Gjaku po i rridhte nga barku deri tek gishtat e kembes...
Syte i kishte hapur si mos me keq dhe plagen e mbante me dore.
Stela u tremb aq sa filloi te dridhej.
U afrua tek une dhe me shtrengoi krahun, pastaj m'u afrua dhe po me mbante fort!
- C'bere keshtu Erg? - me thote duke me peshperitur ne e friksuar.
- Nuk e di - ia kthej dhe qendroja i ngrire duke shikuar gjakun qe kishte ngjyrosur trupin e tij!
- Mbajeni ketu derisa te vije policia - tha dikush dhe e moren ate djalin duke e derguar per ta mjekuar.
- Ik Erg vrapo - shtoi duke me leshuar krahun!
Mund te kisha ikur dhe askush nuk mund te me gjente sepse nuk me njihnin! Por kisha ngrire dhe kembet me dridheshin aq sa me zor qendroja!Ne komisariat.
Stela priste jashte pasi dha deshmine e saj.
Pasi me pyeti per emrat e prinderve, polici mori telefonin dhe urdheroi te gjendej im ate qe te vinte.
Per arsye se ishim minoren s'mund te merrnin ndonje veprim pa pranine e prinderve.
Pasi me pyeti se si ndodhi e gjithe ngjarja, ra telefoni.
Teksa degjonte personin pertej telefonit, ne nje moment ngre syte nga une dhe nuk po m'i ndante derisa mbylli telefonin.
- Ngrihu - me tha dhe pasi mbylli ato dy tre regjistra qe kishte hapur, u ngrit ne kembe dhe shkoi drejt deres!
- Eja te ikim ne shtepi - shtoi duke dal vete i pari!
E ndoqa.
Teksa ecnim ne korridorin e gjate pash Stelen, e cila ishte ulur tek nje stol dhe e kishte zene gjumi mbeshtetur ne mur.
- Stela, eja te ikim - i them duke e shkundur nga supi.
- Cfare ndodhi? - me pyet e pergjumur.
- Nuk e di, do ikim ne shtepi i thashe dhe e mora nga dora.
Dolem jashte.
Polici na beri me shenje qe te futeshim ne makinen e tij.
Stela me sheh e friksuar dhe me kapi doren.
U futem brenda dhe po qendronim te heshtur, deri ne momentin kur polici me pyeti se c'pune bente babai.
- Eshte kamionist, transporton mallra - i them!
- Kur e ke pare per here te fundit? - vazhdoi ai te me pyeste.
- Mbrem, sepse ne mengjes isha ne gjume kur ai iku. Zgjohet heret ne mengjes. Erdhi me puthi ne faqe dhe pastaj u largua.
- Po ti e puthe?, e perqafove? - me pyeti dhe u cudita.
Shoh nga Stela me nje veshtrim sikur po e pyesja "Po ky c'ka?".
Ajo ngre supet dhe perthyen buzen.
- Jo, e ndjeva qe me shpoi me mustaqet e tij kur me puthi.
- Une tim ate e kam humbur para dy vitesh. U plak aq shume sa vdiq. Ndonjehere ma sillte ne maj te hundes e di? Me ato nazet prej plaku, por e doja shume - tha polici
- Duajini dhe degjojini prinderit, ta keni te sigurte se asgje qe thone nuk eshte per t'ju bere keq - shtoi ai.
Stela mbeshteti koken ne prehrin tim dhe me mori doren duke e vendosur te barku i saj, pastaj ma mbeshtolli me duart e veta dhe nuk levizi derisa arritem ne hyrje te lagjes.
Polici fiku makinen dhe u kthye nga une.
- Dhe mos harro, se cdo gje ne jete kalon, sado e keqe qofte ajo. Dhimbjet te rrisin bir - me thote duke me shkundur floket me doren e tij. Pastaj na hapi deren dhe na tha te iknim ne shtepi.
Dolem nga makina dhe filluam te ecnim drejt shtepise.
- Po kete c'e gjeti? - thote Stela dhe fillon qesh.
- Nuk e di, por ishte e cuditeshme gjithcka cfare ndodhi dhe ne jemi ketu sikur asgje s'ka ndodhur - i them duke qendruar serioz.
- Ndihesh keq? - e pyet.
- Nuk e di si ndihem. Tani e kam frike veten, nuk besoja se do arrija deri ne kete pike, por e di qe do e beja serish nese behet fjale per ty - i them duke e shikuar ne sy.
- Do vrisja nese te benin keq, te betohem qe do vrisja - shtova teksa ecja.
- Une nuk kam frike nga ty, sado i keq te jesh! Une jam pjese e jotja dhe ti je pjese e imja, nese ti je i keq une jam dyfish e keqe kur behet fjale per ty Erg - me thote dhe me ndaloi.
- Do jem githmone prane teje cfardo qe te ndodh, edhe sikur qindra kilometra larg te jem, nese ti je keq, une vij te ti Erg - shtoi Stela dhe me perqafoi.
- Ti e di qe te njetat gjera do beja dhe une per ty Stela.
- Une di se ti do beje edhe me shume Erg - tha ajo duke ngritur koken lart dhe buzeqeshte.
Ecem edhe per pak ashtu, ajo me doren rreth belit tim, me koken mbeshtetur ne gjoks, ndersa une i kisha rrethuar qafen me krah dhe e mbaja ashtu, si dy shoke!
Sa dolem nga kthesa, shikuam se, perpara shtepise time kishte shume njerez.
Burra te mbledhur qe bisedonin.
Ishin komshinjte.
Ishte xhaxhai.
Dy shoket e punes babit dhe shume te tjere.
Te gjithe ishin te veshur me kostum te zi.
- Po keta? - them me ze.
Nje dritherime me pushtoi trupin dhe per nje moment ndjeva ftohte!..