32

65 7 4
                                    

Afrohem te ajo, pervesh pak xhinsat dhe ulem prane saj.
  - C'po ben? - e pyes, ajo me kerkon te hesht duke shfryre.
Prifti kishte mbyllur syte dhe se c'po peshperiste.
Ishte hera e pare qe futesha ne nje kishe, zakonisht i urreja kishat dhe xhamiat, me dukeshin si nje strfkull hijenash, si nje zyre biznesi per te vjedhur, por cuditerisht nje qetesi dhe paqe me mbeshtolli shpirtin ne ato momente.
Kishte dicka magjike aty qe nuk mund ta pershkruaj, dicka qe te vishte te gjithe qenien dhe te pastronte nga cdo mendim i keq.
Aty brenda nuk mund te urreje dot.
  - Dua te betohem per dicka qe eshte teper e rendesishme per mua - degjova Stelen te thoshte dhe e perqendrova vemendjen tek ajo.
  - Vazhdo bije - tha prifti duke shikuar nga une.
  - Stela kishte mbyllur syte, ishte ulur ne gunj dhe duart i kishte drejt priftit.
  - Dua te betohem se do e dua gjithmone kete njeri qe eshte prane meje, se cfardo qe te ndodh ai do jete personi me i vecant i jetes time. E bej kete betim duke u bazuar te ajo qe ndjej per te, te dashuria qe kam per kete njeri dhe te dashuria qe ne te dy kemi, sepse une e ndjej dashurine time per te por ndjej dhe dashurine e tij. E ndjej sa here me perqafon, sa here me mberthen xhupin duke me thene se do ftohem, kur me shtrengon doren, kur me mbulon naten, kur me prek, kur me shikon, e ndjej ne cdo qelize timen, dashuria e tij elektrizon gjithcka brenda meje. Ndaj dua te betohem se do e dua gjithmone dhe e bej sepse e ndjej. - tha Stela.
Nderkohe qe ajo fliste, faqet ju mbuluan nga lotet, te cilet rridhnin dhe binin mbi pllakat e bardha.
Prifti buzeqeshi dhe i puthi duart.
  - Kjo eshte gjeja me e bukur qe ka ndodhur ne kete kishe - tha ai duke buzeqeshur i lumtur.
Stela hapi syte dhe u kthye nga une.
  - Te dua shume Erg dhe cdo dite qe kalon, cdo dite qe kuptoj se rritem, kuptoj edhe se te dua me shume nga c'e kisha menduar dje. -  me thote ajo dhe me perqafon.
  - Dhe une te dua shume -i them ne vesh nderkohe zeri me dridhej nga emocioni.
Ajo kishte rrahur vajza per mua, kishte thyer dhemb djemsh, kishte ngrene grushta per mua, kishte vjedhur per mua, kishte bere shume gjera te cmendura, por kjo gje ishte vertete e embel dhe e bukur.
  - Jeni si dy dallendyshe - tha prifti teksa na shikonte.
  - Shiko at, prift apo s'e di si te drejtohem - i them priftit duke u drejtuar nga ai.
  - Une nuk besoj ne keto gjera me kryqzime me ringjallje dhe keshtu gjerash, nuk e di nese jane te verteta, por nese vertete jane dhe kjo eshte shtepia e zotit, dua t'i thuash se Ergi e do shume Stelen dhe se deshiron qe ne librin ku ai ka shkruar fatin tim, te vendosi edhe Stelen  si shoqeruese te jetes time. Ndoshta ai tani po thote se ti je mekatare, ke vjedhur dhe ke bere shume mekate, por dua t'i thuash se nese mekat do ishte te duash Stelen, atehere jam mekatari me i madh ne bote, sepse e dua kete te cmendur -  shtova nderkohe qe kapja Ninen nga faqet.
Prifti u kollit disa here si per te injoruar keto qe thashe dhe per te anashkaluar ate teme dhe pastaj u drejtua per nga Stela.
  - Je e sigurt per ate qe do? - e pyet ai, duke i lene te kuptonte se isha nje gabim dhe mekatar.
  - Po at, une nuk jam shenjtore e di? Edhe une kam vjedhur bashke me te! Kemi vjedhur shume gjera. Une jam nje kurve e keqe, ne femer qe vdes te preket nga duart e ketij, qe do te c'thuret ne krahet e ketij, une jam kurve por jam kurva e ketij dhe ky eshte aq i ndershem dhe me do aq sa me mban ne kontroll. - thote Stela duke shikuar nga une.
  - Une jam njeri dhe Zoti me ka dhene deshira, tani ne kete moshe ndjej se kam deshira per shume gjera, por ky eshte ai qe me ndalon ne limit te gjerave duke me perqafuar. keshtuqe nese po bej gjen e duhur jam e sigurt qe po, sepse mekatet e tij jane ato qqe dashuroj me shume tek ,cmendurine dhe menyren si me trajton. Kupton? - shtoi ajo duke kthyer koken nga prifti, i cili tundi koken ne shenje mohimi.
Por me pas na hodhi uje te bekuar dhe u lut qe te ktheheshim ne rrugen e drejte.
Ne ishim ne rrugen e drejte, ne rrugen tone, ne rrugen e dashurise. Dhe thelle e ndjeja se ai na kuptonte, ndryshe nuk do buzeqeshte ne ate menyre kur Stela fliste...

StelaWhere stories live. Discover now