Stela me veshtroi per nje moment ne sy, me pas hodhi syte nga rruga drejt shtepise dhe u drejtua per nga e ema!
- Po iki ne shkolle ma, jam me Ergin nuk jam me nje te huaj - thote ajo dhe me shtrengon edhe me fort doren!
E ema e saj, pasi shikoi duart tona te lidhura me ate menyre, zbuti shikimin dhe tonin e zerit duke u afruar edhe me shume tek ne!
- Po jeni te rritur tani, nuk duhet te silleni keshtu! - thote ajo duke ulur zerin dhe hodhi syte perreth!
- Pse? Sepse keto plaka shtriga do flasin? Se do mendojne keq grate e lagjes? Edhe pastaj cfare? - thote Stela duke ngritur zerin. -Mund te pirdhen te gjithe bashke me mendimet e tyre, ky eshte Carli ma, na ke rritur bashke!" shtoi ajo duke bertitur dhe u nis te ecte!
Nderkoh qe ecnim ktheva koken mbrapa duke shikuar te emen e saj, e cila kishte vendosur doren ne faqe dhe na shikonte gati e perlotur.
Ate dite nisa te kuptoja se nuk isha une problemi, nuk ishte Stela, nuk ishim Ne, por ishin njerzit!
Familja e saj kishte frike fjalet qe njerzit do thonin, fjalet qe kishin filluar te perhapeshin neper vend se vajza e filanit ishte kurve, sepse kishte nje shok!
Po ate dite vete Stela me tregoi se ky ishte problemi i vetem per to! Jo une!
Madje pak dite me vone, i ati i saj me mori me makinen e punes se tij.
Ate dite qe po ecja ne rruge, kur kisha shkuar te merrja nje pal kepuce te reja per mbremjen e fundvitit shkollor!
Me kerkoi te distancohesha nga Stela. Nuk u tregua aspak harbut, por me mirsjellje mundohej te me mbushte mendjen qe ta largoja mga vetja! Se nuk ishte gje e mire qe nje djale dhe nje vajze e asaj moshe te benin gjerat qe ne benim!
E vetmja gje qe i thashe ate dite ishte se une isha femi i vetem, se Stela ishte motra qe jeta ma dhuroi!
Ai me shikoi trishtueshem dhe mbasi me shkundi floket me doren e tij te madhe me tha se ke te drejte, por disa gjera duhet t'i rrallojme, me siguri e kishte per sjelljet tona, qe e kalonin normalen po ta shikoje nga kendveshtrimi i njerezve, qe e shikojne jeten si nje rruge plot me balte dhe mundohen te mos behen pis se do i shajne te tjeret.
Ndersa ne kishim vendosur te ecnim ne mes te rruges, duke u bere edhe pis, keshtu na pelqente ne!
*****
Ishte java e fundit ne shkolle!
Zakonisht oret e mesimit i kalonim duke bere muhabet, duke luajtur ose duke treguar histori te ndryshme!
Kur vinte radha e Steles dhe e imja, tregonim gjithmone historite tona dhe kishte nga ata qe na thonin se jane te lexuara nga librat! Ndersa mesuesja e gjuhes dhe leximit na shikonte duke buzeqeshur duke besuar cdo fjale qe thonim!
Te premten ishte edhe mbremja! Hera e fundit qe do ishim te gjithe bashke me pas secili do vazhdonte jeten e vet ne rruge te ndryshme!
Me disa do perplaseshim serish ne gjimnaz, ndersa te tjeret do humbisnin dalngadale neper mendjet dhe kujtimet tona!
Ate dite qe dolem nga shkolla. Kater dite para te premtes, teksa ecnim drejt shtepise, ne njerin nga dyqanet, tek xhami ishte ekspozuar nje fund!
E pash se si Stela u magjeps pas tij. Se si syte i shkelqenin aq magjishem!
I pelqeu aq shume sa ngjeshi gishtat mbi xhamin e dyqanit!
- Mund ta provosh - i tha shitsja e cila e ftoi brenda duke buzeqeshur!
Stela ngjiti shkallet me nje fryme dhe u fut brenda!
U ula tek nje stol dhe po prisja teksa sodisja me sy rrobat qe gjendeshin aty brenda!
Ajo doli nga dhoma e ndrrimit dhe e marrt e mira, nuk e kisha shikuar ndonjehere aq te bukur!
Ai fund ishte bere posacerisht per ate! Menyra si i rrinte ne trup, ne supe, me kraharor ishte e magjishme!
Por shkelqimi ne sy ju shua kur shitsja tha cmimin e fundit, ishte aq i shtrenjte sa per Stelen ishte nje enderr!
- Eshte shume - tha ajo e trishtuar dhe shkoi te nderrohej!
- Mbaj qe mend atehere, leket per te kursyer i fusja ne nje bombul gazi te vogel!
Por aq, nuk bente as 10% e fundit!
Ajo ishte e para here qe bera nje vjedhje i vetem, pa Stelen, sepse gjithmone kur donim te merrnim dicka, e merrnim bashke!Ishte e enjte!
Kisha dy dite qe sillesha rrotull dyqanit ku ndodhej fundi!
Nuk ishte aq vjedhje e lehte sic ishin vjedhjet e rrobave te ndera neper shtepi!
Ishte nje vjedhje qe kerkonte kohe dhe duhej planifikuar sic duhej!
Po ate nate te se enjtes, kur ora shenonte 23:30 dhe prinderit po flinin gjume, kaperceva dritaren duke u hedhur jashte!
Mbasi vesha kepucet u nisa drejt lagjes ku ndodhej dhe dyqani!
Nuk e kisha ndjere asnjehere zemren te me rrihte ne ate menyre, zemrat e te dashuruarve qe pershkruheshin neper romane nuk ishin asgje para atyre rrahjeve qe po ndjeja une!....