Pjesa 15

72 7 5
                                    

C'mund te kerkosh ne jete kur ke nje njeri, qe vuan me ty, gezohet me ty, qesh kur ti qesh dhe qan kur ti qan?
Jane njerez te tille, ata qe duhet te quhen engjej, ne rastin tim quhej Stela.
Mbremjeve, kur dhimbja behej me e fuqishme dhe me therse, ajo ishte aty, e shtrire ne shtrat me mua, duke duruar ngasherimat e mia, duke duruar kur i ngulja thonjt ne kurriz, ne duar, ne kofsha, ne krah dhe nuk thoshte po me lendon.
Kur i beja keq vetes, ngaqe nuk e duroja dot ate zjarr qe kisha ne gjoks, ajo gjithmon me ndalonte dhe me thoshte qe te godisja ate, vetem qe te mos i beja me keq vetes!
Ne ato momente e perqfoja dhe qaja derisa me dhimbnin nofullat,  derisa te me digjnin syte.
Pastaj me puthte fytyren, me ledhatonte floket dhe me tregonte me detaje te gjitha budalliqet qe kishim bere bashke.
Ajo ishte e vetmja qe me bente te buzeqeshja sadopak, askush tjeter, pavarsisht se cfare me thonte nuk me bente pershtypje, pervec fjalve te saj.

Ate nate, ne njeren nga netet e fund gushtit, teksa qendronim ne shtrat te dy, u ndjeva keq.
Ishte afersisht mesnate.
Ajo kishte ardhur fshehurazi dhe po flinte me mua.
Pash ne enderr sikur babi po me lutej qe te mos qaja me dhe me perqafonte, e ndjeja perqafimin e tij edhe pse ne enderr, ndoshta nga malli dhe deshira e madhe per ta pasur prane.
Pastaj me leshoi dhe doli jashte pa thene asnje fjale.
Vrapova per tek ai, hapa deren por ishte erresire dhe pavarsisht se e therrita disa here, nuk mora asnje pergjigje.
Kur u zgjova, pash se po qaja dhe Stela me kishte marr koken ne prehrin e saj dhe me ferkonte fytyren duke me fshire lotet.
  - Mos u tremb, jane vetem endrra - me tha disa here.
Faqa me ishte mbeshtetur tek kofsha e saj e bardhe dhe e bute, e cila qe lagur nga lotet e mi.
U ndjeva aq keq sa u meka duke qare.
Ajo me lutej qe te mos qaja dhe qante me mua.
Isha me aq fat qe kisha prane ate, ndryshe nuk do e pranoja kurre ate kishte ndodhur dhe s'do ecja dot perpara.
  - Eja, mjaft ndejte i mbyllur duke vuajtur. -  me tha duke me leshuar dhe u ngrit ne kembe.
  - Ku? - e pyes i cuditur ndersa fshija fytyren nga lotet.
  - Ke nevoje per t'u ringjallur Erg, nuk te le me te fundosesh keshtu - me tha dhe me hodhi nje triko me fytyre
  - Vishu dhe eja - shtoi pastaj doli nga dritarja.
Ajo e dinte se per cfare kisha nevoje.
Duhet te ndizja motorrin e shpirtit.
Sepse po fundosej aq thelle ne erresiren e trishtimit sa me vone, do ishte vone per te dal prej aty.
Duhet te filloja te notoja per te dal ndryshe do mbytesha brenda vetes time.

Mora trikon dhe dola jashte.
Ajo po priste mbi murin rrethues te shtepise.
U hodhem poshte dhe ndoqem rrugen qe te conte drejt lumit.
Qielli ishte i paster kristal, yjet dukeshin aq qart sa kurre ndonjehere.
Rruga ishte e boshatisur dhe asnje drite nuk kishte te ndezur.
Gjithcka ndricohej nga drita e henes.
Zbritem poshte nen koder, aty ku shtrihej pjesa me e paster dhe me e ceket e lumit.
Uji ecte ngadale, aq ngadale sa dukej sikur nuk levizte fare.
Bregu ishte plot gure te vegjel dhe me lart fillonte kodra me barishte te shkurtra dhe plot lulkuqe.
  - C'duam ketu? - e pyes i cuditur.
  - Qe kur ke filluar te me pyesesh per gjerat qe fillojme? Harrove qe thjesht i bejm? Pa e ditur se cfare? - me pergjigjet dhe kishte te drejte, sepse gjithmone e ndiqnim njeri tjetrin per idete qe kishim pa e pyetur se cfare do bejme.
Ajo hoqi bluzen ngjyre gri qe kishte veshur.
Uli pantallonat.
Leshoi floket duke hequr llastikun dhe i shkundi disa here.
Floket i rane mbi gjoksin e mbuluar nga recipetat e kuqe dhe pastaj hodhi veshtrimin nga une.
  - C'po pret? Zhvishu - me thote dhe filloi te futej ne uje.
Hoqa trikon dhe e hodha mbi nje shkurre, pastaj fillova te eci.
  - C'ben? Hiqi dhe xhinsat Erg, apo mos je gje cupeline dhe ke turp?.
Ngriva dhe s'dija c'te beja!
Shikoja rreth e qark, pastaj shikoja ate, e cila me thoshte:
  - Cupelina, cupelina.
Mbylla syte dhe i ula, pastaj u futa me vrap ne lum.
Ajo nisi te qeshte dhe kur ajo qeshte ashtu, me gjithe shpirt, mua nuk me rrinte dot buza pa qeshur!
Kishte nje te qeshur aq te bukur dhe magjike, sa ma percillte edhe mua ate ndjenje lumturie qe kishte....

StelaWhere stories live. Discover now