Ishte ndryshe atehere kur ishim me te vegjel, ishim me te pafajshem dhe me te cilter ne shpirt.
Gjerat i benim me zemer, pa i menduar, thjesht ndiqnim ndjenjat.
Atehere edhe xhelozia ndaj njeri tjetrit ishte me e paster.
Mbaj mend kur Stela e mori nga floket njeren vajze qe donte te me afrohej si shoqe dhe ishim vetem ne klas te dyte.
- Erg ne do rrime vetem bashke, keshtu me ke premtuar - me tha ate dite dhe me kapi doren me doren e saj te vogel dhe lidhi gishtin e saj te vogel me gishtin tim.
Ndersa me vone, ne vit te dyte, vetem se kishin dal fjale per mua dhe Marian, Stela desh me vrau.Ishte mengjes dhe te gjithe po qendronim ne oborrin e shkolles duke pritur zilen te binte.
Stela kishte dite qe ishte distancuar, fliste shkurt dhe pergjigjej ftohte.
Kete problem ja shtrova edhe, shokut tim te banges, atij qe do lek te nxjerr dy fjale dhe skuqet me keq se vajzat.
- Do jete me ato - me tha dhe zbardhi dhembet, me pas mori nje pamje serioze pas shikimit tim te vrazhde.
- Kush i merr vesh femrat, do kete ndonje gje me siguri - me tha duke shikuar per nga Stela.
Ne ate moment ra dhe zilja.
Te gjithe u shperndane neper hyrjet e klasave. Ne korridor, teksa po shkonim drejt klases, Stela ndodhej mbrapa meje bashke me ate turiqukapiken, qe i shtinte ne koke ca idera qe me fusnin trefazorin ne koke. Aq inat e kisha marr ate njeri sa me dukej sikur hante buken me leket e mia.
- Pse je merzitur? - i them Steles kur ajo kaloi paralelisht me mua.
- Shko pyet Marian - ma kthen fytyrqukapikja dhe e terheq Stelen duke e larguar!
Ne ate moment me erdhi nje deshire t'ja plasja koken ne mur e me pas ta shkelja me kembe derisa lesht e verdha t'ja beja te zeza.
Shoqet gjithmone i fusin hundet duke menduar se kane te drejte dhe gjeja me e shpifur eshte kur vendimet per jeten tende t'i merr shoqa!Gjerat kishin shkuar aq keq sa Stela as me priste me per te ikur bashke me urban, por largohej e vetme.
Ndoshta ishte lodhur nga une dhe kerkonte nje tjeter stil jete.
Ndoshta ishte ajo qe kishim bashke i ishte bere monotone.
Ndoshta kishte ndodhur ajo qe gjithmone kisha pasur frike, se dashuria kishte filluar te vyshkej.
Me teper do me vinte keq qe humba nje mike si ajo, kjo ishte ajo qe me dhimbte me teper, ideja se s'do ekzistonte me ajo qe ne kishim si miq.
Kur po ngjiteshim ne autobuz, Stela ndodhej para meje, por ne mes ishte fytyrqukapiku.
- Stela dua te flasim - i them duke u munduar ta prekja tek supi per ta ndaluar.
- Stela nuk ka cfare flet me ty - ma kthen kjo duke me shtyre doren.
E kapa nga canta dhe e terhoqa duke e hedhur nga autobuzi poshte, ra ne nje pellg uji e u perlye me lluc.
- Llafazane - i them dhe futem ne autobuz gjithe nerva.
- Stela po mundohej duke mbajtur te qeshuren dhe duke u treguar akoma serioze dhe e merzitur.
U ula prane saj ate dite.
I kapa doren. Edhe pse ajo s'me shtrengonte prap nuk e leshova.
Nuk tha asnje fjale deri kur zbritem tek shkolla e vjeter, aty ku ndalonim gjithmone, sepse urbani merrte nxenes te tjere aty.
- Nuk do ikim ne shtepi - i them duke e kapur nga canta per ta ndaluar.
- Ti ik ku te duash, une do iki ne shtepi - me thote dhe me heq doren nga canta.
- Ti do vish me mua. Do flasim - ia kthej duke e kapur nga krahu.
Ajo ndalon. Qendron e palevizur per nje moment dhe me pas kthehet per nga une.
- Ben mir te me leshosh - thote nderkohe qe shikonte doren time.
- Ndryshe cfare? - e pyes duke ju afruar.
- Leshom ndyrsire, mos me prek - me tha me ate zerin plot mellef dhe urrejte.Nuk kisha ndjer ndonjehere rrahje zemre te tilla si ne ate moment.
Dy here e ndjeva, sikur m'u shkeput zemra e me ra ne fund.
Nje dritherim me pershkoi trupin brenda nje sekondi.
Gishti i madh i dores m'u bllokua dhe ndjeja dhimbje ne kocke.
Gjithmone keshtu me ndodhte kur ndihesha keq, kocka e gishtit te madh te dores me dhimbte.
E ndjeva edhe fytyren qe m'u mpi dhe me siguri ndryshoi pamje.
Dora me ra poshte, e leshova dhe e pash ne syte e saj pendimin per ate fjale qe tha.
Zgjati pakez doren te me prekte, por pastaj e terhoqi mbrapsht dhe iku duku vrapuar...