25.

897 31 0
                                    

Liam dhe Anastasia u drejtuan për tek shtëpija e Anastasias. Secili prej tyre doli nga makina e tyre. Anastasia u drejtua drejt Liamit dhe e puthi në buzë.

-Më prit këtu,nuk do vonohem shumë.-tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.

-Prit pak,çfarë ke ndërmend të bësh?-tha Liam duke e kapur nga beli dhe duke ia ledhatuar fytyrën.

-Dua të largohem që këtu,nga kjo shtëpi e mallkuar. Tani që as Stejsi nuk është më nuk kam arsyje pse të qëndroj një minutë më shumë në këtë shtëpi.-tha ajo me një zë të ftohtë.

-Si the? Do largohesh që këtu?-tha ai konfuz.

Ajo pohoi me kokë.

-Po ku do shkosh?-tha ai duke ia kapur fytyrën me duar.

-Epo unë po mendoja të vija me ty. -tha ajo me zë të ulët dhe me një buzëqeshje në fytyrë.

Liami nuk reagoi.

-Gjithmonë nëse ti pranon. Nuk dua të të bëhem si barrë.-tha ajo konfuze sa për ta thyer atë heshtje që e pushtoi vendin.

Liam e puthi menjëherë gjithë pasion. U nda nga buzët e saj dhe i tha:

-Si mundesh ti të më bëhesh barrë mua? Jam tej mase i lumtur që ti do vish të jetosh me mua.-tha ai dhe e puthi në ballë.

-Mirë tiger po largohem tani. Nuk vonohem shumë.-tha ajo dhe u largua.

-Mirë tigresh këtu më ke mua.-tha ai dhe i shkeli syrin.

Anastasia u fut brenda duke buzëqeshur.
Mbas kaq shumë vitesh trishtimi buzëqeshja e saj i ishte kthyer.

Ai që mendonte që ishte armiku i saj e bëri të përjetonte edhe një herë se çfarë do të thoshte të dashurosh,të jesh i lumtur dhe të qeshësh përsëri.

Nuk donte që lumturia e saj të mbaronte,jo tani që ajo e gjeti dhe tani po e priste jashtë që të fillonin një jetë të re.

Duke i ngjjtur shkallët aty takoi Antonion. Ai nuk ishte më i njëjti. Fytyra e tij kishte marrë një tjetër shprehje.

Thellë-thellë po vuante të vërtetën që ai zbuloi. Nuk kishte guxim ti dilte para. U largua prej saj pa thënë asnjë fjalë dhe me kokën poshtë. Ajo thjesht e pau ftohtë.

Shkoi tek dhoma e saj dhe bëri çdo gjë gati. Do fillonte një jetë të re me djalin që donte dhe do zbulonin të dy se kush i vrau prindërit e tyre dhe merrnin hak sëbashku.

Antonio doli jashtë dhe pau Liamin. Të dy e shikonin njëri-tjetrin me inat. U largua nga aty pa thënë shumë fjalë.

Anastasia erdhi.

-Hey shpresoj që mos të jem vonuar shumë.
-tha ajo duke vendosur valixhen në makinë.

-Jo,aspak shpirt.-tha ai dhe e puthi lehtë në buzë.

-Po ai miku yt ç'pati që u largua ashtu?-tha ai me një fytyrë të vrazhdë.

-As vet se di dhe nuk më intereson shumë se çfarë ka. Çfarëdo të tek ndodhur me të e meritonte.-tha ajo vrazhdë.

-A është çdo gjë në rregull?-pyeti ai.

-Do të të shpjegoj çdo gjë kur të arrijmë në shtëpi. Eja nisemi tani.

Ata të dy hypën në makinë dhe u nisën për tek shtëpia e Liamit .
......................................................................
Antonio shkoi tek klubi. Filloi të pinte dhe nuk po e kontrollonte më veten. Aty pranë kaloi një femër. Nga ato që mund ta merrni vet me mend.

-Zemër më dukesh disi i lodhur. Ke nevojë për ndihmë?-tha ajo duke ia ledhatuar shpatullat dhe duke folur me atë zë provokues.

Ai thjesht u kthye drejt saj me një buzëqeshje djallëzore dhe e kapi përfyti.

-Dhe çfarë mund të bësh ti që të më qetësosh mua?-tha ai shumë pranë fytyrës së saj.

-Çdo gjë zemër.-tha ajo duke qeshur dhe duke kafshuar buzën.

-Mirë atëherë. Mu zhduk sysh.-i tha ai pranë veshit dhe e largoi tutje.

Ajo u largua tepër e zhgënjyer nga ai. Antonio e ktheu gotën me fund.

-Toni ça bën kshu o burr,boll pive për sonte.-tha baristi.

-Shhh,sonte dua të dehem dhe ta mbys kët dhimbje që më ka poshtuar shpirtin. Nejse ku kupton ti,një copë baristi je.-tha ai dhe u largua me shishen në dorë.

U drejtua drejt daljes dhe aty pau atë vajzën që më parë i vardisej. Iu afrua me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

-Hey kukull a vlen akoma ajo oferta?-tha ai duke e parë me sy nga lart dhe poshtë dhe duke i kafshuar buzen.

-Patjetër zemër. Për ty çdo gjë!-tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.

Të dy hipën në makinë dhe u drejtuan drejt një hoteli. Ajo femër ishte përfekte për ti shfryrë nervat e tij tek ajo.
......................................................................
Liam dhe Anastasia kisha ardhur në shtëpi. Ata ishin shumë të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.

-Nana,Sebastian.-thirri ai.

-Po zotëri?-than që të dy.

-Kjo është Anastasia dhe që tani e tutje do jetoj me ne.-tha ai gjithë seriozitet.

-Por ajo a mos është...-filloi të fliste Nana por Liam e dërpreu.

-Po ajo është,por jo armiku jonë. Dikush na ka mashtruar që ne të vihemi kundër njëri-tjetrit. Diçka që rezultoi pa sukses.-tha ai.

Të gjithë i kishin kthyer sytë drejt Anastasias,ajo me të vërtet të frikësonte me atë qëndrimin e saj serioz.
......................................................................
Stejsi ishte e mbyllur në një dhomë të thjeshtë. Majkëlli i kishte shpjeguar çdo gjë se si motra e saj e kishte larguar drejt Anglis në mënyrë që ajo të fillonte një jetë të re me Liamin. Stejsi ishte shokuar nga fjalët e Majkëllit dhe kishte filluar ti besonte. Ai i kishte propozuar që ajo ta merrte hakmarrjen në dorë.

-Pra zonjusha Anastasia ka ardhur të jetojë me zotin Liam?Plani ynë dita ditës po shkon edhe më mirë. Tani na mbetet vetëm ti tregojmë zonjushë Stejsit se çfarë ka bërë motra e saj dhe... puff,gjaku do jetë në duart e saj dhe kështu do fillojë lufta.-tha Majkëlli me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

-Do të kem parasysh çdo gjë. Do jemi në kontakt.-tha ai dhe mbylli telefonin.

-Hoze,më thirr Stejsin,kam për të bërë një bisedë me të.-tha ai me një nënqeshje djallëzore në fytyrë.

Love and revenge Where stories live. Discover now