6.

1K 35 1
                                    

-Antonio çfarë ke? Çfarë ka ndodhur?-u afrua Anastasia pranë tij e frikësuar.

-Babai yt e mori vesh që ti nuk je në shtëpi prandaj më dërgoi që të të marr me veti që të kthehesh. Ai është nervozuar shumë Ana.-tha Antonio tepër i tensionuar.

-Mos,tani e kam keq punën.-tha ajo e stresuar.

-Eja të ikim. Po shkoj të marr makinën.

Sapo Anastasia do të shkonte tek makina,makina e saj shpërthej duke e hedhur atë në ajër.

-Anaaaaa.-bërtiti Antoni dhe shkoi menjëherë drejt saj.

E mori në krah dhe e vendosi në makinë. U nisën menjëher drejt spitalit.
.............................................................................
Ndërkohë në shtëpi,në zyrën e Arturit...

-Artur, miku im i dashur.

-William,mik sa kohë ka pa të parë.-që të dy u përqafuan.

-Majkëll nuk paske ndryshuar fare.-tha ai me
një fytyrë të vrejtur.

Ai kurrë nuk e kishte pëlqyer Majkëllin. Gjithmonë i dukej i dyshimt.

-As ti William.-tha ai me një buzëqeshje djallëzore.

-Ehh koha më ka plakur disi por përsëri kockë e fortë mbetem.-qeshën që të tre.

Arturi shkoi tek minibari dhe përgatiti tre Jack Daniels. Të tre i trokitën gotat duke bërë gëzuar,por a do gëzonin me të vërtetë ata?

-Artur ti e di besoj se pse kam ardhur këtu. Jam lodhur me jetën që bëj dhe dua të heq dorë nga mafia. Nuk dua që djemt e mi të kenë të njëjtin fat sikur ne.

-Ke të drejt mik. As une nuk dua që vajzat e mia të vuajnë prej të shkuarës time.-tha Arturi me një fytyrë të vrejtur.

Vajzat e tij ishin pika e tij e dobët dhe nuk donte që t'iu ndodhte diçka. Falenderonte Zotin çdo ditë që atyre nuk iu kishte ndodhur ndonjë gjë deri tani.

Ndërkohë mendja e Majkëllit po bluante planin e tij djallëzor që kishte vite që donte ta vinte në zbatim dhe momenti kishte ardhur.

-Artur çfarë po thua ti nuk mund ta bësh këtë. Ne kemi luftuar për ta ngritur këtë perandori.
-tha Majkëlli me një zë të inatosur.

-Mjaft Majkëll. Kur bie puna për jetën e fëmijëve të mi nuk mendoj asgjë para tyre. Edhe ti je prind vet dhe besoj më kupton se në çfar pozite ndodhem.-goditi Arturi tavolinën me dorë.

-Të kuptoj,prandaj mik mirupafshim.-ai nxjerr pistoletën dhe e godet në zemër.

Williami ngrihet menjëherë në këmbë dhe i drejton armën

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Williami ngrihet menjëherë në këmbë dhe i drejton armën.

-Ti more tradhëtar si guxove të bëje një gjë të tillë?-bërtiti ai me armën drejtuar drejt tij.

-Jam lodhur nga ju të dy duke ju parë se si jetët tuaja ishin përfekte dhe unë qëndroja në hijen tuaj. Por tani çdo gjë do ndryshojë.-ai bëhet gati që ta vrasë por një nga mbrapa e ndalon.

-Majkëll çfarë po ndodh këtu?-thotë Rose e cila kthehet dhe shikon burrin e saj të vdekur.

-Arturrrr.-bërtet ajo.

-Jo të lutem mos më lër,të lutem qëndro me mua.-vajtonte ajo trupin e vdekur të bashkëshortit.

-Majkëll ke për të dhënë ndonjë shpjegim për këtë që bëre,që le një grua të ve në këtë moshë?

-William çfarë po thua?Majkëll?-drejtohet nga ai.

-Ajo nuk do jetë e ve sepse do jetë e imja mbas kaq shumë vjetësh.-ai i drejton armën përsëri Williamt por duke luftuar arma u shkrep dhe viktima mbeti Rose.

-Roseee.-bërtiti Majkëlli dhe u afrua pranë saj.

-Rose hapi sytë të lutem. Të lutem mos më lër tani që mundem të jem me ty.-e kapi dhe e vendosi në krahët e tij duke e shtrënguar.

-Ajo kurrë nuk të ka dashur ty. Zemra e saj gjithmonë rrihte për Arturin.

-Ti i poshtër.-dhe e goditi me një plumt në ballë.

Shtëpia ishte bërë si një morg me trupa të vdekur. Majkëll akoma qante trupin e vdekur të Rose.

-Më fal shpirt për këtë që ndodhi.-tha ai me lot në sy.

Ai e lëshon trupin e saj dhe merr në telefon dikë.

-Ti i poshtër pse s'më the se edhe William do të hiqte dorë prej mafias. Tani e gjithë shtëpia është bërë si varreza. Mos më bërtit mua po të them ti...-por ai ndaloi së foluri kur dëgjoi një zë mbrapa.

-Mami,babi!-ishte zëri i Stejsit që e bëri të ngrihej në këmbë menjëherë.

-Stejsi shpirt eja të largohemi që këtu.-e merr Majkëlli vajzen dhe e nxjerr jashtë shtëpisë. Ndërkohë merr në telefon dikë.

-Merreni trupin e Williamit dhe çojeni diku tjetër që të duket si skenë krimi dhe vetmbrojte.

Love and revenge Where stories live. Discover now