Kushedi c'po mendonte ne ato momente. Se ne c'fantazi kish humbur mendja e saj, sepse ishte fiksuar aq keq sa nuk ishte fare aty...
Me pas buzeqeshi teksa po fantazonte.
- C'po mendon? - e pyeta dhe ajo levizi duke u trembur!
- Asgje, budalliqet e mia - tha dhe u hodh poshte nga tavolina.
- Si thua? Do e lem me kaq kete nate kaq te bukur? - me pyet dhe fillon te eci ne drejtim te deres, nderkohe me shikonte me koken kthyer mbrapa.
Mora dy birrat e fundit qe ishin ne qese dhe dola jashte.
Me siguri kish qene mesnate, sepse nuk kishte kembe njeriu ne rruge!
Nje qetesi e vdekur mbizotronte ne horizont.
Era e frekset pranverore na perkedhelte fytyren.
Fshati dukej ne pellembe te dores nga aty ku ishim ne, mbi koder.
Ishim ulur te shkallet e nje ndertese te madhe, te vjeter dhe te braktisur dhe po qendronim te heshtur duke pire birre.
- Beson tek vampiret Erg? - me pyeti. Ne ate moment ula shishen nga buza dhe e pash cudtshem.
- Ose tek ato qeniet djallzore dhe te frikshme qe kemi lexuar? - shtoi duke mbajtur qendrim serioz.
E kuptova lojen e saj! Donte te me friksonte dhe po ja arrinte me se mire, sepse edhe ne shtepi kur flija gjume, gjithmone sigurohesha qe dritarja te ishte e mbyllur mire, sepse me vinin ndermend pershkrimet e vampirve neper romane.
- Sigurisht - pergjigjem duke mbajtur veten
- Madje kam shikuar njehere nje vampir - shtova duke u kthyer per nga ajo.
- Vertet? - me pyet e friksuar.
- Po. Nje nate isha tek gjyshja dhe aty gjendej nje ndertese e vjeter si kjo ku jemi tani. Me kishin thene se kishte vampira dhe une si kurioz hyra brenda - i them dhe ndalova.
- Dhe cfare ndodhi?
- Thonin se ishin dy vampira aty, nje djal dhe nje vajze, por une pash dicka tjeter, dicka me te tmerrshme, me te frikshme Stela.
- Cfare pe? - me pyet duke me kapur krahun me te dyja duart e saj.
- Ishte erresire... Nuk dukej aq mire por arrita ta dalloja. Ishte nje plake me shami te zeze ne koke. Nje vampire plake qe po vdiste se nuk kishte pire gjak - i them dhe ne ate moment e prek tek supi me doren tjeter.
Ajo u ngrit rrembimthi duke bertitur!
Me pas durova grushtat e saj ne krah dhe te kafshuarat teksa me thoshte
- Pusho se qeshuri i poshter.*****
Kishin kaluar tre jave qe nga fundi i shkolles. Ishim mesuar dhe nuk na bente me pershtypje se shkolla kishte mbaruar, sepse kishim me teper kohe per te dal se bashku dhe per te bere gjera te reja.
Kishim shkuar dy here gjithsej ne plazh, por me familjet dhe per me teper te ndare nga njeri tjetri.
Ate dite kishim bere plan te iknim te dy fshehurazi, pa lejen e askujt.
Plazhi ishte dy ore larg ne kembe nga jetonim ne.
Makinat ishin te rralla atehere dhe ne autobuzin e plazhit nuk te pranonin pa prinder nese nuk ishe i rritur.
Kishim dy dite qe ja kishim vene syrin bicikletes se Paridit, nje djale me i madh se ne ne moshe dhe teper i pasur.
Ai jetonte ne lagjen tjeter, por vinte gjithmone tek lokali i lagjes tone sepse luante bilardo. Bicikleten e mbeshteste anesh murit te lokalit dhe aty qendronte per ore te tera.
Nuk ishte aq e veshtire ta merrnim, madje ishte me e lehte se sa kur vodhem nje bluze ne katin e dyte te nje pallati.Thone se ne jete piqesh nga gjerat qe te ndodhin. Nga pengesat qe has gjate rruges se jetes.
Ka njerez qe jane te rritur dhe mendojne dhe veprojne si femijet, ka dhe femije qe jeta e veshtire i ka bere te mendojne si te rritur.
Eshte e tmerrshme te rritesh para kohe, te provosh hidherimin e disa gjerave qe ne moshe te re.Ate dite ne plazh, ashtu sic ndodhte rendom, djemt ngacmonin vajza pa e menduar se jane apo s'jane te shoqeruara.
Stela ishte ajo qe binte me teper ne sy, sepse ishte aq e bukur dhe aq terheqse sa edhe burrat nuk ja shqisnin syte.
Ne dukeshim si motra e madhe dhe vellai i vogel, per shkak te zhvillimit te trupit te Steles qe kishte marr vrull ne ate moshe.
Dhe si pasoje e kesaj, dikush me i madh ne moshe se ne filloi te ngacmonte Stelen ne uje.
Stela doli jashte, por ai nuk i shqitej, derisa e kapi nga krahu dhe e terhoqi drejt vetes.
Isha me i vogel se ai, por nuk me interesoi edhe pse e dija se mund te me rrihte keq.
E shtyva dhe hodha ne rere, por kur u ngrit hengra dy grushta te mire ne fytyre sa po me dukej cdo gje bardhe e zi.
Pash Stelen qe e goditi me grusht ne fytyre ne nje menyre qe as une nuk e beja dot, me pas e goditi ai me shuplake.
Njerzit u mblodhen por askush nuk nderhynte.
Me dukej sikur kisha gelltitur zjarr ne ate moment kur ai e goditi, nuk mendova dhe mora nje xham shisheje te thyer duke e goditur ne bark.
Me pas te tjere me moren dhe me larguan nga ai, dikush e mori dhe po e mbante nderkohe qe ai bente si bishe e terbuar dhe gjaku i rridhte nga barku neper kembe e deri poshte ne rere.
Stela me shikonte e friksuar dhe me syte e perlotur.
Kur e pash qe me shikonte ashtu kuptova cfare kisha bere dhe leshova xhamin, i cili me kishte prere doren....