Stela.
Nje vrull ndjenjash qe perplasen ne zemer e perfundojne ne humneren e shpirtit.
Nje stuhi pasioni dhe epshi, qe te futej ne cdo ind gjaku, ne cdo qelize.
Mendim qe infektonte cdo pjese te trurit dhe qendronte brenda tij edhe per shekuj nese truri do kishte aq jete.
Mendoj se dashuria nuk eshte asgje tjeter vecse nje loje mes mendjes dhe zemres, zemra krijon ndjenjat dhe ja percjell mendjes, e cila i konverton ne mendime dhe me pas ja dergon serish zemres, si nje shkembim informacioni.
E tille ishte Stela per mua, nje helm qe kishte infektuar te gjithe qenien time, trupin dhe mendimet e mia.
Mendja jone eshte si nje univers, ka erresire dhe shume planete, te cilet jane mendimet tona, Stela kishte pushtuar pothuajse te gjithe planetet ne mendjen time.E doja ate njeri, e doja me shume se cdo gje ne bote.
E doja sic duhet nje moter, me shpirt e me gjak.
Sic duhet nje shoqe.
Sic duhet nje e dashur, nje dashuri.
E doja aq shume sa kur mendoja ikjen e saj nga une, me shfaqej imazhi i vetes i varur ne litar. Pa te nuk kishte jete.- Po nese nje dite iki Erg? Cdo beje? - me pyeti nje dite kur po qendronim ulur ne shkallet e shtepise.
Kishte mbeshtetur faqen tek gjunjet, te cilet i kishte mbledhur me duar dhe po me shikonte.
- Do vdisja - i them duke e shikuar te syte e saj ngjyre ulliri.
- Do vrisje veten? - me pyet e habitur duke ngritur koken menjehere nga gjunjet.
- Jo, une mund te mbijetoj pa ty, por nuk jetoj dot pa ty. Eshte njesoj si te marresh fryme dhe te mos kesh nje arsye per te jetuar, te mos kesh deshire te zgjohesh ne mengjes. Eshte njesoj si te mos duash trendafilat, orkidet qe ti adhuron aq shume, zambaket e bardhe. Eshte si te jetosh i vdekur ne shpirt. Me kupton? - i them nderkohe qe ja kisha mbeshtetur doren ne faqe.
- Te kuptoj Erg, eshte e njejta gje edhe per mua. - u pergjigj ajo, pastaj u mendua pak dhe u ngrit ne kembe.
- Eja me mua - me tha dhe me kapi doren.
- Ku do shkojme? - e pyes nderkohe qe ngrihesha me pertaci.
- E di une - me thote.
E ndoqa pa e ditur se ku do iknim. Ate njeri do e ndiqja kudo edhe duke e ditur se do shkoja drejt ferrit.
Mbasi ecem dhjet minuta u gjendem perpara nje kishe te vjeter.
Kisha ishte pothuajse e rrenuar. Suvaja i kishte rene dhe ne pah i kishin dale tullat e kuqe, te cilat kishin filluar te grryheshin nga shiu. Edhe kembana dukej sikur me zor po qendronte varur dhe dukej sikur nga momenti ne moment do binte poshte mbi catine e vjeter.
Nina shtyu deren dhe perpara nesh shtrihej salla e vogel e kishes, me stola te sistemuar dhe me pllaka te bardha te pastra akull. Ne fund te salles, ne pikturen e madhe te jezu krishtit, gjendej prifti me rroba te bardha i cili po lutej.
Ai ktheu koken mbrapa dhe na shikoi i habitur.
Kishim kapur doren e njeri tjetrit dhe po ecnim ngadale drejt tij.
- C'duam ketu? - e pyes Stelen.
- Dua te bej dicka - me thote ajo duke e mbajtur koken drejt.
U afruam te prifti. Ajo i puthi doren, ndersa une me duar ne xhepat e xhinsave te bera pis, e pershendes duke levizur koken.
- Per cfare keni ardhur? - na pyeti duke buzeqeshur dhe na shikoi te dyve.
- Dua te bej nje betim - tha Stela dhe u afrua tek ai.
- Mos me thuaj qe doni te martoheni - tha prifti si per te thyer akullin dhe buzeqeshi gati ne te qeshur.
Stela hodhi syte nga une dhe me beri me shenje te afrohem.
- Po - u pergjigj ajo duke larguar buzeqeshjen nga fytyra e priftit.
- Dukeni te vegjel!! - tha ai i cuditur.
Stela qeshi dhe u gjunjezua perballe fotografise se madhe, ne te cilen ndodhej dhe nje dru i gdhendur ku mbeshteteshin duart.
- Vetem nje betim dua te bej - tha Stela.
Prifti doli perballe saj dhe i mbeshtolli duart e Steles, e cila i kishte mbeshtetur mbi dru....