Dola jashte dhe terhoqa deren, duke lene pas fytyren e saj te kuqur, sepse sa here qante, faqet i beheshin te kuqe deri poshte syve!
Po prisja kercitjen e dorezes se deres, qe ajo te dilte nga dhoma dhe te iknim sa me shpjet, por sado tip djali te kete nje femer, kur gjendet para pasqyres i duhen ore per te bindur veten se eshte bere e bukur dhe mund te dali jashte...
I rash disa here sallonit rreth e qark duke ecur. Ndizja radion, e fikja.
Fusja duart ne xhep dhe dilja jashte.
Futesha serish brenda, deri ne momentin kur doreza u ul dhe dera u hap.
Ajo del jashte duke buzeqeshur dhe mbasi u rrotullua dy here me pyet se si dukej!
Kur e pash, me ate buzeqeshje, me ato sy qe qe shkelqenin nga e qara, me faqet e kuqe, jo vetem u mrekullova por nuk dija c'ti thoja! Fjalet me ngaterroheshin dhe e vetmja gje qe kuptova nga ato qe thashe ishte "Magjishem".
Me futi krahun ne krah dhe dolem jashte.
Nena na pa dhe vuri duart ne faqe!
Ndoshta nuk do mallengjehej aq shume po te dinte se ate fustan e kisha vjedhur!
Pavarsisht se edhe vajzat e tjera ishin veshur bukur, ne syte e mi, mes gjithe atyre vajzave, me e bukura dukej ajo, e cila sa here me shikonte buzeqeshte dhe me shkelte syrin!
Nga shkolla u nisem per ne lokalin ku do festonim, por na u desh te riktheheshim prap ne klase, sepse i zoti i lokalit nuk pranonte me me ate cmim qe kishin rene dakort mesuesit!
Pas shume lutjesh tek shtepia e drejtorit, ashtu sic ishim kater klasa, na dha celsin dhe shkuam tek shkolla te benim mbremjen e fundit.
Dikush mori magnetofonin, dikush kasetat, dikush tjeter gota e te tjere shkuan te blinin pije dhe per te ngrene!
Cunat sistemuan tavolinat dhe ben gjithcka gati!Festa filloi.
Muzike dhe pije joalkoolike deri kur adrenalina u rrit dhe dikush pati idene per te blere disa birra.
Gjithcka po shkonte mire.
Deri kur iken dritat!
Njeri nga djemt qe kishte shtepine afer iku te merrte disa qirinj, ndersa dikush tjeter po vendoste baterite tek magnetofoni, por do degjonim vetem muzike nga radio, sepse kaseta harxhonte shume bateri dhe zeri dilte i trashe!
Nje balade e Led Zeppelin filloi te transmetohej ne radio, ishte kengetari i preferuar i Steles.
Stela po me shikonte ne ate moment, une kisha minuta qe nuk ja ndaja syte kur qeshte aty me dy shoqet e saj.
- Do kercejme bashke Erg? - degoja nje ze nga mbrapa dhe dikush me preku ne sup.
Ishte Maria, nje nga vajzat me te bukura te shkolles.
- Jo - ia ktheva shkurt dhe shkova drejt Steles!
Mjaftoi t'i zgjasja doren dhe ajo m'u ngjesh ne trup, sikur edhe ajo po mendonte gjate gjithe kohes ate qe une po mendoja.
Sikur po e priste te ndodhte.
Vendosa doren ne belin e saj, ndersa dora tjeter u lidh me doren e saj, duke thurur gishtat me njeri tjetrin.
- C'donte Maria? - me pyeti teksa mbant koken mbeshtetur ne supin tim.
- Me pyeti nese doja te kerceja.
- Po ti cfare i the?
- Asgje. Erdha tek ty.
Mori fryme thelle me fytyren ngjitur tek rrobat e mia dhe m'u ngjesh edhe me teper ne trup.
- Me vjen gjume sa here mbeshtetem tek ty, ke arome te mire - me thote si e pergjumur.
- Me perqafo - shtoi duke u leshuar e gjitha!
E shtrengova fort dhe mbylla syte!
- Edhe pak Stela dhe do flesh. - i them.
- Edhe pak dhe te gjithe do ikim, kushedi a do i shohim me keta njerez, ndoshta pas shume vitesh kur te jemi rritur - shtova dhe per dreq zeri m'u drodh!
Me prekte shume fakti se nuk do ishim me te gjithe bashke. Se nuk do uleshim me ne ato banga. Nuk do ziheshim me fshirsen e derrases. Dhe qindra budalliqe te tjera!
- Mos u trishto Erg - me thote dhe me perkedhel fytyren me gishtat e saj te vegjel.
- Mbylli syte dhe mendo sikur jemi vetem une edhe ti duke kercyer, jemi vetem ne dy me erresire - vazhdoi te thoshte dhe me mbylli syte duke me vendosur duart mbi to!
Humba aq keq ne ate moment, sa vertete mendova sikur isha vetem une dhe ajo. Kercenim ngadale dhe si te humbur ne hapisren e erret.
Doja te zgjaste pergjithmone ai moment, te isha ashtu me te per gjithe jeten, te gjithe jeten ta jetoja ne ate moment!
Duke e perseritur dhe perseritur pandalim.
Nuk do lodhesha kurre se qeni i lumtur ne ate menyre.
Kenga kishte mbaruar dhe te gjithe po merrnin rrobat dhe cantat dhe po iknin, ndersa ne qendronim ne mes te klases te perqafuar, me deshiren qe ai moment te mos kishte fund....