Ishim afersisht 18 vjec, gabimet ishin te ligjshme per ate moshe.
Gabimet jane per ate moshe, sepse ne ate moshe meson shume per jeten dhe te gabosh eshte mesimi me i mire qe mund te marrim ata qe kane tru.
Ne gabonim shpesh here, ne shumicen e rasteve e benim me dashje, sepse i kishim shkelur ligjet dhe rregullat qe njerzit kishin vendosur per jeten. Nga njera ane bejne morale per lirine e njerzve dhe nga ana tjeter te gjykojne per ate qe ben, absurde, por njerzit e bejne gjate gjithe kohes kete gje.
Ne nuk ma pelqenin litaret ne kycet e shpirtit, deshironim te fluturonim te lire, te pushtonim qiellin dhe ta pikturonim ate ashtu sic ne deshironim.Ishim shtrire me shtratin tim te shtepia e vjeter.
Dritarja qe hapur dhe aroma e luleve te portokallit qe sapo kishte celur futej brenda ne dhome.
Ne sfond degjohej kenga e preferuar e Steles.
Mes gishtave mbaja nje cigare, i cila nxirrte nje tym te holle, qe shkonte i pandare lart.
Ajo kishte mbeshtetur koken ne gjoksin tim, kishte vendosur kembet permbi kembe dhe po lexonte nje liber, ndersa une isha zhytur thelle ne mendime.
- C'po mendon Erg? -me pyet ajo duke me zgjuar nga ai gjume mendimesh.
- Nuk te duket e cuditshme? Dua te them, kemi bere shume budalliqe qe te vegjel, tani jemi pothuajse te rritur dhe ne vend qe te bejme dicka ndryshe, zhytemi akoma me keq ne gjera jo te ligjshme.
- Keshtu jemi ne! - ma kthen ajo duke ngritur duart lart.
- Je lodhur se beri cmenduri? - me pyeti duke u kthyer nga une.
- Me ty? Kurre. Por kam frike se mos shkojme drejt ndonje rruge qe eshte tatpjete dhe nuk ndalojme dot - ja kthej duke i vendosur doren te faqa.
- Eh, ti mendon shume. Clirohu pak. Lere adrenalinen te qarkulloj neper vena" me thote dhe hedh librin tutje. Me kapu nga nofullat dhe me ngjeshi dhunshem buzet mbi buze.
- E di Carl, them se ka ardhur koha - me thote duke me shikuar me ate menyren e saj te semure, si nje e cmendur.
- Koha per cfare? - e pyes.
- Koha per ta bere. Kemi qene gjithmone gati por ne kulm kemi ndaluar. Dua te jem e jotja - me thote duke me shikuar ne sy.
- Nuk ke frike? - e pyes.
- Kam pak, por s'e di - ma kthen duke ngritur supet.
- Kur ta dish, atehere eshte koha e duhur - i them dhe e perqafova.
Cdo shperthim neuronesh e mbysja me ate ndjenjen e perqafimit, e cila te ngroh shpirtin. Funksiononte gjithmone, perqafoheshim dhe harroheshim ne ate boten e paqes se perqafimit.
E dija se do ndihej e pamjaftueshme dhe jo teper e bukur dhe terheqse, por nuk me interesonte me teper se buzeqeshja e saj.
Akoma nuk isha une mjaftueshem per te larguar friken e saj, per te qene ai qe do ishte i pari per te.
Kurresesi s'do doja qe buzeqeshja e saj te shuhej vetem per nje ndjenje hormonale, per dicka qe e ndjen fizikisht. Nuk doja qe nese fati neser na vendos bashke te isha nje gabim per te, me mire te isha kaq sa isha, sesa me teper dhe ajo te mos buzeqeshte gjate gjithe jetes.
Doja te isha me teper se nje kujtim apo shperthim hormonal, doja te isha nje pjese e madhe e zemres saj, te kisha mbreterine time pergjithmone te ajo.Ujku na mori ne shtepine e tij para se te benim vjedhjen e rradhes.
Sepse do kishte nje vjedhje te rradhes dhe jo vetem nje.
Kur u futem brenda, gjeja pare qe me ra ne sy ishte nje pikture, e cila gjendej perballe murit ne koridor.
Nje vajze me flok te shkurtra dhe me syze, e cila qendronte e ulur ne nje motorr.
Me siguri ishte vajza per te cilen ujku me kishte treguar.
Ai nuk fliste shume per te, sepse ajo gjithmone nxirrte ne pah ate dobsine e ujkut.
U ulem ne divan.
Ujku vuri tre birra ne tavoline dhe me pas hodhi disa fotografi.
- Kjo eshte argjendaria te cilen do grabisim - tha ai duke na treguar nje foto.
E kisha pare disa here ate argjendari, ishte ne qytet jo aty ku jetonim ne.
Madje sa here kaloja aty gjithmone fantazoja se si mund ta vidhja.
- Ne qytet? - them une i cuditur.
- A nuk eshte e rrezikshme? - pyet Stela.
- Po ne qytet. Eshte e rrezikshme, ne fakt ishte, sepse kam nje plan qe do e bej me te lehte se sa e mendoni - thote ujku me nje ngerdheshje ne fytyre.
Ai e kishte nje plan dhe dukej i mire perderisa qeshte ne ate menyre. Por serish ishte frika, jo per veten, por per Stelen, sepse sado e sigurt te dukej nga fjalet e ujkut, kurresesi nuk mund te vendosja sigurine e Steles ne fjalet e ujkut...