Mbasi ndejtem per ore te tera ne shtepine e ujkut duke diskutuar per planin, dolem jashte.
Ishte errsuar paksa.
Stela me kapi nga krahu dhe u mbeshtet te une.
Sa shume e doja ne ato momente, kur mbeshteste koken te une dhe teksa ecnim me shikonte duke buzeqeshur.
- Cfare ke? - e pyes duke ja hedhur doren rreth qafes.
- Asgje, ndihem e lumtur, e plotesuar. Ti je ketu, cfare mund te kem? Cfare mund te dua me shume? - me thote teksa ecte ngjitur meje.
- Te dua shume, mire? - i them dhe e ndalova duke e kapur nga faqet.
- Mos e harro kurre kete gje, sa here te shohesh henen qe te jete e plote, kujto qe diku eshte dikush qe te do shume. Dakort? - shtova ndersa ajo buzeqeshi aq lumturisht sa nuk e kishte bere ndonjehere.
- Qen romantik - me thote duke qeshur dhe nderkohe fshinte syte e perlotur
- Je nje dreq qeni romantik - shtoi teksa ecte.
- Edhe kur te godas? - e pyes me tonin e zerit qe me ndryshoi.
- Une i dashuroj te goditurat e tua, pastaj ti qellon si vajze Erg. - tha dhe filloi te me imitonte.
- Ashtu? - i them duke e kapur nga floket dhe e terhoqa te vetja.
- Po tani? - e pyes pasi e godita dy here lehte ne faqe.
- Hmmm me ngjason me Marian - tha duke qeshur.
- Kjo eshte gjuajtje Ergi - me tha mbasi me gjuajti me njerin gju ne mes te kembve. Rash ne gjunje dhe gati sa nuk me dolen syte vendit.
Nuk po e merrja dot veten nga dhimbja, ndersa ajo vazhdonte te qeshte.
Ula koken duke u shtirur sikur nuk isha mire dhe sapo ajo u afrua e godita me shpulle aq sa u degjua jehona e zhurmes neper hapsirat e pallateve.
- Oh shkerd*at m*ti - thote ajo dhe me gjuajti me shkelm, por fatmirsisht e prita dhe ajo u rrezua ne trotuar.
E vura poshte vetes dhe e kapa nga floket.
- Po tani, eh?
- Me lesho dhe ta tregoj une - me thote nderkohe qe perpiqej te lirohej nga une.E puthja ne buze shpejt dhe me shkeputje, ndersa ajo bertiste nga inati se nuk kishte cfare te bente.
Me pas filloi te qeshte dhe te me thoshte se me donte, dhe une pa e kuptuar se ishin lajkat e saj, e leshova duke e lejuar te me ulej te barku, gje e cila me kushtoi disa grushta ne fytyre dhe me pas puthje pafund edhe pse buza me ishte care dhe rridhte gjak.
- Ti je i cmenduri im - me thote ne pauzen e puthjes kur buza largohet nga buza sa per te marr fryme.
Normalisht qe kur me pyeten se ku isha vrare ashtu i thoja se kisha bere nje sherr me tre cuna dhe jo se me kisht goditur Stela.Ishte koha per te bere budallikun e rradhes, kete here edhe me te rrezikshem se ai i kaluari.
Ujku ndaloi makinen perballe argjendarise dhe po prisnim.
- Erg, ti do rrish ne makine qe te largohemi sa me shpejt, ndersa Stela do vije te me ndihmoj mua - tha ujku.
- Stela do rrije ketu dhe une do vij me ty - them me nje ton zeri qe linte te kuptonte se ashtu do behej dhe pik. Nuk doja te rrezikoja kurrsesi Stelen te futej aty.
Pritem sa drita dhomes u fik dhe dolem nga makina.
Argjendaria ishte ne katin e pare te nje pallati, ne te cilin ne njeren nga hyrjet ishte edhe shtepia e pronarit.
Pritem vetem pese minuta derisa celsat e argjendarise rane nga kati i trete, ne trotuar.
Nje shoqe e ujkut kishte marr frenat ne dore ne dhomen e argjendarit, i cili sidukej kishte kohe qe nuk prekte nje femer.
U futem brenda qetesisht dhe filluam te merrnim sa te mundeshim. Pervec cantave te vogla prej lecke qe me kishte dhene ujku, aty ne erresire disa varse i futa brenda kapucit qe kisha ne koke dhe e vesha serish.
Me pas para se te largoheshim, ujku filloi te demtonte dorezen e deres me nje leve qe te mos dukej se ishim futur me celsa, me pas hodhi celsat ne ballkon dhe u larguam me shpejtesi.