që ndodhej sipër.

Ajo u çua e frikësuar në këmbë.

-Antonio çfarë po bën këtu?-pyeti ajo konfuze.

-Kam ardhur të të shpëtoj. Mos u shqetëso zemër do të të nxjerr që aty.-tha ai dhe u largua duke e lënë atë me shumë pikpyetje në kokë.

-Zemër do të shpëtoj thot! Një herë më thot që s'më don tani vjen dhe më bën heroin ktu mua.-tha ajo me ironi.

Në atë moment vjen një roje dhe e hap derën dhe e nxjerr atë nga ato mendime të thella.

-Hey me kë po flisje atje?-pyeti ai i acaruar.

-Me askënd,po flisja me veten. Pse s'bën?-tha ajo duke ngritur vetullën lart dhe bënte si trime. As vet nuk e kuptonte se nga po i buronte gjith ajo trimëri.

-Eja shefi po të pret.-tha ai me atë zërin e tij të ftohtë.

Stejsi nuk bëri shumë fjalë dhe u largua.
......................................................................
Liam dhe Anastasia kishin shkuar në një lokal të bukur dhe romantik për të ngrënë mëngjes. Ishin kaq të lumtur nën shoqërin e njëri-tjetrit.

-Nuk e dija se ishe kaq romantik.-tha ajo me një zë të lumtur dhe fare qart mund të dalloheshin faqet e saj të skuqura.

-Epo as unë se dija që isha i pari për ty.-tha ai me një fytyrë djallëzore.

-Epo boll tashi do ma përmendësh gjithë jetën këtë gjë?-tha ajo dhe e goditi me një picetë një veprim që e bëri Liamin të qeshte.

-Auç,kujdes se më vrave.-tha ai me një fytyrë fëmije.

-Pse nuk të besohet që ti mund të ishe i pari për mua?-pyeti ajo gjithë kuriozitet duke e vendosur kokën midis dy duarve të saj dhe i mbështeti bërrylat në tavolinë.

Po e shikonte Liamin gjithë dashuri dhe po priste me kuriozitet përgjigjen e tij.

-Ngaqë më dukeshe shumë tipe,dmth ishe pak si kuçkë.-tha ai duke e shtrembëruar fytyrën.
-Idiot.-tha ajo duke i rrotulluar sytë.
-Ama jam idioti jot.-tha ai dhe ia mori dorën për t'ia puthur.

-Që kur të pashë për herë të parë doja që ti të ishe e imja dhe fati deshi që ti u bëre e imja.-tha ai mbasi ia lëshoi dorën në tavolinë.

Kamarjeri erdhi.Përpara tyre u sërvir një mëngjes i madh dhe shumë i shijshëm.

Anastasia nuk priti fare dhe iu sul ushqimit si një fëmi i uritur.

-Hahahahaha,si nuk ndryshove një herë.-tha Liam duke qeshur.

-Çfarë ke? Nuk ke parë një femër të uritur?-tha ajo si një fëmi me nerva.

-Kam parë,biles edhe në një takim romantik që e kisha i cili u prish.-tha ai duke ia pastruar me gisht buzën e bërë pis.

Ajo qeshi nga ky gjest duke kujtuar takimin që ata të dy kishin pasur.

-Sa e bukur do t'jesh ti kur të jesh shtatzën.
-thoshte Liam duke e parë me një fytyrë ëngjëllore.

Edhe ai ishte tepër i dashuruar me të. Por Anastasia nuk e priti mirë këtë kompliment sepse filloi të kollitej menjëherë.

-Uaa po prit një her se ne sa jemi njohur ti mendjen tek fëmija.-tha ajo duke pirë ujë për ta marrë veten.

-Pres unë pres. Për ty bëj çdo gjë.-tha ai dhe ia kapi hunden me gishta.

Në atë moment vjen një mesazh në telefonin e tij që do ta prishte këtë moment të lumtur midis tyre.

"Duket që po kaloni kohë të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit ndërkohë që motra e të dashurës tënde është rrëmbyer dhe ajo nuk është në dijeni për këtë gjë. Nëse don që ajo të shpëtojë eja vetëm tek adresa që do të dërgoj. Dhe mbi të gjitha mos gabo që ti tregosh Anastasias ose motra e saj vdes dhe gjaku i saj mbetet në duart e tua."

Dukej qartë që në fytyrën e Liamit dolën damarët dhe ai ishte shumë i inatosur.

-Liam a është çdo gjë në rregull?-pyeti Anastasia e shqetësuar.

Liam u kthye në vetvete dhe pau Anastasian në sy.

-Ana duhet të të dërgoj në shtëpi. Çohu.
-urdhëroi ai.

-Liam çfarë po ndodh?-pyeti ajo kur hipën në makinë.

-A ke folur me Stejsin këto kohë?-pyeti ai tepër i fokusuar tek rruga.

-Jo ajo ka thënë do të të telefonoj vet prandaj nuk e kam shqetësuar.

-Merre në telefon tani.-tha ai i acaruar.

Anastasi nuk hezitoi dhe e mori motrën e saj në telefon. Zinja u ndërpre nga zëri i sekretaris.

-Liam çfarë po ndodh?-tha ajo duke shfryrë e acaruar.

-Stejsin e kanë rrëmbyer.-tha ai qetë me atë qetësin e tij që të vriste dhe donte që të tregonte që diçka nuk shkonte.

Në atë moment bota e Anastasias u përmbys. Mendja i thoshte se kishte dështuar si motër. Nuk kishte mundur të kujdesej për amanetin e prindërve të saj.

-Më dërguan një mesazh ku thuhej se atë e kishin rrëmbyer dhe se duhej të vija vetëm tek kjo adresë.-tha ai dhe i tregoi adresën.

Ajo pau adresën. E njifte atë shtëpi. Çdo gjë po i bëhej e turbullt.

-Do më dërgosh në shtëpi. Ky është një kurth. Duhet të përgatitemi.-tha ajo me atë zërin e saj të ftohtë pa ndjenja. Shumë gjak do të derdhej sot.
......................................................................
Antonio u fut brenda në shtëpi. Kontrrolloi çdo dhomë po ajo nuk ndodhej kund.

-Stejsi ku je?-bërtiti ai.

-Toni?-thirri ajo.

-Stejsi?-tha ai dhe u nis për nga vinte zëri i saj.

Ishte një zyrë dhe ajo ndodhej aty. Ai shkoi dhe e përqafoi menjëherë.

-Përshëndetje bir.-tha Majkëll me një fytyrë djallëzore.

-As mos guxo të më thuash mua bir ti i poshtër. Na ke shkatërruar jetën mua dhe motres time për tërë këto vite. A e din ti se ku ndodhet vajza jote? Ti që e quan veten baba.-bërtiti Antonio.

Majkëlli po e shikonte i habitur. Çfarë kishte ndodhur me vajzën e tij?

-Nuk e din apo jo?-tha Antonio gjithë ironi.

-Më lër të të tregoj unë. Ajo ndodhet në krahët e Tom Smith atij që supozohet të jetë armiku ynë. Por ti nuk je në dijeni për këtë sepse ke qënë i zënë duke ia mbushur mendjen Stejsit me broçkulla.-bërtiti përsëri ai.

-Stejsi eja të largohemi që këtu.-tha ai dhe e kapi atë për dore por ajo nuk luajti vendi.

-Stejsi?-pyeti ai konfuz.

-Unë nuk do shkoj askund me ty. Do përfundoj atë që motra ime nuk mundi sepse ajo ra prehë e ndjenjave.-tha ajo me një zë të ftohtë dhe më lotët që ishin gati të binin nga momenti në moment.

Jashta u dëgjua një zhurmë makine.

Të tre u kthyen duke parë nga dritarja.

-Momenti erdhi.-tha Stejsi dhe u largua nga zyra me vrap.

Love and revenge Where stories live. Discover now