20

68 9 2
                                    

Gjate gjithe ores se pare, ajo as qe m'i hodhi syte, madje as koken nuk e ktheu nje here mbrapa.
Qendronte me shikimin per nga derrasa e zeze, me duart mbeshtetur tek te dyja faqet, brrylat mbi bange dhe degjonte mesimin.
Edhe kur levizte ndonjehere, fliste me ate shoqen e saj qe kishte ne bange.
E njejta gje edhe ne oren e dyte dhe te trete. Ndersa une nuk ja shqisja shikimin gjate gjithe kohes, aq sa edhe Ermali, ai shoku im i banges qe donte lek per te thene nje fjale, me foli.
  - E do? - me pyeti dhe e kishte fjalen per Stelen, pasi kishte vene re qe e shikoja gjate gjithe kohes.
  - Jo, e cmenduroj - i them.
  - Cmenduron? e c'eshte kjo? - me pyet i cuditur duke ngritur syzet lart.
  - E ke parasysh kur thua Dashuroj? Cmenduroj eshte kur je i gatshem te besh me ate njeri cmendurite me te cmenduri - i them me ze te ulet.
Ai me veshtroi nje here cuditshem, sikur donte te thoshte "Ti nuk qenke mir" e pastaj nuk foli me.

Ishte pushimi i gjate.
Ndryshe nga heret e tjera ajo qendroi me shoqen, nuk erdhi tek une sic bente gjithmone.
Isha ulur ne nje cop betoni dhe po haja paninen e drekes.
Perballe Steles, pak metra me tutje, ishte edhe nje djale i vitit te dyte qe po e shikonte.
Te dy shikoheshin dhe ajo i dhuron nje buzeqeshje.
Kisha ndaluar se ngreni dhe akoma nuk po pertypja buken qe kisha ne goje.
Po prisja c'do ndodhte.
Stela sheh per nga une me bisht te syrit dhe me pas fillon i ben ledhe duke levizur buzet dhe floket.
Ai nuk nguroi gjate dhe shkoi afer saj.
Nderkohe vullkani brenda meje kishte filluar te nxirrte tym.
Po mundohesha te mbaja veten dhe te kontrolloja nervat.
Dicka se c'flasin per pak minuta dhe pastaj ai afrohet me teper, gati ngjitur saj.
Leshova paninen dhe u ngrita ne kembe.
Po ecja brenda nje metri katror, ne fakt po rrotullohesha aty si per te hequr mendjen.
Kur kthej koken pash se ai kishte mbeshtetur duart tek muri shkolles, ne mes ishte Stela dhe ishin aq ngjitur sa mund te putheshin.
Ai afrohet dhe tenton ta puthi, por Stela shtyn koken mbrapa duke u mbeshtet ne mur, hedh syte nga une, me shikon sa keq isha bere dhe pastaj buzeqesh duke shikuar nga ai.
Ai e mori si nje thirrje tjeter per ta puthur.
Ajo gjendej ne mur e nuk kishte nga ikte.
Buzet e saj t'i puthte dikush tjeter per here te pare? Nje i huaj? As qe behej fjale.
Nderkohe po afrohesha, i nervozuar, i cmendur nga xhelozia.
E kisha shtrenguar grushtin aq fort sa po me bente miza.
Stela filloi ta shtynte per ta larguar.
Ai futi duart tek beli i saj dhe tentoi ta puthte, deri ne momentin kur i rash me grusht tek veshi dhe u shtri ne toke!
U ngrit ashtu i perlyer me pluhur dhe me goditi ne pjesen e vetulles!
Me pas provoi grushtin e Steles, e cila e kishte fiksim te gjuante drejt e ne fytyre. E kisha provuar dy here ate grusht dhe nuk ngjante aspak me nje grusht femre.
Dy djem te vitit te katert na ndan duke na mbajtur derisa ai u largua!
Me pas, kur nxensit qe po shikonin u larguan, ajo me shikoi ne sy dhe duke buzeqeshur kafshoi buzen me dhembet e saj.
E kapa nga nofullat dhe e mbeshteta ne mur, dhembet me kerciten tre here ngaqe po i shtrengoja nga nervat.
Stela vendosi duart ne mur dhe po me shikonte.
Fryma e saj me perplasej drejt e ne goje. Buzet e fryra i qene skuqur.
Po e shtrengoja fort nga nofullat dhe ajo po duronte pavarsisht se i dhimbte.
  - Ti je e imja, degjove? Vetem e imja dhe s'ka mashkull ne bote te preki ty - i thashe dhe ngjesha buzet mbi buzet e saj mishtore e te buta.
Me pas mbylla syte, ndjeva krahet e saj qe me rrethuan qafen dhe me shtrenguan edhe me fort tek buzet e saj.
Ndjeva sikur shpirti po me perplasej brenda vetes e kerkonte te dilte jashte e te futej tek ajo, aq ndjenje e madhe ishte sa ndjeva nevojen te qaj.
Ndersa ajo qau dhe nxirrte nje pasthirrme kenaqsie sa here nxirrte frymen jashte nga hunda.
Zilja ra, ndaloi, po kujt i interesonte?...

StelaWhere stories live. Discover now