22.

903 32 0
                                    

-Ana çfarë bën këtu?-tha ajo duke fshirë lotët në sy.

-Erdha për motrën time sepse e dija që do të të gjeja këtu.-tha ajo duke ia ledhatuar faqet.

-Largohu Ana dua të rri vetëm.-tha ajo dhe u largua nga duart e saj.

-Jo Stejsi nuk do largohem. Pse nuk më ke treguar kurrë për ndenjat që ke për Antonion?
-tha ajo pak me zë të ashpër.

-Pse të të tregoj,thua se të bëhet vonë për mua.-tha ajo me ironi.

-Stejsi a je në vete?A po e din se çfarë po thua?
-bërtet ajo.

-Po e di se çfarë po them. Ti gjithmonë ke qenë ajo motra përfekte prandaj edhe Antonio të donte edhe,pse ti nuk ia varje fare. E konsideroje gjithmonë si vëlla ndërsa unë,vuaja përbrenda dashurinë për të.-tha ajo duke bërtitur dhe duke qarë.

Anastasia shkon dhe përqafon motrën e saj dhe që të dya qajnë në krahët e njëra-tjetrës.

-Shh qetësohu shpirt. Nëse do ta dija nuk do të të kisha lënë kurrë që të vuash kështu. Më fal motër!Më fal!-tha ajo duke e shtrenguar dhe e puthi në kokë.

-Më fal edhe ti mua!U tregova shumë egoiste duke menduar për veten.-tha ajo duke e parë motrën e saj në sy.

-Stejsi si thua të shkosh në Londër. Atje janë njerëzit tanë dhe do jesh e sigurt. Mund të fillosh një jetë të re. Vetëm në këtë mënyrë mundem të të mbroj.-tha ajo me lot në sy.

-Në rregull. Dua të nisem që nesër.-tha Stejsi me një zë serioz.

Ndihej shumë e rraskapitur shpirtërisht. Zemra e saj nuk mund të përballonte më. Ndoshta po të shkonte atje mund të niste një jetë të re dhe ta harronte edhe Antonion.

U çuan që të dyja dhe u drejtuan drejt makinës. Stejsin e zuri gjumi. E shkreta s'kishte faj,ishte shumë e lodhur.

Ato erdhën në shtëpi.

-Stejsi!-iu hodh Karla në krahë.

-Ku ishe,u bëra shumë merak për ty!Të lutem mos u largo më ashtu.-tha Karla duke e përqafuar atë.

-Jam më mirë Karla. Tani po ngjitem lart sepse më duhet të bëj gati valixhet e mia sepse do iki.-tha ajo e mërzitur.

-Ku do shkosh Stejs?-pyeti Karla e habitur.

-Shkoni tek dhoma vajza. Majkëll eja pak në zyrë.-tha Anastasia me një fytyrë serioze.

Vajzat u ngjitën për tek dhoma. Anastasia dhe Majkëlli ndodheshin në zyrë.

-Anastasia në emër të Antonio dua të të kërkoj fal...-Anastasia e ndërpreu dhe nuk e la të vazhdonte më.

-Ajo çfarë bëri djali juaj është e patolerueshme. Stejsi do të largohet që këtu. Nesër në mëngjes niset avioni i saj për Londër dhe ti do ta shoqërosh. Largohu tani.-tha ajo e acaruar.

-Në rregull Anastasia. Dua të të them edhe diçka tjetër. Ke ndryshuar shumë,je zbutur. Shpresoj mos të kesh rënë në dashuri me armikun tënd.-tha ai dhe kjo gjë e acaroi Anastasian.

-Si guxon të thuash një gjë të tillë? Mbaj vendin tënd Majkëll dhe mos e tepro.-tha ajo duke bërtitur dhe duke ia drejtuar gishtin tregues.

Me të vërtetë ishte zbutur ajo?

-Në rregull Anastasia. Kaq kisha për të thënë dhe ajo që thash më parë shpresoj mos të jetë e vërtetë.-tha ai duke u larguar nga zyra.

Anastasia e acaruar hedh çdo gjë nga tavolina në tokë. Majkëlli e dëgjoi këtë dhe në fytyrë iu shfaq një buzëqeshje djallëzore.
......................................................................
-Stejsi jo të lutem mos u largo.-tha Karla duke qarë.

Love and revenge Where stories live. Discover now