Pjesa 5

87 9 3
                                    

Stela me shikoi e trembur.
Menduam se aq ishte, do na kapnin dhe me e keqa qe mund te na ndodhte nuk ishte perjashtimi nga shkolla, por nami i keq qe do na dilte akoma me teper dhe qe do na largonte edhe me shume me familjet e njeri tjetrit!
Dera filloi ta shkycej.
U degjuan tre here kercitjetet e celsit.
Doreza u ul disa here por dera nuk hapej.
Nje tjeter kercitje celsi dhe dera u hap.
Nina me shtrengoi fort krahun.
Fryma e saj sa vinte e behej me e shpeshte nga frika.
Me shtrengoi aq fort ne krah, sa filloi te me dhimbte!
Nje drite elektriku dore u shfaq ne dhomen e erret.
U mbeshtetem fort pas nje dollapi.
Pervec zemres time qe rrihte fort, degjoja edhe zemren e Steles!
  - Na kapen Erg -  me tha duke me peshperitur ne vesh e friksuar!

Trokitjet e kepucve te rojes mbi pllaka nuk vonuan!
Hapa te lodhur, te vonuar, te friksuar! Ndoshta edhe ai kishte frike! Kushedi c'i shkonte ne mendje ate nate!
  - Nuk paska njeri -  thote duke ju marre goja nga alkooli dhe me pas ashtu sic erdhi, ngadale, doli jashte dhe kyci deren!
Stela  me perqafoi fort dhe e lehtesuar leshon frymen ne veshin tim, gje qe me futi te dridhurat, te cilat i ndjeva deri ne fund te gishtave te kembes dhe me pas u ngriten lart deri ne majen e kokes!

Dolem jashte dhe filluam te fusnim librat ne xhaketen e babit, e cila ishte me e madhe se rrobat e tjera qe kishim veshur dhe mbante me shume!
Ajo e mbante ne njeren ane, une ne anen tjeter dhe u nisem per ne fshat!
Ora duhet te ishte dikur tek 23 a me teper!
Te gjithe flinin.
Tek tuk shikoje ndonje drite te ndezur, ose degjoje ndonje te kollitur si per te thene jam ketu!
Ne cdo dere vendosnim nga nje liber, derisa i mbaruam dhe u nisem per ne shtepi!
Mbasi dergova Stelen ne shtepi dhe prinderit e saj me falenderuan me gjysem zeri, ika ne shtepi!
Me dhimbte sjellja e tyre ndaj meje!
Ata ishin si prinder te dyte per mua dhe me dhimbte ajo sjellje, ajo ftohtesi dhe indiference!

Te nesermen, kur arritem ne shkolle, ne oborr ishin 2 police bashke me drejtorin, te cilet se c'po bisedonin te acaruar!
me shikon ne sy dhe me pas pa frike futet ne oborr sikur te mos kishte ndodhur asgje!
Rojen ate mengjes e kishin gjetur te shtrire ne dyshemen e korridorit, aq shume kishte pire i shkreti!
Pasojat nuk do ishin vetem shkarkimi i rojes nga puna!
Po ate dite erdhen perfaqsues te drejtorise arsimore, te cilet i kishin bere vrejte drejtorit! Ate dite drejtori ishte i acaruar gjate gjithe kohes.
Nuk na shpjegonte asnje ushtrim te Kimise, por vetem shante dhe mallkonte ata qe kishin hyre ne bibloteke!
  - Maskarenjte, vetem ne mos i kapsha - thoshte gjithe kohes duke shtrenguar dhembet dhe grushtin!
Stela  ulte koken duke mbuluar fytyren me floke dhe qeshte!
Disa nxenes te tjere i zuri e qeshura!
Ishte e veshtre te mos qeshje kur shikoje drejtorin me fytyren e skuqur si nje proshut derri!

Kishin kaluar dy muaj qe atehere kur vodhem bibloteken!
Ishte muaji i fundit shkollor dhe me pas merrnim pushimet verore!
Mbas pushimeve nuk do uleshim me ne ato banga, nuk do kishim te njejtet shoke dhe shoqe klase, nuk do kishim te njejtet mesues! Gjithcka do ndryshonte, do futeshim ne gjimnaz.
Pavarsisht se nuk shkonim mire me shoket e klases, thelle brenda nesh ishim te trishtuar per ate qe do ndodhte!
E kishim urryer shkollen per kaq shume vite dhe tani qe po mbaronte kuptuam se e donim shume!
  - Kushedi nese do jemi bashke ne te njejten klase edhe ne gjimnaz Erg - me tha ate dite qe ishim ulur mbi taracen e shkolles duke pire cigare!
Ate dite qe ishte gati per te rene shi dhe era e ngrohte e shiut ja merrte floket duke ja ngaterruar neper fytyre!
  - Shpresoj qe po - i them duke ja vendos doren mbi doren e saj, te cilen e mbante fort te gjeshur pas katramas se taraces!
  - Edhe nese nuk jemi asgje nuk do ndryshoj mes nesh apo jo? - shtova duke e pyetur!
Ajo ktheu koken nga une, me syte gati te perlotur, buzeqesh dhe me vendos doren e bute mbi faqe!
  - Si mund te ndryshoj Erg? Ti je pjese e imja, nuk mund te te shkul askush nga shpirti im.
Kaq fjale me mjaftuan qe ta perqafoj!
E shtrengova fort duke menduar se do e humbisja nje dite.
Edhe pse gjimnazi ishte 4 muaj larg, kishim ende nje muaj shkolle, pushimet, mua me dukej sikur neser do ndodhte gjithcka!
Sikur neser do e humbisja...

StelaWhere stories live. Discover now