9.

1K 33 0
                                    

Kjo ishte kënga që po luhej tek klubi. Shpresoj t'iu pëqej sepse kjo është një ndër këngët e mia të preferuara.😍

Ishte nate...po binte shi. Pikat e shiut binin në xhamin e dritares sikur plumba në zemrën e saj. Nuk u desh shumë dhe ata ndodheshin para një lokali nate.

-Majkëll po tallesh me mua apo si e ke punën? Si më sjell në një vend të till në këtë gjendje që jam?-tha ajo tepër e acaruar duke parë se çfarë pamje i sërvirej para.

-Epo mendoj se ka ardhur momenti që të zbulosh të vërtetën sepse ti do jesh trashëgimtarja e asaj që do marrësh vesh sonte.
-tha ai tepër serior duke ia vendosur dorën në shpatull.

Ata dolën nga makina dhe u drejtuan drejt hyrjes. Ai vend ta shpifte. Kudo shikoje të rinj të alkoolizuar dhe të drroguar. Shikoje ato princeshat e llastuara të babit që u lëpiheshin djemve më të pështirë në botë. Çfarë po kërkonte ajo këtu? Kjo nuk mund të ishte jeta e saj.

Ata ndaluan para një dere të madhe të zezë. Dukej si një zyrë dhe kur afroheshe ket tavolina kishe pamjen e gjithë lokalit në 360 gradë.

Ajo u drejtua drejt tavolinës. E dinte që ishte tavolina e babait të saj sepse në të ndodhej fotoja e tyre familjare. U ul në karrigen rrotulluese dhe e mori në dorë. Lotët i ran vetvetiu.

-Çfarë doje të më tregoje Majkëll?-pyeti ajo konfuze.

-Nga ajo që do të tregoj unë pres që ti të tronditesh sepse je edhe në një moshë delikate dhe se besoj që do ta kuptosh. Por çfarë do që të ndodhë mua do më kesh në krah dhe do të të ndihmoj sepse të kam konsideruar gjithmonë si vajzën time.

-Dil në tem.-tha ajo më zë autoritar.

Majkëlli i la në tavolinë një dosje të madhe të zezë. Ajo e pa në sy dhe më pas i ktheu sytë drejt dosjes. E hapi me frikë,as vet se dinte pse po frikësohej nga ajo dosje fundja thjesht një copë plastike është. Më shumë frikësohej nga ajo që do lexonte.

Kishte një ndjesi që do zhgënjehej përsëri. U ngrit në këmbë dhe mori disa letra në dorë. Sot për herë të parë mbas 15 vitesh zbuloi që babai i saj kishte qenë pjesë e mafias. Ishte marrë me drrogë,trafikim armësh dhe më e keqja me prostiticuon. Fletët i ranë nga dora. Nuk mund ta përballonte këtë.

-Jo,jo kjo nuk është e vërtetë. Babai im është një biznesmen dhe një njeri i rrespektuar ai nuk merret me pislliqe.-tha ajo me zërin që i dridhej. Nuk mund të qëndronte në këmbë dhe u ul në karrig.

-E dija që ti nuk do ta përballoje këtë,por ky është fati yt tani. E gjithë kjo dinasti të përket ty tashmë. E ke ti në dorë që të marrësh hakun e babait tënd.-tha ai duke u afruar pranë saj dhe duke ia kapur duart.

Ajo u çua nga karrigia dhe u kthye me pamje nga lokali. Ajo po vështronte çdo gjë. E gjithë kjo pamje që i sërvirej përpara i përkiste asaj.

Mbylli sytë për një moment. I hapi,por sytë e saj ishin të mbuluar nga errësira.

-Nëse ky është fati im ashtu qoftë. Do marr përsipër këtë dinasti,do marr hakun e familjes time. Por diçka do ndryshojë në këtë dinasti. Nuk dua që të merrem me prostiticuon ose me trafikim të qënieve njerëzore.

-Por...

-S'ka por Majkëll. Fjala ime është ligj për ty.
-bërtiti ajo.

-Dua të di çdo gjë për armiqtë e babait tim. Do ti shfarros të gjithë. Deri sa të vijë ajo ditë ti do më stërvitësh mua.-tha ajo dhe u largua nga zyra duke e lënë Majkëllin të habituar nga ajo çfarë dëgjoi.

Tani e kuptoi që ajo nuk ishte thjesht një vajzë e vogël e llastuar por ishte një femër që të kallte shpirtin.

Ndërkohë Anastasia ecte si e vdekur drejt makinës. Qëndroi jashta nën pikat e shiut që binin për ta freskuar atë zjarr që ishte ndezur në shpirtin e saj.

Tani ajo do niste një rrugë të re

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Tani ajo do niste një rrugë të re...Rrugën e pushtetit dhe hakmarrjes. Asgjë nuk mund ta ndalonte tani.

Shkuan në shtëpi.

-Ana banana.-thirri Stejsi dhe iu hodh në qafë.

-Hey vogëlushe. Sa më ke munguar.

-Edhe ti më ke munguar shumë mua. Isha vetëm sepse edhe mami u larguan. Ndoshta u larguan sepse ne u sollëm keq me ta. Ana unë dua që t'iu kërkoj falje dhe ata të kthehen përsëri tek unë.-tha ajo duke qarë.

Motra e saj e mori në krahë dhe e përqafoi fort.

-Ata iu kanë bashkuar qiellit dhe janë bërë yje. Tani më ke mua. Kemi njëra-tjetrën. Unë nuk do të lë asnjëherë vetëm. Eja tani të biem në gjumë sepse shkoj vonë.-e mori në krah motrën e saj dhe u nisën drejt dhomës.

-Do flesh me mua apo jo?

-Sigurisht shpirt.

Stejsin e kishte zënë gjumi,por Anastasia nuk mund të vinte gjumë në sy. U çua nga krevati dhe shkoj tek vendi i saj i meditimit,në çati.

Ishte duke parë qiellin të mbushur plot yje. I dukej sikur yjet formomin fytyrat e prindërve të saj. Heshtjen e trishtueshme e theu Antonio.

-Ana!

-Hey Ton!

-Përsëri po shikon qiellin?

-Kur shikoj qiellin më duket sikur i shoh ata.
Më duket sikur i kam pranë.

-Epo ata do jenë gjithmonë pranë teje duke të vëzhguar dhe duke u kujdesur për ty.

-E di ti sot zbulova që babai im nuk ishte ai që mendoja unë gjithmonë që ishte. Doli që ishte një mafioz. Sa bukur apo jo ? Dhe unë kush jam ? Vajza e një mafiozi që shet drrogë dhe merret me prostitucion.-tha ajo me ironi sepse shpirti i saj po digjej nga brenda.

-E di Ana. Ashtu është edhe babai im. Edhe unë isha në dijeni të këtyre gjërave.

-Si the ti? Që kur e dije për këtë?-tha ajo me një fytyrë të nevrikosur.

-Që para një muaji. Më tregoi babi sepse më duhej të filloja stërvitjen. Edhe babai yt do të tregonte kur të vinte momenti i duhur.

Për disa minuta ra një heshtje therëse derisa Anastasia foli.

-Pra unë qenkam e rrethuar nga çdo anë me mashtrues. Shumë faleminderit zoti Antonio që ma fshehe këtë sekret për një muaj. Dhe unë që të quaja vëlla. -tha ajo me ironi dhe me sytë gati duke iu mbushur me lot.

-Ana ti nuk po e din se ça po flet. Unë jam Antonio miku jot më i mirë dhe ashtu do mbetem gjithmonë. Do ta kalojmë bashkë këtë gjë të premtoj.-e mori ai dhe e përqafoi.

Ai djalë i falte një farë qetësie në shpirt. Vërtet do të kalonte kjo situatë?

Love and revenge Where stories live. Discover now