3.

1.2K 44 0
                                    


"Autorja"
Ata erdhën në shtëpi. Gjatë gjithë rrugës nuk kishin thënë asnjë fjalë. Në sytë e Majkëllit dallohej zhgënjimi sepse nuk e priste një gjë të tillë prej dy fëmijëve të tij sepse edhe Anastasian e konsideronte si vajzën e tij.
Shtëpinë e kishte pushtuar një heshtje që në fakt nuk dukej aspak e mirë.

-Babai jot ndodhet në zyr Ana,ai don të të takojë.-tha Majkëlli.

Anastasia u nis menjëherë për tek zyra e të atit dhe e dinte shumë mirë se ç'do të ndodhte. Arturi ndodhej në zyrën e tij dhe ishte ulur në karrigen e tij dhe po shikonte nga dritarja. Edhe pse natë pamja ishte shumë e bukur. Në dorë mbante uiskin e tij dhe këtë natë kishte pirë shumë dhe kur e kishte marrë vesh që vajza e tij ndodhej ne paraburgim ishte inatosur edhe më shumë. Anastasia trokiti në derë.

-Hyr,-tha Arturi me një ton të lart.

-Babi... dua të shpjegohem për atë që ndodhi,të lutem më...-por Arturi e ndaloi.

-Çfarë të tha mendja moj vajzë,hëë? Që mund të dilje te bredhje rrugëve dhe te ecje me shpejtësi të madhe? Mos je çmendur gjë?-dhe ai përplasi gotën pas murit.

Kjo gjë e bëri Anastasian të dridhej nga frika dhe dukej sikur sytë iu mbushen me lot.

-Babi të lutem më faj nuk do të ndodhi më. Të lutem mos u bëj me nerva me mua,-thoshte ajo me zërin që i dridhej dhe ishte gati të qante.

-Largohu që këtu dhe mos me dil më para sysh je e dënuar,-ulëriti ai dhe kjo ulërimë u dëgjua edhe nga Rose e cila erdhi me vrap tek zyra.

-Çfarë po ndodh këtu?-tha ajo e habitur pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

-Kjo vajzë do më çmendë mua. Del bën xhiro me makin dhe përfundon në polici.-tha Arturi gjithë ironi.

-Epo edhe ti po më çmend mua me këtë sjelljen tënde prej të çmenduri. S'dua të të shoh më me sy.-tha Anastasia duke qarë dhe u largua menjëherë nga zyra duke u drejtuar drejt dhomës së saj.
E përplasi derën dhe u mbëeshtet tek ajo duke qarë.

-Artur çfarë po ndodh me ty si i bërtet vajzës ashtu? Ti nuk je vetvetja këto kohët e fundit.-iu drejtua Rose me një ton zëri me nerva.

-Nuk jam vetvetja hëë? Ashtu të duket ty? Epo normal që nuk jam vetvetja sepse çdo gjë përreth nesh po shkatërrohet.-ulëriti ai pranë fytyrës së saj.

Rose u trondit nga fjalët e bashkshortit të saj.
Ndërkoh Anastasia ndodhej në dhomën e saj ulur mbi çati,aty ku gjente një qetësi shpirtërore. Pranë saj vjen miku i saj më i dashur.

-Ana...çfarë ke? Pse po qan?-e pyeti ai duke ia kapur fytyrën me duart e tij.

-Babi më foli shumë rëndë dhe më dënoj. Por nuk jam e mërzitur për këtë. Më shumë u mërzita që e dëgjova duke i bërtitur mamit dhe duke i thënë që çdo gjë rreth nesh po shkatërrohet. Çfarë po shkatërrohet Toni? Pse babi im po sillet kështu?-tha ajo me lot në sy duke e vendosur kokën në kraharorin e tij.

-Nuk e di Anush as babi im nuk ka qenë mir kto kohët e fundit. Ndoshta ka ndodhur ndonjë gjë me bisnesin.

-Në djall me gjith bisnesin e tyre kur unë dhe motra ime jemi të detyruar të dëgjojmë çdo natë të bërtiturat e babait tonë dhe nëna ime që qan me lot dhe mundohet ta qetësojë.

Hi!!! Kjo është historia ime e parë që po shkruaj. Shpresoj që t'iu pëlqejë dhe mos harroni të votoni dhe të komentoni. Për momentin ndoshta nuk do t'iu pëlqej por më besoni që në vazhdim do bëhet edhe më e bukur. Do ketë aksion,drrama,humor,tradhëti të gjitha të bashkuara bashk sepse e kam shkruar me plot dashuri dhe kam shumë nevoj për përkrahjen tuaj.
Love u all❤️💋

Love and revenge Where stories live. Discover now