Epilog.

1.4K 35 7
                                    

Mbas 5 viteve.

Anastasia sapo kishte mbaruar një mbledhje me bordin drejtues të kompanisë. U drejtua drej zyrës aty ku e priste Liam.

-Përshëndetje boss!-tha ajo dhe u drejtua drejt tavolinës së tij.

-Përshëndetje boss-ja ime!-tha Liam i cili e shikonte gjith dashuri gruan e tij.

Anastasia u drejtua drejt tavolinës së tij dhe iu ul në prehër Liamit dhe i dhuroi një puthje të lehtë në buzë.

-Të kam thënë ndonjëherë se sa e bukur që je?
-tha ai duke ia ledhatuar flokët.

-Prit të mendohem pak. Ahh po! Çdo mëngjes, drek,dark më thua se sa e bukur që jam dhe se sa me fat je që më ke mua për grua.-tha ajo me një shprehje qesharake në fytyrë që e bëri Liamin të qeshte.

Liam ia fërkoi barkun Anastasias. Ajo ishte përsëri shtatzënë. Me fëmijën e katërt e cila ishte vajzë.

-Princesha e babit e shikon çfarë mami të egër që ke ti. Ça ka hequr babi jot me kët grifshen ktu.-tha ai duke e parë në mënyrë djallëzore Anastasian.

-Zoti Liam edhe grifshë po më thua? Si thua sikur të flesh në divan sonte?-tha ajo duke i kryqëzuar duart në kraharor dhe duke bërë një fytyrë serioze.

-Eja këtu moj!-tha ai dhe e kapi nga duart dhe e puthi përsëri. Atë moment do ta prishte Tomi. Si gjithmonë.

-Ohh përsëri ju zogjtë e dashuruar duke bërë puçi-puçi.-tha ai duke qeshur dhe duke i shtrëmbëruar buzët sikur po puthet.

Liam u kthye gjithë nerva nga ai.

-Po nëse do na lije ti rahat.-tha ai me nerva.

-Ehh moj kunatë as shtatzën s'të lë rahat ky? Ti qenke më keq se unë o vëlla. Të pakten unë atë timen e lë të pushoj për 9 muaj. Gjynaf e shkreta lodhet fort.-tha ai me sarkazëm dhe me atë mimikën e tij tipike.

Nuk kishte ndryshuar aspak ky njeri.

-Nejse se më shpërqendruat. Mos harroni sonte në darkë të vini nga ne të festojmë vitin e ri bashkë.Do vinë edhe Stejsi me Antonion dhe me kalamajtë e tyre dhe Emily me Xhastin dhe dy djemt e tyre.-tha Tomi dhe bëri të largohej.

-Mirë se nuk harrojmë.-tha Liam.

-Atherë mirë u takofshim!-tha Tomi dhe u largua.

-Ku e lamë neve?-iu drejtua Liam Anastasias.

-Tek ajo pjesa ku ne duhet të shkojmë në shtëpi dhe të bëhemi gati për darkën. Ema duhet ti kenë marrë fëmijët nga kopshti.-tha ajo dhe i dha një puthje të shpejtë burrit të saj.

                              "Anastasia"
Këto pesë vite jeta ka qenë shumë përfekte për mua.

Kam tre fëmijë,dy djem binjakë,Arturi dhe William dhe një vajzë të dy vjeçe e cila është kopje e babait të vet, Erla.

Unë dhe Liam ramë dakort që dy djemt tanë ti quanim William dhe Artur për nder të dy baballarëve tanë.

Ishte zgjedhja më e bukur që kemi bërë ndonjëherë. Çdo ditë ne shkojmë tek varret e tyre për ti përshëndetur dhe për t'iu treguar për të rejat e fundit.

Nëse ata do të ishin gjallë do të ishin shumë krenarë për ne.Tani brenda meje po rritet një engjëll tjetër,një princeshë e cila do jetë e llastuara e shtëpis meqë është më e vogla.

Dhe të themi të vërtetëm Liam është më i entuziasmuar se unë për vajzën tonë.
Ndonjëher bëhem xheloze për Erlen nga përkujdesja që tregon ai.

Love and revenge Where stories live. Discover now