Pjesa 3

117 6 0
                                    

Kur mendoja sa vite kane kaluar qe nga koha kur ishim femije te vegjel, me dukej sikur gjithcka kishte ndodhur dje.
Sikur papritur ishim zgjuar ne ate moshe tjeter, ne femije te medhenj.
Por kujtimet ishin te grumbulluara ne albumin e mendjes tone...
Brenda nesh, kishte fotografi te bukura qe syte i kishin shkrepur, fotografi te bera nga aparati i zemres, fotografi qe do mbeteshin pergjithmone ne shpirt sado kohe te kalonte.

Ishin muajt e fundit te shkolles.
Stela dhe cdo vajze tjeter e klases dhe e moshes saj, po zhvilloheshin me shpejtesi... Dukeshin me te medha ne moshe se ne djemt. Sidomos Stela, e cila kishte marr nje fizik, qe dhe vajzat me te rritura se ajo e kishin zili.
Ishte bere aq e bukur, sa te gjithe djemt i afroheshin per t'u bere miq te saj, madje edhe djem te tjere nga jashte shkolles vinin vetem per te shikuar Stelen, per t'i hedhur dy fjale kur ajo dilte nga shkolla!
Mendonin se nje vajze e bukur, do ishte e brishte, delikate apo qe genjehej lehte nga fjalet e bukura!
Por Stela nuk ishte e tille.
Stela nuk genjehej lehte.
Stela nuk shikonte fjalet e bukura.
Stela ishte nje djale i futur ne trupin e nje vajze.

Pas pushimt te gjate, kur pothuajse te gjithe nxenesit ishin sistemuar neper klasa dhe degjoheshin zhurmat ne klase nga mungesa e mesuesve, ndodhi qe dikush e teproi me ngacmimet ne korridorin e shkolles.
Dikush e preku ate.
Kerkonte ta puthte me pahir, ate, te shtrenjten time!
Nuk e di si mund te vloj gjaku aq lehte, brenda te qindes te sekondit "te shkon gjaku ne tru" dhe nuk mendon me.
Une nuk mendova me, e godita aq sa i plasi gjaku nga hundet.
Ai ra ne dyshemen e korridorit, e cila u perlye me gjak!
Por nuk do mjaftonte kaq.
Ndjeja akoma ate deshiren per t'ja thyer turinjt.
Doja ta terhiqja zvarre neper oborrin e shkolles plot zhavorr.
Pasi e godita dy here te tjera, ndjeva se dikush me shtyu dhe me hodhi pertoke!
Ishte shoku i tij i ngushte!
Te gjitha klasat anesh  korridorit dolen te mbanin sehir... Mundoheshin te fusnin koken ne cdo hapsire per te shikuar se c'po ndodhte.

Ate dite na perzune nga shkolla, jo vetem sepse gjakosa ate djalin bjond, me fytyre te bardhe qe donte te puthte Stelen, por pervec kesaj edhe sepse bashke me Stelen rrahem keq ate djalin tjeter, i cili humbi ndjenjat!
10 dite pezullim dhe pervec kesaj duhet te shkonim ne shkolle me prinderit!
Qe nga ajo dite, kur ajo kishte kapur ate djalin nga floket, i ishte ulur ne bark dhe vazhdonte ta godiste ne fytyre si te ishte mashkull edhe pse gjaku i tij i kishte rene mbi kemishen e bardhe dhe neper fytyre, qe kur me buzeqeshi kur ktheu koken nga une, qe nga ajo dite ne do beheshim edhe me te pandare se kurre nga njeri tjetri, pavarsisht se prinderit vendosen te na distancojne.

Te gjithe me drejtonin gishtin mua per sjelljen e keqe te Steles, mendonin se une e kisha bere ashtu, por nuk e dinin se ishte ajo qe me transformoi mua!
Se ne ishim si nje pik uji e ndare pergjysem.
Nuk e dinin se ajo dhe une ishim nje person i vetem!
Ishim si dy trupa me nje mendje, me nje shpirt!
Ne kuptoheshim pa thene asnje fjale! Mjaftonte nje shikim per t'i thene njeri tjetrit shume gjera.

Qe nga ajo dite gjerat ndryshuan, por jo per ne dy, por per prinderit tane, sidomos per ato te Steles kur moren vesh se kishim pire edhe cigare disa here!
Mua me quajten njeri me influence negative!
Se kisha marre nje rruge te keqe dhe doja te perfshija dhe Stelen ne rrugen time.
Ndersa Stelen donin ta ndalonin te ishte ajo qe ishte, pa marr mundimin ta kuptonin, ta pranonin natyren e saj kokfort, te cmendur dhe rebele.

Pavarsisht se prinderit e saj i kishin thene mesuesit kujdestar, qe Stela  nuk duhet te qendronte me ne bange me mua, ajo pasi mbaronte ora e pare vinte dhe ulej me mua, edhe pse shpesh here grindej me mesuesit e tjere!
  - Ose ketu ose dal jasht - thoshte ajo sa here i kerkonin qe te ngrihej nga banga ime!
Askush nuk e kuptonte lidhjen qe ne kishim me njeri tjetrin.
Ishte nje ndjenje qe shkonte pertej motres dhe vellait, pertej dy te dashuruarish, pertej dy miqve!
As ne nuk e kuptonim, por e ndjenim ate qe ishim.

Ditet ne vazhdim dolen fjale se ne ishim te dashuruar, se na kishin pare duke u puthur ne klase gjate pushimit te gjate.
Mbasi mbaroi mesimi ate dite, te gjithe iken per ne shtepi, ndersa ne ndejtem ne klase me urdher te drejtorit.
Kur drejtori na pyeti per kete gje se ishim apo jo te dashur filluam te qeshnim, pastaj ajo me shtrengoi doren dhe mbasi me pa ne sy u kthye per nga mesuesi, hodhi floket ne njeren ane dhe duke e shikuar pa ju dridhur qerpiku tha:
  - Ne jemi te dashur i dashur drejtor - tha ajo duke e shikuar ne sy mesuesin, i cili po shikonte i cuditur.
  - Ne jemi moter dhe vella - i them une dhe ai kthen koken nga une.
  - Jemi dy miq - shtoi ajo.
  - Dy rrugecer, dy hajdute - them une.
  - Dy njerez qe kane ngrene nga nje pjate, me nje luge, kane fjetur bashke dhe jane rritur duke fjetur bashke - thote Stela duke ngritur zerin.
  - Jemi dicka qe ti s'do e kuptoje dot - Shtoi ajo dhe drejtori ngeli i shushatur e s'dinte c'te thoshte!...

StelaWhere stories live. Discover now