22

70 7 2
                                    

E mbeshtolla belin e saj me krah dhe e ngrita nga asfalti.
Menjehere me ngjiti buzet e saj tek buzet e mia dhe me perqafoi.
Buzet perkedheleshin embelsiisht me njera tjetren, rreshqisnin ngadale.
Bota ishte zhdukur. Isha vetem une dhe ajo duke udhetuar ne hapsiren e erret te mbylljes se syve.
Nderkohe qe ecja mbrapsht u pengova tek canta dhe u rrezuam.
Ajo ishte mbi mua, me gjoksin mbeshtetur ne trupin tim, floket e saj me ishin shtrire ne fytyre, duart mbi duar dhe buzet pak centimetra larg njera tjetres.
  - E mban mend qe te kam pyetur dikur si eshte te puthesh? - thote duke me shikuar me ato syte e saj jeshile.
  - Po - pergjigjem.
Dhe pa e mbaruar mire fjalen ajo me puth. Me puth aq fort sa me dhemben buzet, me pas ndjeva gjuhen e saj te prekte timen!
Nuk kisha ndjere ndonjehere aq ndjenja plot vrull dhe cmenduri.
Instiktvisht duart e mia u gjenden tek te mbramet e saj!
Ajo me kishte kapur fytyren me duar dhe me shtrengonte fort.
Humba me keq.
Humba ne puthjen e saj.
Per nje moment mendova se isha ne parajse, por jo, boria e  nje makine me solli ne realitet, isha ne mes te asfaltit dhe kur hapa syte pash se po afrohej nje polic rrugor.
U ngritem nxitimthi, morem cantat dhe vrapuam drejt trotuarit duke u larguar pa e kthyer koken mbrapa.

Mbasi ishim larguar mjaftueshem, ndaluam.
I kapa doren dhe vazhduam te ecnim ne mes njerzve.
Buzet i ishin fryre dhe skuqur me teper nga c'i kishte prej puthjes!
Buza i qeshte gjithe kohes dhe ecte plot ledhe.
U futem ne mes te tregut per te dal ne rrugen kryesore.
Me pas duke ecur neper lagje, te cilat te nxirrnin me shpejt ne qender te qytetit!
Kur arritem ne qender pam se autobuzi kishte ikur dhe tjetri nisej pas 3 oresh.
Teksa prisnim te shkallet e nje dyqani, ne anen tjeter, te nje dyqan mishi ndalon ne plak me nje motorr Piaggo.
Te tille motorr ndizen vetem duke i shtyre dhe mund te vidhen fare lehte.
  - Mos leviz nga vendi - i them Steles e cila nuk kuptoi asgje.
Dola ne anen tjeter te rruges dhe kur plaku me floket e thinjur po paguante leket e mishit, mora motorrin dhe e shtyva derisa u ndez.
Ishte hera e pare qe ngjitesha ne motorr, i vetmi ndryshim qe Piaggo kishte ga bicikleta ishte se punonte me gaz dhe jo me pedale.
Shkova drejt dy Steles dhe u perplasa tek njera pem qe ishte aty afer.
  - Hyp shpejt - i them nderkohe shoh plakun qe hodhi mishin ne toke dhe po vinte drejt nesh.
  - Ti je i cmendur -  me thote duke qendruar ne vend me nje shikim plot habi.
- Nxito - i bertas.
Stela merr canten dhe hidhet mbrapa. Per pak plaku desh na kapi.
Teksa ecnim, motorrit i dridhej timoni, ne fakt me dridheshin duart mua.
Dolem nga qyteti dhe po zbrisnim per ne fshat.
Per shkak te rruges se prishur dhe plot gropa, teksa ecnim u rrezuam. Ndjeva vetem perplasjen me token dhe njehere shikoja pluhur, njeher qiell... U rrotullova derisa ndalova ne disa barishte, ndersa Stela nuk dukej asgjekundi!

StelaWhere stories live. Discover now