Degjoheshin vetem kercitjet e gotave plastike, qe shkeleshin nga nxenesit qe iknin, pershendetjet me njeri tjetrin dhe puthjet e vajzave qe pllaqariteshin neper faqe.
Stela me kishte rrethuar me krah rreth belit, kishte mbeshtetur faqen ne supin tim dhe levizte duke ndjekur hapat qe benim duke pasur muziken me mendje!
E kisha shtrenguar fort.
Nuk doja qe te mbaronte ai cast, te pakten te zgjaste edhe disa minuta sa te ngopesha me ate ndjesi te mrekullueshme, qe po ma perkedhelte shpirtin aq embel.
Te gjithe kishin ikur kur hapa syte.
Dukeshin nxensit e fundit qe po kalonin porten e madhe, e cila te nxirrte ne rruge.
Isha vetem une dhe ajo, per here te fundit se bashku ne ate klase. Aty ku kishim shtrenguar duart ne klas te pare, ku ishim zene aq shume sa ishim gjakosur, ku kemi bere planet se cfare do benim me vone.
- Paskan ikur te gjithe - thote Stela e pergjumur dhe u ul ne njeren nga bangat.
- Eja te ikim edhe ne, eshte vone - i them duke afruar tek ajo!
Por ne vend qe te ngrihej, u shtri dhe mbuloi fytyren me pellembe duke i rreshqitur me pas poshte per te larguar gjumin.
- E kam te veshtire te iki nga ketu duke e ditur se neser dhe ne ditet ne vazhdim asgje nuk do jete e njejte - tha e mallengjyer
- Ti nuk e ke te veshtire Erg? - shtoi duke me pyetur.
- E kam, por eshte dicka qe duhet ta pranojme. Po rritemi tani dhe ky eshte nje mesim, per te kuptuar se cdo gje ne jete ka fund dhe ka nje fillim te ri - i thashe duke u ulur prane saj...
- Duhet te mesojme t'i leshojme disa gjera, t'i leme te shkojne. Sado te rrish ketu brenda, nuk mund ta ndalosh ate qe do ndodh - shtova duke i kapur doren.
- Cfare do ndodh? - me pyeti ndersa ngrihej.
- Do rritemi. Kjo ishte nje etap e jetes tone... Eshte njesoj si librat, mbaron kapitullin e pare, fillon i dyti! Edhe jeta eshte nje liber. Edhe jeta ka nje fund, ashtu si cdo gje ne kete bote - pergjigjem duke ja vendosur doren ne faqe!
Ajo ishte trishtuar dhe kur ajo trishtohej, mua dhimbte!
Nuk mund te shikoja dot vetullat e saj te rrudhura trishtueshem, syte gati per te nxjerr lot, zerin qe i dridhej, me vinte te qaja kur e shikoja ne ate gjendje!
E ndjeja ne shpirt dyfish nga c'e ndjente ajo.
- Edhe ne Erg? Edhe ne do mbarojme nje dite? - me pyeti duke me shikuar ne sy.
Drita e qiririt i ngjeshej embelsisht ne fytyren e bukur, formonte hije ne buzet e saj, te syte, mjekra, hunda! Ngjante si nje veper arti, si nje pikture e bere me laps!
- Ne? C'jemi ne Stela? - e pyeta .
- Ne jemi gjithcka Erg - pergjigjet me gjysem zeri!
- Atehere gjithcka nuk mbaron kurre - i them dhe pastaj me perqafoi duke shperthyer ne lot!
Ajo Stela qe te gjithe e shikonin si te forte, si moskokcarse, te ftohte, te eger, po qante!
Nuk e dinin se ajo ishte e dobet brenda saj, e thyeshme dhe teper e ndjeshme!
Askush nuk e njihte Stelen e vertete, ndonjehere edhe une kisha dyshime nese e njihja plotesisht apo jo.Ate qe ajo ndjente ate nate, une e kisha ndjere dy nete me perpara dhe kam qare, qava duke mbuluar fytyren me jastek dhe me erdhi turp nga vetja. Pastaj mundohesha te fshija syte dhe te genjeja veten se nuk me bente aspak pershtypje fakti se shkolla po mbaronte.
Pasi fshiu syte dhe beri ate qe bera dhe une, genjeu veten se nuk i interesonte me cfare po ndodhte, se ishte vetem nje moment dobsie, vajti tek tavolina mesuesit, ndezi nje cigre dhe filloi te pinte nje birre qe ishte e hapur!
- Me thuaj dicka Erg - me thote dhe thithi cigaren.
- Cfare? - e pyes duke u afruar tek ajo, e cila ishte ulur mbi tavoline, kishte hpur kembet qe i vareshin poshte dhe ne njeren dore mbante birren ne tjetren cigaren.
- Nese nje dite do te thoja te grabisim nje banke, ti cdo beje, do vije? - me pyeti dhe po me shikonte duke buzeqeshur.
- Ti do vije me mua nese te thoja te grabisim nje banke? - e pyes.
- Pa e menduar dy here - u pergjigj.
- Atehere une nuk do e mendoja fare - i them dhe i marr birren nga dora.
- E di Erg? Ndonjehere me lodh jeta. Me duket sikur askush nuk me do, sikur jam nje barr per familjen, sikur jam teper ne kete bote. Ty te ndodh?
- Shpesh here - pergjigjem pasi gelltita birren!
- Por thone se eshte mosha jone qe na ben te ndihemi keshtu, pavarsisht se kemi njerez qe na duan shume - shtova...
- Ti me ke mua, nuk je vetem. Une sa here ndihem keshtu te mendoj ty dhe me largohet gjithe ajo ndjesi e poshter - vazhdova ti them nderkohe qe ajo me veshtronte me vemendje!
- Te njejten gje mendoj edhe une - tha dhe vazhdonte te me veshtronte e fiksuar me nje pike, tek buzet e mia!...