29.

820 34 0
                                    

Liam e kishte mbajtur fjalën,kishte ardhur vetëm. Ndaloi makinën dhe pau rreth e rrotull për ta studiuar territorin.

Ishte një vend i humbur dhe në mes të këtij vendi dallohej një shtëpi jo shumë e madhe dhe disi si e vjetër.

Doli nga makina dhe u afrua drejt asaj shtëpie. Pau që dera u hap dhe aty doli Stejsi.

-Stejsi?-thirri ai.

Ajo nuk foli vetëm u afrua. Ata të dy ndodheshin përballë njëri-tjetrit me një heshtje mbytëse që kishte pushtuar vendin.

Lotët që ajo i kishte mbledhur përbrenda tani filluan ti shpërthenin dhe në atë moment e nxorri armën.

-Stejsi kjo që po bën është e gabuar. Këtë armë nuk duhet të ma drejtosh mua por dikuj tjetër.
-tha ai dhe i ngriti duart lart si në shenjë dorëzimi.

-Pusho.-bërtiti ajo.

-Ti dhe ajo që supozohet që është motra ime më shkatërruat jetën. Gjitha këto vite ne kemi jetuar për hakmarrjen dhe çfarë bën ajo? Shkon dhe flen me armikun e vet. Por unë nuk jam si ajo. Do ta kryej këtë punë tani.-tha ajo me nerva dhe në atë moment vjen Antonio.

-Stejsi mos!-bërtiti ai.

Ajo nuk reagoi fare. Në atë moment arma u shkrep. Liam ra në tokë. Stejsit i ra arma nga dora dhe kishte mbetur e shokuar.

-Liam.-ishte zëri i Tomit i cili po vraponte me sa fuqi kishte.

-Stejsi eja largohemi që këtu.-tha Antonio dhe e kapi Stejsin dhe e futi menjëher në makinë.
......................................................................
Para 4 orëve.

-E gjitha kjo është një kurth.-tha Anastasia duke bërtitur dhe i ra tavolinës me dorë.

-Qetësohu zemër ne do ta gjejmë atë.-tha Liam duke e afruar atë në krahët e tij.

-Po marr Majkëllin në telefon.-tha ajo dhe e mori por menjëher doli sekretaria.

-Dreqin ai nuk po e hap.-mallkoi ajo ndërdhëmbë.

-Eja me mua. Do shkojmë tek zyra e tij. Atje janë armët.-tha ajo dhe u drejtuan drejt zyrës së tij.

E hapi zyrën dhe pau që ishte rromuj. U drejtua drejt tavolinës së tij dhe pau një vidjo në ekranin e kompjuterit të tij.

Ishte vidjoja e vdekjes së prindërve të tij. E hapi pa nguruar dhe mbas kaq shumë vitesh pau se si vdiqën në të vërtetë prindërit e saj. Pranë saj u afrua edhe Liam i cili mbeti i shokuar.

-Nuk ka mundësi. Armikun e paskam pasur tërë këto vite pranë vetes dhe asnjëherë nuk e kam dalluar.-tha Anastasia e shokuar dhe me gjysëm zëri. Këmbët nuk e mbanin prandaj u ul në karige.

-Ai bir bushtre do ma paguaj.-bërtiti Liam dhe e mori telefonin menjëherë dhe e telefonoi Tomin.

Tomi ishte tek apartamenti i tij me Karlen kur ajo filloi të mos ndihej mirë dhe i ra të fikët. Ai e mori menjëherë në krahë dhe e çoji në spital. Ishte shumë i stresuar.

Ndodhej në korridor kur telefoni filloi ti dridhej dhe ai e hapi menjëherë kur pau që ishte Liam.

-Tomi ku je?-bërtiti Liam.

-Çe ke që bërtet o t*ap. Si nuk ndryshove një herë.-tha Tomi i acaruar.

-Mos ma zgat më po më trego se ku je?-i tha ai i acaruar.

-Në spital jam. Karla ishte sëmurë. Pse çfarë ka ndodhur?-pyeti ai i habitur.

-Largohu nga ajo vajzë sepse...sepse babai i saj është vrasësi i babait tonë.-tha Liam me gjysëm zëri.

Tomit iu duk sikur tavani i ra mbi kokë. Nuk i besohej se vajza që ai donte ishte vajza e armikut të tij.

Mos ndoshta edhe dashuria e saj ndaj tij ishte një shpërqëndrim për të që babai i saj ta godiste aty ku i dhemb më shumë.

-Alo Tom aty je?-pyeti Liam.

-Çfarë duhet të bëj?-tha ai me një zë të ftohtë.

-Do vish tek kjo adresa që po të dërgoj. Përgatitu mirë.-tha Liam.

Tomi e mbylli telefonin menjëherë. Mbasi mori lajmën më të trisht në jeten e tij që pas vdekjes së prindërve të tij ai u drejtua drejt dhomes ku ndodhej Karla.

E hapi derën dhe urdhëroi infermjeren të dilte jashtë. Mbante një qëndrim shumë të ftohtë ndaj saj. E shikonte sikur donte ta vriste. Në sytë e tij nuk kishte ndjenja.

-Zemër a është çdo gjë në rregull?-pyeti Karla tepër konfuze për gjendjen e tij.

-Se di,kët do ma shpjegosh ti.-tha ai ftohtë.

-Çfarë duhet të të shpjegoj?Nuk po të kuptoj Tomi bëhu pak më i qartë.-thoshte ajo tepër konfuze.

Ai u afrua dhe qëndronte shumë pranë fytyrës së saj.

-Pra e gjitha ishte një gënjeshtër?-tha ai.

-Tomi po më frikson. Çfarë po ndodh?-tha ajo me lot në sy.

-Tërë këtë kohë kam menduar që ti më don por paska qenë një gënjeshtër.

-Tomi a je në vete unë të dua ty dhe vetëm ty. Si mund...-donte të fliste ajo por e bërtitura e tij e ndërpreu.

-Mbylle atë dreq gojë. Mbylle!-tha ai dhe e kapi për nofulla. Asaj i rridhnin lotët edhe më shumë nga fytyra.

-Babai yt qenka vrasësi i babait tim. Dhe çfarë bëri babai yt? Të dërgoi ty që ti të më bëje mua që të dashurohem me ty dhe kështu ai do kishte mundësi që të më godiste më lehtë.-tha ai dhe Karla u kthye tepër konfuze drejt tij.

U shkëput nga duart e tij dhe filloi ti bërtiste.

-Si mund të flasësh ashtu për babain tim? Ai mund të jetë mafioz por miqtë e tij nuk i tradhëtonte le më ti vriste. Si mund të thuash që dashuria jonë është e trilluar kur unë të dua vetëm ty?-bërtiste ajo me lotët në sy.

Tomi u largua nga ajo dhe e përplasi derën.

Doli nga spitali sepse nuk po mbushej dot me frymë. Nuk i besohej që kjo gjë po ndodhte. U drejtua drejt makinës së tij dhe hyri brenda.

Kontrolloi për armen e tij dhe ajo ishte e mbushur. U nis për tek adresa që ia kishte dërguar Liam. Ecte me një shpejtësi marramendëse. Nuk po e kontrrollonte dot veten.

-Jo,jo nuk është e mundur.-thoshte ai duke shtrënguar dhëmbët dhe timonin.

-Karlaaa.-bërtiti ai emrin e saj me një lot që i rrëshkiste në faqe.

-Unë të dua ty!-tha ai me gjysëm zëri.

Ndërkohë Karla qëndronte akoma e shokuar në shtrat nga fjalët e djalit që ajo dashuronte. Lotët i binin dhe nuk mbushej dot me frymë.

Në atë moment dera hapet dhe aty vjen infermjerja e shoqëruar nga disa burra të tjerë. Ata iu sulën menjëherë. Në atë moment çdo gjë iu bë e zezë.

Love and revenge Where stories live. Discover now