U larguam nga aty me nje sasi te madhe floriri.
Ujku dukej i kenaqur. Dallohej nga ngerdheshja qe kishte ne fytyre nderkohe qe i jepte makines.
Ndersa Stela qendronte e heshtur, duke shikuar e menduar pertej xhamit. Kushedi se c'verdallosej ne mendjen e saj ne ate moment.
- Ja dolem me me fund - tha ujku duke goditur i gezuar timonin e makines.
- Jemi te pasur - shtoi duke shikuar nga une.
Mendja me rrinte akoma te Stela, e cila nuk dukej teper e lumtur.
Ne ate moment kuptova se cfare po benim, se deri ku kishte arritur cmenduria jone.
E kishim tepruar dhe Stela e kishte kuptuar kete gje.
U shtri ne sendilje dhe mbeshteti koken te kembet e mia. Pastaj me mori doren dhe e vendosi te faqa e saj. Fillova ta ledhatoj.
E dija se kishte nevoje te ledhatohej, si ato kotelet qe te vijne te ferkohen nga kembet.
- Te dua shume - i them duke ulur koken dhe i peshperita ne vesh.
Nuk tha gje, vetem me shtrengoi doren akoma me fort dhe me pas e puthi ate.
Mesnata kishte kaluar dhe njerzit ishin pothuajse te gjithe ne gjume.
Dritat e qytetit i lam pas.
Ishim ne shtepi.
Ato dite kishin filluar kerkimet per autoret e vjedhjes.
Policia kishte gjetur shoqen e ujkut, e cila kiste marr celsat nga pronari i argjendarise.
- Duhet te largohem nga ketu - me tha ujku ate dite ne lokalin e qoshes.
- C'ka ndodhur? - e pyes i cuditur.
- Shiko, nuk kam ndermend te kthehem me ne burg Erg, eshte ferri atje brenda dhe une nuk dua ta jetoj me - thote nderkohe qe pinte cigaren. Duart i dridheshin dhe gjate gjithe kohes shikonte majtas djathtas, sikur po e ndiqnin.
Doli jashte dhe ne ate moment, kur sapo hapi deren e lokalit, ne pjesen e jashtme te rruges ndaloi nje makine policie, nga e cila dolen 3 police. Brenda pak sekondash pash se si Ujku nxorri pistoleten dhe qelloi drejt tyre, me pas u largua me vrap. Kaq arrita te shoh, sepse muri rrethues i lokalit me pengonte.
U degjuan edhe disa te shtena te tjera. Te gjithe dolem jashte pasi pushuan te shtenat.
Nje nga policet kishte vdekur. Gjaku filloi t'i rridhte ne mes te asfaltit duke u perzier me pluhurin e tij.
Nje nga policet vrapoi drejt tij, ndersa nje tjeter shkoi te makina siduket per te lajmruar ambulancen.
Dola ne rruge dhe hodha syte per nga rruga, me shpresen se ujku kishte mundur te largohej, por jo. Aty ne qoshen e avllise, ku pas saj ndodhej nje kumbull e cila kishte celur lule, ndodhej edhe Ujku.
Vrapova drejt tij, ashtu sic bene disa te tjere, te cilet shkuan te policet.
U rrezova nga guret e zhavorrit duke i zvarritur deri te ai.
- Hej Erg, nuk ja dola dot - me thote dhe nga goja filloi t'i rrjedhe gjak.
- Per nje meter dhe do isha larguar - shtoi ai dhe filloi te kollitej.
- Do behesh mire - i them duke i larguar doren, te cilen e mbante ne gjoks, aty ku kishte edhe plagen. Gjaku i dilte prej aty si te kishte nje pompe brenda qe e shtynte jashte.
- Mos u bej si une Erg, studio, vetem ashtu mund te jetosh, keshtu si une vetem mbijetohet, ik larg nga... -tha ai dhe koka ju var.
Gjuha i doli jashte ndersa dora i shkoi poshte mbi zhavorrin e rruges.
Njeri nga policet erdhi aty dhe u sigurua nese kishte vdekur apo jo.
Pas asaj ngjarje, ne shtepine e ujkut u mblodhen shume makina policie. E kthyen shtepine permbys derisa gjeten florinjte e vjedhur, por askush nuk u interesua per ne, askush nuk e dinte se ujku ate nate nuk ishte vetem.Kishin kaluar dy muaj qe atehere.
Ishte gusht.
Ne varrin e ujkut nuk kishte asnje tuf lule, madje as emer dhe asgje nuk kishin vendosur mbi varrin e tij. Roja e varrezave na tregoi se ku e kishin varrosur.
Stela qau shume ate dite, kur mbi dheun e kuq vendosi nje tufe me lule, te cilat i kishte keputur ne oborrin e shtepise se tij.
- Do na mungosh - tha ajo me pas shikoi nga une dhe u ngrit ne kembe.
- Koha per te ikur Erg - me tha duke me zgjatur doren.
U larguam nga aty duke len pas nje pjese jete, e cila deri ne ate moment te jetes kishte qene me e cmendura qe kishim perjetuar.