28

60 6 2
                                    

Qe ne momentin kur degjova tingullin e zerit te saj e kuptova se nuk behej fjale per dicka te mire.
E njihja ate njeri si askush tjeter, kuptoja kur genjente, kur ishte keq, kur kishte dicka per te thene, e kuptoja qe ne vibracionet qe zeri i bente.
Si duket ato kohe ishin nje pjese e qiellit te jetes, qe ishte i mbushur plot me re te zeza.
  - Mbrem babi po diskutonte me mamin mundesine per t'u larguar nga ketu pergjithmone - tha ajo.
  - Sepse puna babit eshte larg nga ketu dhe shkolla ime dhe e motres eshte larg, me shume mundesi mund te largohemi Erg - shtoi Stela.
Ngrita koken dhe po e shikoja, ajo shtrembroi buzen ne shenje trishtimi dhe me vendosi doren ne faqe.
  - Nuk mund te ikesh edhe ti - i them duke vendosur doren mbi doren e saj ne faqen time
  - Do humbisja pa ty Stela.
  - E di Erg? Ndoshta kjo eshte nje prove per ne, per te vertetuar sa e forte eshte kjo qe ndjejme.
  - Nuk kam nevoje per prova, e di se c'ndjej per ty, nje pafundesi ndjenjash.
  - Nuk kam cfare te bej Erg, te ishte per mua do jetoja pergjithmone ketu me ty.
  - Sido qe te ndodh, do jem me ty dhe i joti.
  - Ti je i iim Erg, linde per mua dhe une per ty.

Premtime adoleshnte.
Ndodh perhere qe nga dashuria e madhe, nga lumturia dhe nga momenti, te rrembehemi dhe te bejme premtime.
Ne moshen qe ishim ne premtimet ishin dicka e bukur, pa peshe, thjesht fjale te dala nga goja nepermjet zemres edhe pse disa premtime i respektonim gjithmone.
Stela ishte gjithcka per mua ne ate kohe, ishte ajri i dashurise, batanija e shpirtit, arsyeja per te buzeqeshur.

                       *****
Ishte dita qe njerku do vinte te prezantohej.
Ishte nje burre i cili kishte humbur gruan para 4 vitesh.
Kishte vetem nje vajze dy vite me te vogel se une.
E pash kur u fut ne shtepine e gjyshes, sepse aty behej takimi dhe dukej tip i qete dhe fytyr embel.
Pavarsisht se brenda vetes nuk e pranoja kete gje qe po ndodhte dhe nuk e doja, me duhet ta pranoja me pahir, ajo ishte nena ime dhe kishte te drejten per te jetuar.
  - Kjo eshte ajo qe do edhe babai yt, keshtuqe mos u trishto - me thote daja, nje servil me 100 fytyra.
Kishte interesin e tij te ndodhte kjo gje, sepse njerku ishte i pasur dhe kishte biznese, keshtu daja kishte mundesi te merrte ndonje vend pune te mire.
Kur dora e tij ra mbi doren e nenes, me ra shpirti ne fund te kembve. Gati sa nuk plasa ne lot, sepse babai e bente gjithmone ate gje, ja merrte duart dhe ja puthte.

Dola jashte.
U ula te pusi i ujit, i cili ishte i ndertuar me tulla dhe lart tij ndodhej tenda e rrushit, deget e te cilit vareshin poshte.
Ndeza nje cigare dhe nisa te qaj, te c'fryhem, te mallkoja cdo gje.
Pas dy minutash vjen edhe vajza e tij, te ciles me siguri i kishin thene qe te me ndiqte per t'u futur ne muhabet me mua.
  - Ti je Ergi apo jo? - me pyeti teksa afrohej duke keputur gjethe rrushi.
  - Po - i them prere duke kthyer pak koken nga jo.
  - Une jam Alisa - thote duke me zgjatur doren.
E pash ne fytyre per pak sekonda, nje fytyre e paster dhe pa asnje pucer, dukej sikur e kishin lemuar me dore.
  - Gezohem - i them duke i kapur doren.
  - Pra Erg, c'mendon per kete gje?.
  - Per cilen gje?
  - Per lidhjen e prinderve tane, me duhet te them se mua me pelqeu jashtzakonisht shume nena jote, mendoj se do shkojm mire.
  - Ndersa mua nuk me ka pelqyer qe ne fillim, nuk me pelqen dhe as do me pelqej ndonjehere - ja kthej me inat.
  - Qenke nevrik - me thote nderkohe qe qendronte perballe meje
  - Por edhe i bukur, do jesh vellai im? -me pyeti dhe me shikonte e qeshur me ate fytyren e saj prej femije.
  - Jo nuk do jem vellai yt - i them dhe u ngrita ika.

Zbrita rrugen poshte kodres dhe me pas u drejtova per nga shkolla e vjeter.
Qe aty shkova ne shtepi dhe u shtriva. Gjate gjithe kohes me buciste ne koke zeri i saj
"Do behesh vellai im?" si mund te behesh vellai i dikujt duke kthyer nje pergjigje po ose jo!...

StelaWhere stories live. Discover now