-Më vrit, të lutem më vrit! - bërtiti e dëshpëruar për të disatën herë atë ditë përballë Joanës, e cila qëndronte në mes të krevatit me këmbët kryqëzuar dhe një vështrim kritik.
Menjëherë sapo dielli kishte lindur - sepse Xhoja shoqëroi edhe natën, edhe agimin, se s'kishte mundësi që të vinte gjumë në sy - e kish marrë shoqen në telefon dhe i kishte treguar për puthjen e shkëmbyer me Joelin. Kishin mjaftuar fjalët "ai më puthi" që Joana të ngrihej si e marrë prej shtratit dhe të bërtiste e lumtur me sa i hante në kokë, edhe pse kështu kishte zgjuar Andin që i qe kthyer i lodhur prej Gjermanisë një ditë më parë. E kishte detyruar të dashurin të ngrihej që ta çonte me makinë te Xhoja, dhe tani, të dyja, që nga ora gjashtë e deri në tetë, s'kishin bërë gjë tjetër veçse kishin folur për Joelin.
-Xhoja, mblidhe mendjen, - i tha ajo disi rreptë për ta sjellë në vete. - Dhe tani tregohu e sinqertë. E pëlqen Joelin?
-Përderisa ia ktheva puthjen... - u përgjigj duke ngritur njërën vetull, si për të thënë "A nuk është kjo e dukshme?"
-Epo ç'të keqe ka këtu atëherë?
-Ndoshta ai është profesori im, Joana?!
-Ti je budalle kokë e këmbë! E çfarë pune prish se është profesori yt?! Ju e pëlqeni të dy njëri-tjetrin, mos u trego e marrë që ta refuzosh.
Nxorri sërish një "Ufff" të gjatë prej buzëve para se të shtrihej rëndshëm në krevat dhe të vendoste jastëkun në fytyrë.
-Më mbyt! - dëshiroi sërish me zë të lartë. -Si do shkoj të hënën në shkollë? Si do ta shoh në sy? E të premten pastaj... Po të premten si do mundem të qëndroj në një sallë me të?! - vazhdoi sërish me panikun e saj.
Joana shfryu rëndë, ia hoqi jastëkun me forcë dhe e bëri krahun gati gjasmë si për ta goditur.
-Do vish në vete apo si e ke hallin? Dhe... Oh Zot, si harrova ta bëja pyetjen time të përhershme?! Puthje franceze ishte?...
***
Buzët e tij u puthitën shumë lehtë me të sajat, duke e mbushur distancën e vogël që kishin pasur deri pak më parë. Ndjeu një ëmbëlsi në atë puthje, një ngrohtësi t'i lulëzonte në gjoks kur buzët e tij të buta mëndafsh lëvizën plot delikatesë. Ndjeu gudulisjen e butë të frymëmarrjes së tij nën hundë, teksa me njërën dorë ai e tërhoqi për beli, ndërsa gishtat e dorës tjetër i la të luanin në flokët e Xhojës.
Dridhje të vogla kënaqësie i kaluan në shpinë e më pas në gjithë trupin, dhe vetëm në atë moment e kuptoi se gjatë gjithë kohës kishte qenë duke ia kthyer puthjen. Arsyeja e saj heshti, për t'ia lënë vendin ndjenjave të dominonin. E sado që trupin e ndiente t'i dobësohej nga sekonda në sekondë, arriti t'ia vendoste duart në qafë e të përplaste tepër butë trupin e vet me të tijin.
Atëherë ndjeu akoma dhe më thellë aromën hipnotizuese të parfumit të tij, që i depërtoi fort në flegrat e hundës dhe ia mbushi gjithë mushkërinë duke i dhënë mundësi qelizave të të gjithë trupit të saj të ushqeheshin me aromën e tij, me shijen e tij, me vetë atë.Ai e ndaloi puthjen për pak sekonda, para se t'iu kthehej sërish buzëve të Xhojës e t'i hapte ato ngadalë për të thelluar puthjen. Ishte e butë e njëkohësisht kërkuese, tepër e pafajshme, emocionuese... Por pikërisht në atë moment, një mendim i egër pushtoi qenien e Xhojës: "Ai është profesori im."
Ia vendosi duart në kraharor dhe e shtyu larg vetes. E frikësuar e vështroi në sy. E frikësuar nga ato që ndiente.
-Kjo...kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Natën e mirë profesor.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Dhe zemra shërohet një ditë
Ficção GeralXhoja ka pretenduar gjithmonë të jetë versioni më i mirë i vetes, shembulli më perfekt që dikush mund të shihte. Aktrimit të saj i vjen fundi kur një dobësi e çastit e bën të shkrehet në lot përballë një të huaji. Problemi? Ditë më vonë sheh të një...