Pjesa 21

69 7 5
                                    

Ngadale, shume ngadale buzet nise te ndahen nga njera tjetra.
Syte vazhdonin te qendronin te mbyllur.
Megjithate ishim shume afer, aq sa frymarrjet tona perplaseshin me njera tjetren.
Ajo ishte puthja e pare per te dy.
Ishte perqafimi fizik i ndjenjave qe gjendeshin brenda nesh.
Stela hapi syte dhe e skuqur ne fytyre, me perqafon duke me shtreguar fort, nderkohe qeshte me e lumtur se kurre ndonjehere. Nuk e kisha pare ndonjehere aq te lumtur. Syte i shkelqenin si yjet ne netet e fund gushtit.
  - Ishte kaq bukur - peshperin duke me perkedhelur buzet me gishtat e saj dhe nderkohe ja kishte ngulur shikimin si e fiksuar.
  - Ndjej ato fluturat ne stomak Erg, ekzistojne vertete - shtoi duke ngaterruar fjalet sic i ndodhte gjithmone.
Ndersa une nuk isha aty ne ato momente, shikoja syte e saj, rikujtoja ate ndjenjen e puthjes qe ishte ende e fresket ne memorie dhe udhetoja ne qiellin e lumturise.
Ajo, ne pamje te pare dhe nga veprimet qe bente, ishte teper rebele, por edhe teper e ndjeshme! Ajo ishte si poezia.
Si nje cop xhami, e mpreht por teper delikate.
E tille ishte Stela, nje njeri i forte me zemer te bute.
Njerzit e njihnin si nje njeri qe s'donte t'ia dinte per asgje, madje edhe prinderit e saj e njihnin si nje moskokcarse ndaj gjithckaje, pa e ditur se pasi ajo ikte nga shtepia e nervozuar dhe duke bertitur, sa kalonte pragun e deres shperthente ne lot.
  - Vetem te ti une mund te qaj Carl - keshtu me tha nje nate kur e gjeta mbi uren mbi rruge.
Nese nuk do ishte tek ulliri, do e gjeje ose tek ura ose mbi pallatin 7 katesh.

Qe nga ajo dite, kur buzet tona u takuan, gjerat do ndryshonin mes nesh. Gjithcka u be akoma me e bukur dhe me e forte. Por ajo vazhdonte te ishte shoqa ime, motra ime, ditari im, pusi ku une derdhja lot... Dhe kjo ishte e bukura mes nesh, qe ishim gjithcka.

                         *****
Ishte dhjetor.
Ngricat kishin filluar, debora e pare pritej nga dita ne dite.
Te dy e adhuronim deboren, te ftohtin, ate eren e ftohte qe te gervisht embel lekuren.
I ftohti na bente te ndiheshim gjalle.
Duhet te vuash qe te dish se cfare eshte lumturia.
Duhet te ndjesh dhimbje qe te ndihesh gjalle.
Dhe ne na shijonin keto gjera, dhimbja, vuajtja, trishtimi, librat me funde te hidhura, kenget plot melankoli.
Shume jave kishin kaluar qe nga puthja e pare... Por asnjehere nuk kishim fjetur me bashke qe kur u puthem, ndoshta nga frika, ose ndoshta nuk kishim pasur mundesi, por me teper nga frika.
Te rezistoje perballe atyre ndjenjave, sidomos pas puthjeve te shumta, ishte si te ndaloje naten te vinte, e pamundur.

Ishte dite e hene.
Ate dite kishte veshur xhiboksin e saj te zi prej mershini dhe poshte tij nje bluze te ngushte gjithashtu ngjyre te zeze. Floket me onde i kishte derdhur te lira mbi sup. Me xhinsat ngjyre blu te hapur dhe ne pal atlete gjithashtu te zeza.
Ishte stili i saj te vishej me te zeza, e adhuronte.
Mesimi kishte mbaruar.
Ishim ulur tek stacioni urbanit dhe po prisnim te vinte urbani qe te iknim ne shtepi.
  - Ergi.
  - Po?
  - Asgje, doja vetem te thoja emrin me ze - me thote me ate zerin e embel dhe pastaj me buzeqesh.
  - Do ikim? Urbani po vonohet.
  - Ikim - me thote dhe ngrihet ne kembe. Hedh canten ne shpine dhe fillon te zbresi posht ne rruge.
Po ecnim ne mes te rruges, aty ku vijat e bardha ndajne dy korsite.
Ajo ecte para dersa une mbrapa saj duke i mbajtur doren shtrenguar, nderkohe makinat kalonin majtas dhe djathtas.
  - Do me puthesh? - me thote pasi ndaloi dhe u kthye nga une.
  - Apo ke turp ketu mes njerzve - shtoi.
  - Turp? - them dhe leshoj canten ne toke.
  - C'po ben Erg? - me pyet duke qeshur dhe fillon te eci mbrasht, ndersa une beja hapa drejt saj!..

StelaWhere stories live. Discover now