24.

896 32 0
                                    

Anastasia kishte dalur herët në mëngjes. Kishte shkuar në kodër. Po qëndronte brenda në makinë. Shikonte armën e saj në sedilen afër.

-Erdhi dita do ti jap fund këtij makthi.-tha ajo dhe e mori armën dhe e vendosi në brez.

Doli nga makina dhe u ul në pjesën e përparme të saj.

Po priste që Liam të vinte por në të njëjtën kohë shpresonte që të mos vinte. Por ai erdhi.

-Ana!-e thirri ai.

Ajo shkoi e përqafoi. Ai ia ktheu përqafimin. Po e shtrëngonte fort. Ndjente aromën e saj që ia mbushte mushkritë. Nuk donte të ndahej prej saj.

Ajo u largua nga ai dhe i drejtoi armën.

-Mos ta zgjasim më Liam. Ti japim fund këtij makthi.-tha ajo me zërin që i dridhej.

-Meqë po thua ti.-tha ai dhe i nxorri armën.

-Për 10 vjet nuk kam qenë tek varri i prindërve të mij. Dhe a e din përse? Sepse bijtë e armikut tim merrnin akoma frymë. Për faj të babait tënd unë dhe Stejsi mbetëm jetime. Dhe tani ti do ta paguash.-tha ajo.

-Babai im paska faj? Hëë zemër kush ti ka treguar këto gënjeshtra? Babai yt është shkaktari për vdekjen e babait tim. Edhe thoshte që e kishte shok të ngushtë.-bërtiti ai.

-Ndyrësir, si mund të flasësh ashtu për babain tim. Ai mund të ketë qenë mafioz,por miqtë e tij si ka tradhëtuar kurrë.-bërtiti ajo.

-Nëse kjo është e vërtetë shkrepe armën Anastasia. Shkrepe!-bërtiti ai.

Ajo po e shikonte drejt në sy dhe sytë filluan që ti mbushen me lot. Liam i mbylli sytë. Arma u shkrep... por plumbi u drejtua drejt qiellit.

-Nuk mundem.-tha ajo me nerva.

-Pse Anastasia? A doje të më fajësoje mua për vdekjen e prindërve të tu? Bëje pra.-tha ai.

-Aaaa nuk mundem!-bërtiti ajo.

-Pse nuk mundesh?-tha ai duke iu afruar.

-Nuk mundem sepse....sepse më duket se kam rënë në dashuri me ty.-tha ajo me zë të ulët.

-Thuaje edhe një her atë që the?-tha Liami duke ia kapur fytyrën me duar.

-Të dua Liam!-tha ajo me zë të butë.

Në atë moment ai ke kapi nga beli dhe po e puthte me plot pasion. Nuk donte që të ndahej prej buzëve të saj.

As ajo nga ai

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

As ajo nga ai. Po e puthnin njëri-tjetrin me plot dashuri dhe egërsi. U ndanë nga njëri-tjetri vetëm në momentin kur donin të merrnin frymë.

-Të dua Anastasia. Nuk e ke iden sa e vështirë ka qenë për mua që të të urreja që në momentin kur të putha për herë të parë. Ishe aq e brishtë. Nuk ma bënte zemra të të lëndoja. Dashurohesha edhe më shumë mbas teje kur ndeja se si trupi yt dridhej nga prekjet e mia.
-tha ai duke e parë në sy.

-As për mua nuk ka qenë e lehtë.-tha ajo dhe e përqafoi.

-Le të largohemi që këtu dhe të gjejmë se kush i vrau prindërit tanë. Ti japim fund kësaj hakmarrje.-tha Liam dhe e puthi në ballë.

-Eja!-tha ajo dhe secili u drejtua për tek makina e vet.

Majkëlli e kishte ndjekur Anastasian dhe kishte parë gjithë nxarjen.

-Ata janë akoma gjallë. Nuk e vranë njëri-tjetrin. Mos më bërtit mua,more vesh? Nuk është faji im që ata e zbuluan të vërtetën. Do kalojm tek plani tjetër. Do përdorim motrën e saj si karrem dhe fajin do t'ia hedhim Liamit. Ajo nuk fal askënd për motrën e saj. Më telefono për çdo gjë.-tha ai dhe mbylli telefonin.
......................................................................
Tomi dhe Karla po kalonin momente shumë romantike nën praninë e njëri-tjetrit.

-Ku ke qenë gjith këto vite engjëll?-tha ai duke ia kapur mjekrrën me dorë.

-Duke pritur për ty princi im.-tha ajo me sytë që i shkëlqenin nga gëzimi.

-Të dua shumë Karla.-tha ai.

-Edhe unë Tomi. Ti je heroi im.-tha ajo dhe të dy e puthën njëri-tjetrin. Nuk ngopeshin me njëri tjetrin. Por sa do të zgjaste lumturia e tyre?
......................................................................
Stejsi u zgjua në një dhomë të errët. Dukej si bodrrum. Koka i dhimte shumë dhe kishte marrje mendsh.

-Ku ndodhem kështu?-tha ajo dhe bëri të ngrihej por nuk mundi sepse iu morën mend.

Në atë moment dera hapet dhe aty vjen një djalë trup madh dhe e kap atë për krahu.

-Kush je ti më lësho po të them.-bërtit ajo dhe filloi ti gjuante në krah. Por gjuajtjet e saj nuk i bënin përshtypje atij.

-Mbylle gojën moj bushtër. Ta shohim a do jesh kaq trime kur të takosh shefin.-tha ai me një zë serioz që të frikësonte.

-Shefin? Çfarë shefi? Më lësho të lutem!-filloi ajo ti lutej atij por më kot.

Ata u drejtuan drejt një dere të zezë.

-Shefi ndodhet brenda. Shpresoj mos ta shqetësosh.-tha ai dhe e shtyu brenda.

Ajo nuk mund ta dallonte se kush ishte shefi sepse ai ishte i kthyer me shpinë. Ajo qëndronte e frikësuar. Ai e rrotulloi karrigen.

-Përshëndetje Stejsi!

-Majkëll?-tha ajo e habitur.
......................................................................
Antonio ishte në shtëpi. Kishte shkuar tek dhoma e stërvitjes dhe po i binte thesit të boksit me sa fuqi kishte. Nuk mund ta besonte që Stejsi ishte larguar.

-Stejsiii!-bërtiti ai.

-Më fal! Isha kaq i verbër për ta kuptuar se sa më doje. Se sa e rëndësishme ishe ti për mua në jeten time.-tha ai me lot në sy.

Ndihej i dobët. U largua nga aty dhe u drejtua drejt dhomës së tij. Bëri një dush u vesh dhe u nis për tek dhoma e Karles. Donte ta shikonte motrën e tij sepse kishte kohë që se kishte parë.

Trokiti në derë.

-Karla a je aty?-tha ai dhe priti që motra e tij ti përgjigjej,por ajo nuk iu përgjigj. U çudit dhe e hapi derën.

Dhoma dukej sikur askush nuk kishte qenë aty. U drejtua për tek zyra e të atit. As ai nuk ndodhej aty.

Shkoi tek tavolina e tij dhe hapi kompjuterin për të parë kamrat. Aty pau Tomin që e kishte marrë Karlen.

-Ti bir bushtre do të të vras.-tha ai dhe goditi tavolinen me dorë.

Në kompjuter ndodhej një folder. Ishte shënuar data kur prindërit e Anastasias kishin vdekur.

-Çfarë është ky folder?-tha ai konfuz dhe e hapi. Aty ishin pamjet e asaj dite.

-S'ka mundësi.-tha ai i shokuar.

Ai pau babain e tij teksa vriste babain e Anastasias dhe Liamit dhe mamaja e Anastasias që kishte mbetur viktimë.

Love and revenge Where stories live. Discover now