Mengjes.
Nga pertej dritares dukej dielli qe sapo kishte filluar te dilte mbi koder.
Pertoja aq shume te ngrihesha nga shtrati per te shkuar ne shkolle, sa mbyllja syte dhe i thoja vetes qe te rrija dhe dy minuta.
Kete gje i thashe disa here. Me pas u ngrita dhe shkova te laja syte.
Pash veten ne pasqyre dhe kuptova se i ngjaja aq shume babit, syte e mi ishin identik si syte e tij, hunda ishte ne te njejten forme gjithashtu edhe buzet.
Me pare nuk i kisha kushtuar rendesi ketyre gjerave, ndersa tani ate e shikoja te reflektuar tek une dhe kjo gje me pelqente.
Mjekra dhe faqet kishin filluar te mbusheshin me qime, edhe pjesa poshte hundes.
Cdo dite qe kalonte, fiziku im rritej. Ja kisha kaluar Steles per gjatesi.Dal poshte tek rruga dhe shoh Stelen, e cila po vinte qe nga lart kodres. Trupi i ikte sa andej ketej nga canta e mbushur me libra.
Edhe ate dite kishte veshur ato xhinsat e zeza dhe kemishen e kuqe me vija te zeza, por kete here dy anet e kemishes i kishte lidhur me njera tjetren deri tek pjesa lart kerthizes.
- Mirmengjes Erg - me thote dhe me perqafon.
- Mirmengjes Stela - i them duke e mbeshtjell ne krah.
Ndejtem ashtu per pak sekonda dhe me pas u leshuam.
- Te pelqenn? - me thote dhe duke ulur koken tek ajo qe kishte bere me kemishen!
- Jo, do te shohin te tjeret barkun - i them. Ajo qesh dhe fillon e zgjidh duke e ulur poshte.
- Ja, tani askush nuk mund te me shohi - thote duke buzeqeshur
- Xheloz - shtoi teksa hidhte syte per nga rruga.
- Nuk jam xheloz, por nuk dua qe ato te viteve te treta dhe te katerta te hedhin fjale, s'dua te zihem me njeri - i them duke e shikuar ne sy.
- Doje te thoje te zihemi, apo jo? Sepse po u zure ti zihem edhe une - shtoj ajo.
Autobuzi erdhi dhe u futem brenda.
Ajo ulet ne anen e dritares dhe vendos canten mbi gjunj.
Hapi dritaren duke lejuar qe era te lozte me floket e saj. Ngadale, sic hapet vala mbi uje. Aq qetesisht sa c'udheton nje petale trendafili mbi ujin e qete te liqenit.
Me kapi doren dhe ma vendosi mbi kofshen e saj, pastaj me shikoi drejt e ne sy, me ata syte e saj te medhenj, me ato te bardha sysh aq te bardha qe benin me te dukshme jeshilen e bebeve te syrit.
E shtrengova fort dhe i buzeqesha duke mbeshtetur koken me supin e saj.
- Zgjohu Erg, arritem - me tha pasi me shkundi disa here.
Hapa syte dhe pash se kishim arritur me kohe. Autobuzi ishte bosh dhe zilja sapo kishte rene.
Ajo me kishte lene te flija edhe disa minuta me teper.
Kur zbritem ferkonte krahun sepse i ishte mpire ngaqe kisha vendosur koken une dhe prap nuk kishte levizur qe te mos me zgjonte.
- Jam e bukur une Erg?- me thote teksa po futeshim ne oborrin e shkolles, i cili ishte i shtruar me cimento dhe kishte nje porte hekuri ngjyre jeshile.
- Je vajza me e bukur ne bote - i them pastaj i hodha doren ne qaf.
- Ndonjehere me duket vetja e shemtuar dhe e pamjaftueshme, sikur me thone se jam e bukur ngaqe u vjen keq per mua, per te me bere qefin - tha teksa mbante syte ulur.
- Mos mendo keshtu, je e bukur kudo, per mua je me bukura ne bote dhe kaq. - i them duke i len te kuptonte se s'doja me kundershtime per ate qe po i thoja, sepse isha i bindur per ate qe flisja.
- Atehere pse nuk me puthe ate nate tek lumi? Nuk me preke me dore!.
- Sepse te kam shoqe? Moter? - i them dhe daluam para shkallve te shkolles.
- Domethene kjo e jona nuk mund te shkoj pertej kesaj qe eshte? Une do jem perhere ajo vajza qe ti e shikon si shoqe dhe moter? - me pyet duke ju dridhur zeri.
- Kete nuk e di une, as ti! Nese eshte per te ndodhur le te ndodh ajo qe duhet te ndodh - i them dhe futemi ne klase.Ndihesha po njesoj si ajo.
Doja ta puthja, ta perkedhelja e te beja me te shume gjera qe mund te behen me nje femer, por kisha frike se mos e vrisja, mos me vriste, mos vrisnim ate qe kishim mes nesh.
Me dukej se nese do e puthja, nese do ndodhte dicka me teper, perqafimet do e humbisnin ate ndjesine e bukur, se do me behej e huaj ajo vajza e para puthjes, ajo topolakja e vogel me te cilen u rrita.
Dhe ky ishte problemi im, nuk pranoja dot faktin se po rriteshim dhe ndjenjat kishin arritur ne nje tjeter nivel, por ajo do me sillte me kembe ne toke me rebelimin e saj.
Ajo ishte femer nga ato te cilat e gjejne gjithmone nje rruge per te marr ate qe duan. Dhe nese nuk e gjenin rrugen, e krijonin ate vete...