Siç bënte shpesh kur ndiente frikë apo vetmi, mblodhi këmbët në kraharor dhe i rrethoi me duar sikur të ishte duke i dhënë mbështetje vetes.
"Ndiej frikë," - i pati pohuar Joelit seancën e asaj të premteje.
Ai ia kishte hedhur vështrimin syve të saj të trishtë dhe cepave të tyre disi të ulur.-Pse?
-Sepse ndonjëherë...mendoj se mund të humbas dikë tjetër siç humba Rein. Ndoshta jo ekzaktësisht në të njëjtën mënyrë, por... në një aksident, në ndonjë natë të ftohtë dimri, atëherë kur gjëja e vetme që dëshiroj është të mos largohem kurrë prej këtij personi.
-E vërteta është se ne nuk kemi fuqi t'i kontrollojmë këto gjëra, Xhoja, - iu përgjigj ai butësisht fjalëve të saj. -Nuk mund të zgjedhim se çfarë do ndodhë, se kë do humbim.
-Por nuk dua të humbas njerëz të tjerë!
Ai iu afrua për t'ia fshirë lotët që i rrodhën në faqe, pastaj mblodhi trupin e saj në një përqafim të ngrohtë dhe një puthje të vogël i la mbi flokë.
-Mos mendo për këto gjëra, mirë? E ardhmja mund të jetë e frikshme, por nuk ia vlen të sakrifikosh paqen e së tashmes për gjëra që ndoshta nuk kanë për të ndodhur ndonjëherë.
-Ti nuk ke për të më lënë vetëm, apo jo?
-Kurrë. Derisa të jap frymën time të fundit.
***
Akrepi i orës në mur tregonte orën gjashtë të mbasdites. I lodhur, Joeli vendosi kokën midis duarve dhe la në liri një psherëtimë të gjatë kur vuri re se klienti i fundit u largua prej dhomës. E hëna rezultonte gjithmonë të ishte dita më e lodhshme e gjithë javës. Si të mos mjaftonte stresi i punës, imazhi i Xhojës tek puthej me Klevisin i ishte rrënjosur si me gozhdë në mendje.Qëndroi disa minuta në heshtje, pa denjuar të ngrinte trupin e rraskapitur prej kolltukut të butë, derisa disa trokitje në derë e zgjuan prej përhumbjes në të cilën kish rënë. Mori frymë thellë para se të mërmëriste një "Hyr", me idenë se brenda do hynte asistentja e tij për t'i thënë diçka rreth punës. Por nuk qe ajo. Kur ngriti kokën dhe njohu personin që qëndronte te dera, nuk mund ta kundërshtonte faktin se ishte i habitur. Dhe ndoshta i acaruar. Më tepër xheloz prej kujtimeve që iu ngjallën sërish. Klevisi.
-Përshëndetje Joel. E di që orari yt i punës ka përfunduar, po erdha thjesht për një bisedë të shkurtër. Nuk do të të marr shumë kohë.
Me një shikim të ftohtë, i bëri me shenjë të ulej te kolltuku përballë tij.
-Çfarë ka ndodhur?
-Ka lidhje me Xhojën.
Ndjeu se muskujt e trupit iu tensionuan menjëherë pas përmendjes së emrit të saj.
-Është mirë? I ka ndodhur ndonjë gjë?
-Nuk e di, shpresoja të ma thoje ti diçka të tillë.
Sytë e Klevisit e vështruan për disa çaste para se mendueshëm të shkonin diku tjetër, në një fletore që Joeli kish lënë mbi tavolinë.
-E di çfarë ndodhi të shtunën, më tregoi Riku çdo gjë. (Ky që gjasmë s'do tregonte😂).
Psherëtiu gjatë pas këtyre fjalëve dhe përshkoi mjekrën me dorë prej nervozisë.
-Gjithë këto vite nuk e kam kuptuar kurrë se Xhoja më ka dashur. Ndoshta i kam pasur fajet unë që i kam qëndruar pranë aq shumë, nuk e di, thjesht kam dashur t'ia hiqja pak dhimbjen për vdekjen e Reit. Nëse po pyet veten a e kam parë Xhojën me të njëjtin sy siç më ka parë ajo mua, atëherë përgjigjia është jo. Nuk e kam parë dhe nuk do ta shoh.
YOU ARE READING
Dhe zemra shërohet një ditë
General FictionXhoja ka pretenduar gjithmonë të jetë versioni më i mirë i vetes, shembulli më perfekt që dikush mund të shihte. Aktrimit të saj i vjen fundi kur një dobësi e çastit e bën të shkrehet në lot përballë një të huaji. Problemi? Ditë më vonë sheh të një...