Me do? - me pyeti ate dite, kur nen tingujt e cicerimave te zogjve qendronim te shtrire ne gjethet e thata te arrave. Me shikonte dhe priste pergjigjen pasi ngriti koken nga kraharori im.
- Te dua - i them dhe me pas buzeqeshi.
E qete mbeshteti serish koken ne kraharorin tim dhe me pas mori fryme thelle sikur u clirua nga nje barr e madhe.
Te mos doja ate ishte njesoj si te mos doja aromen e fleteve te librave.
Si te mos doja cajin ne mengjes duke lexuar poezi. Si te mos doja yjet ne netet e fund gushtit.
Te mos doja ate ishte si te urreje jeten dhe dashurine.
Si mund te urrehet dashuria?
Si mund te urresh te vetmen gje te paster qe kemi ne kete jete?
S'mund ta urresh dashurine.
Nese e urren nje dite, ajo s'ka qene kurresesi dashuri.Stela filloi te mbulohej dhe te vishej, nderkohe une e shikoja ashtu i mbeshtetur ne brryl dhe sodisja bukurine e saj, menyren si floket i vareshin, si syte e saj te medhenj me shikonin, si buza i qeshte embelsisht.
Nuk do e ndrroja ate pamje as me te gjithe yjet qe bien nga qielli.
Me pas ashtu sic erdhem, te kapur perdore filluam te ecnim drejt shtepise.
- Po me ujkun c'po bisedoje!? - me pyet ndrokohe qe ecnim.
- Asgje, po me pyeste per disa budalliqe. Per nje moment mendova se me kishte ndjekur dhe se kishte kuptuar se kishim qene ne qe ishim futur ne shtepine e tij.
- Ndoshta dyshon.
- Ndoshta. Nuk eshte sekret qe jemi ne qe vjedhim rroba - i them duke qeshur.
- Do na quajn Hajdutet e plackave - shtova. Ajo qeshi dhe m'u mbeshtet edhe me teper duke me futur krahun ne krahun tim.
- Ndihem kaq e qete kur jam me ty - tha dhe me shtrengoi krahun fort.Kishin kaluar dy jave qe atehere.
Njerku ishte kthyer.
Kisha filluar ta urreja ate njeri, qe diten kur goditi me shuplake Alisen.
Ne fillim te jepte peeshpypjen sikur kishte ate karakterin e tij te bute e paqsor, me pas njoha anen e tij te erret, kur vuri dore mbi te.
M'u deshen ore te qetesoja Alisen.
Ate nate fjeti ne dhomen time dhe me tregoi gjera te cilat nuk i besoja dot, sepse dukeshin si te ato filmave horror.
- Nena vrau veten prej tij - me tha ate nate. U shtanga, por me pas fillova ta qetesoj ate dhe veten duke menduar se thoshte gjera nga merzia.Ne mengjes ai ishte serish ai tipi i bute.
E puthi ne balle dhe iku ne pune.
Pas tij dola dhe une.
Ishin bere dite qe nuk dilja dhe me kishte marr malli te shkoja ne shtepine e vjeter.
Sapo arrita atje, kur shtyva porten e hekurit, hardhite e rrushit u varen perballe meje. Oborri ishte mbushur plot me bar, i cili kishte dale neper te carat e cimentos.
U futa brenda.
Mora fryme thelle dhe kuptova se vendi im ishte ky, ajri ne ate shtepi me mbushte me jete, kishte tjeter shije.
U shtriva ne shtratin tim dhe pash librat e m'i te vjeter, te cilet ishin mbuluar nga pluhuri. Djemt e rruges pal, kishte rene ne toke. Largova pluhurin nga kopertina e tij dhe me pas e shfletova.
E kishe lexuar ate liber aq shume here sa nuk e mbahej mend.
Ne dysheme ishin gjithashtu kaseta e Scorpions dhe nje kasete tjeter, mbi te cilen Shkruhej Stela dhe Ergi.
Ne ate kasete ishin te gjitha kenget tona te preferuara. Me kishte marr malli aq shume per ate vend sa me qahej kur isha aty, sepse une e kisha braktisur ate, e kisha lene te shkretohej.
Teksa kapja kasetat, te cilat ishin poshte krevatit, pash zinxhirin e xhiboksit te ujkut, qe kishte dal ne qoshe te krevatit. E terhoqa dhe e shkunda disa here, me pas e vesha pa e menduar se do me shikonte dikush.
Per disa ore pastrova sa munda ne shtepi dhe dola jashte, kyca porten pastaj u drejtova per ne shtepine e njerkut.Mbasi kalova dy lagje, te kryqzimi ku shkohej per ne shtepine e njerkut ishin perplasur dy makina dhe shoferet po grindeshin. Po shikoja se c'do ndodhte mes tyre dhe u hutova te shkoja me shtepi, gjithashtu u hutova dhe harrova te lija xhiboksin ne shtepi. E kisha pasur veshur gjate gjithe kohes nderkohe qe rrija ne kryqzim.
- U takuam prap eee - degjova zerin e ujkut, i cili sapo u afrua ne te majten time.
- Prap ky - thashe me vete nderkohe qe shikoja ate.
Me pas me shkoi mendja te xhiboksi dhe syte sa s'me plasen kur e pash qe e kisha veshur.
- Xhiboks i bukur ky, sa e ke marre? - me pyet ai nderkohe qe e prek dhe me rrotullon duke e shikuar mire e mire, me pas me shikon ne fytyre dhe teksa kafshonte nje kunje shkrepsejse priste t'i ktheja pergjigje...