1.This is me.

3.2K 93 28
                                    


Ja ku jam serish duke hapur syte e mi te pergjumur,e duke filluar diten e re si cdo adoleshent i shfrenuar i moshes time.Une jam Lusila per shoqerine Lusi.Pfff,shoqeri i thencin pasi mami dhe babi jane te vetmit qe me therrasin ashtu.
-Lusi ngrihu vajze se do shkosh ne shkolle.Boll perqafove jastekun po cohu tani.-bertiti nje ze i holle qe nga kuzhina.Mami.
-Ne rregull e mora vesh,mos bertit qe ne pike te mengjesit.-thash dhe ugrita nga krevati ashtu sic isha me floket si te sapo dale nga laboratori,me syte si te isha strabike nje sy ne veri tjetri ne jug,shkova ne banje.Hapa deren,dhe bera ato qe zakonish behen ne tualet.Kreva koken dhe vendosa pas nje cerek orshi te mire,ti lija te leshuar.Shkova ne dollap dhe qendrova perpara tij dhe thash nje fraze qe cdo vajze thot edhe pse e ka dollapin gati ne te pellcitur:
-Skam asgje ca te vesh,keto i kam veshur te gjitha kur isha ne vit te trete.Cte vesh tani?
Rrotullova syte,dhe aty pash ne bluze te zeze me nje lule te vogel ne krahun e djathte.Nje pal xhinkse qe vinin te gjera nga fundi,dhe nje pal atlete all stars.
Mora fletoren time te teksteve te muzikes dhe e futa ne cante.Po.Une qe e vogel e kam dashur muziken.Ajo ka qene si nje rruge shpetimi per mua.Vuajtjet e medha te shkolles fillore dhe te mesme me benin qe e vetmja rruge qe duhet te ndiqja,ishte muzika.Gjithnje kam kenduar per vete por kurre per dike.E kam konsideruar si dicka qe nuk ka rendesi.Gjithsesi,zbrita shkallet,dhe u ula ne tavoline.
-Mirmengjes mamush.
-Mirmengjes Lusi.Si fjete?
Eh ca pyetje qe me beri.
-Mire fare.-thash me syte qe me picerrinin nga gjumi.
-Duket,duket.
-Mirmengjes princesha.-dhe aty erdhi babi.Supermani im.Ai eshte heroi im qe ne femijeri.
E dua shume.
-Mirmengjes komandant.
-Lusi sot te te coj une ne shkolle pao do shkosh vete?
-E di sa pertoj te shkoj me kembe.Aman me co ti.-dhe bera dy sy engelli qe babi nuk me thote kurre jo.
-Ah me ata sy ti.Mire te coj une leviz tani,marsh ha buke shpejte se nuk do pres ty une.
-Si urdheron zoteri.
Nisa te haja si e terbuar pasi babi po tha ika,iken e ska bir nëne ta ja kthej mendjen.
Data 18.09.2017 ora 08:45 dhe une ate dite te hene filloja universitetin.Kisha frike,madje shume frike.E dija qe mbase nuk do te shkonte mire pasi cdo gje,do te ndryshonte nga e mesmja ne te larte.Shkolla e larte dukej si ferr.Qe nga fjala e larte.Nuk kisha frike nga notat pasi kam qene e shkelqyer ne cdo lende.Mesatarja e fundit te vitit te trete ishte 9.73.Dicka per tu habitur sepse nuk kam syze per tu quajtur peshkope.
Mbarova dhe u ngrita.Shkova per tek makina dhe u futa brenda.Nuk ishte ndonje makine kushedi se cfare,por ishte nje makine e vogel,e rehatshme dhe e qendrueshme.Nuk kam qene kurre ne stilin e madh per te pasur nje makine luksoze.Perkundrazi sikur edhe dumdum ose tricikel mjafton te te coje e te te marr.
-Ndize cik radjon Lusila.
-Mire.Pa te shohim ckemi ketu...
Dhe veshet me degjuan kengen e Camilla Cabello Havana.
Ishte kenga ime e preferuar.Ngrita zerin ne maje dhe fillova te kendoja me radjon.
-Ule zerin se na le daun o cupe!-bertiste babai,por kot sa lodhej lumadhi une as qe e degjoja HIC.
Pas pese minutave mbrrita ne shkollen e shumepritur.
-Lusi.Suksese ylli vogel.-tha babi dhe me perqafoj.
-Faleminderit kapiten.-thash dhe buzeqesha.Nuk jmkam pasur kurre turp nga prinderit e mi si disa adoleshent te trashe.Do te ishte nje temerr per mua vetem mendimi.Dola nga makina dhe pershendeta me dore babin dhe e pash teksa largohej.
Nuk e di pse,por ama ndihesha e vezhguar.Te gjithe po me shikonin si te isha ndonje kufome qe po ecte.Degjova dike qe tha duke qeshur:
-Nice butt.
Pfff.Idjoti.
-Thanks i will take it as a compliment.And by the way,nice little brain.-ja ktheva po me te njejtin ton dhe ne te njejten menyre.Shprehija e fytyres se tij te linte per te deshiruar.Dukej qe pertej tutje qe nuk kuptoj asedhe nje kokerr gjeje.
-Mos u shqeteso,do e kuptosh avash avash se ca thash.-ja ktheva me ironi,dhe u largova.
-Hej ti,si te quajn?-pyeti po i njejti.
-Kur te mesosh te kuptosh ate qe the ne fillim mund te te them shkronjen e pare,-ju afrova dhe i thash:-Tani per tani,le ta leme me kaq.-dhe u largova.Me dukej vetja bose.Hehehe isha si ne ata filmat tipik ku vajza behej e famshme ne nje dite.Ah sa gjera doja dhe une.Ai i shkreti nuk foli,thjesht rinte e me shikonte me syte qe i zgurdullonin.Dukej sikur kishte humbur ndonje gje.
Ndenja ne korridor.Nuk po njihja asnje.Isha komplet vetem fare.Shikoja si ata njerez vinin,iknin e perserisnin cdo gje cdo here.Vendosa te shkoja ne klase.Rruges pash nje tufe me cuna,te mbledhur ne nje vend.Shkova ne nje cep per te veshtruar,dhe pash nje djal diku tek 19-20 vjec qe ne dore mbante nje cigare,qe po shikonte se si disa cuna po ziheshin.
-Jepi Lukas kape.
-Ore budalla une da kisha rrahur ate me kohe e me vite.
Bera nje psheretime te lodhur,dhe sa perfundova ra zilja.Fatkeqesisht,klasa ime ndodhej pertej atyre djemve,dhe problemi ishte si do kaloja une?!.E thjeshte.U nisa dhe kalova mes per mes tyre.Ata qe ndaluan ne moment,dhe me shikonin gjithe me habi te madheshtore.
-Ziheni si te ishit femra.Te pakten jo ne korridor ku do kalojne te tjeret.Pak vend ka shkolla vetem ky vend ju ngeli juve.-thash duke i pare te gjithe.Vecanerisht ate.Ate qe thithte cigaren dhe tymin qe e nxirte pa care koken.
La cigaren ne shesh,dhe u afrua tek une.Kapi krahun tim fort,dhe tha:
-Goxha kurajo paksa vogelushja.Cuna ti japim nje medalje.
Te gjithe filluan te brohorisnin si te cmendur.Mu ngriten nervat.Isha gati ta shqyeja.
-Kush je ti zeshkane?-pyeti ai duke veshtruar drejt e ne syte e mi.
-E para,leshome doren.E dyta,vogelushe e sat eme,e treta ska cte duhet.-thash e inatosur duke u perpjekur te me leshonte doren.
-Uouououo qetesohu bukuroshe,nuk do te te ha avash.Kam plot te tjera qe mezi presin te haen nga une.-tha ai me ironi dhe me provokim duke leshuar doren time.
-Epo meqe paske rradhe po te le te vazhdosh.Shpresoj te mbarosh shpejt se do lodhesh.Eh,pune te veshtire ke ske ci ben.-thash dhe te gjithe filluan te benin si tufe me dhen.
-Po ju ckeni apo po prisni dhe ju rradhen?-thash me ironi.
Ata ndaluan,nuk folen.
Aty afer erdhi serish ai cigare madhi.Me terhoqi,dhe me peshperiti tek veshi.
-Ti qenke goxha ndryshe nga vajzat qe kam njohur.Do te ishte kenaqesi per mua,te te fusja dhe ty ne rradhen time.
Pa frike,e pash ne sy dhe i thash e bindur,duke i shtyre doren:
-Vetem kur akrepat e ores,te rrotullohen nga e djathta ne te majte.-dhe u largova per ne klase.
Ai beri nje buzeqeshje paksa djallezore,dhe shikonte se si une largohesha.Antipatiku.Si guxoj ai vetem te mendonte ate gje.
-Cdo besh Jurgen?
-Perfundimisht,do tja nxij asaj.Kam ne mendje dicka qe nuk do tja dale kollaj.
-Ah tani po qe u nxeh situata.
U futa ne klase,dhe u ula ne rresht te pare.Ngjitur kisha nje djale brune,te gjate,i cili dukej si princ.O zot sa i mire qe ishte.Me dukej si nje perralle.U afrova,dhe i thash me miresjellje:
-Pershendetje.
Me pa,dhe me tha dhe ai me nje buzeqeshje ne fytyre:
-Oh,pershendetje,nuk te pash me fal.
U ula prane tij,dhe u prezantova.
-Quhem Lusi.
-Gezohem Lusi.-tha ai me ate buzeqeshjen e tij te mrekullueshme.-Emri im eshte Eren.
Eren,o zot ky qenka fiks per mua.
-Gezohem gjithashtu Eren.
U fut profesori ne klase,dhe u prezantua.Ishte nje profesor me syze tipike katrore.Xhami i syzeve ishte i trashe gati dy cm.Habitem se si nuk i rendonte kocken e hundes?!Nesje.
-Une jam Gustavo Predi dhe do jem kujdestari juaj.
Se si me tingellon mbiemri i ketij mua.Shume familjar...Ah po ngjason me preshi prandaj.Ne fakt i shkon dhe ashtu Gustavo Preshi.
Emri i ketij me dukej emer tipik i atyre telenovelave spanjolle ku protagonistja qan si debile dhe thot kur ai iken dhe e le ne mes te krevatit:Mi amor no te vajas.Gustavo te amo porfavor no me dejas.
Dhe ai qe thot si i pire sikur ka marr ndonje dru:Desculpame pequenia,pero devo andarme.Dhe arsyeja?!Ku eshte?Ku vete pa arsye?!Pf,ska ndonje arsye.Thuaj me mire ika per qef dhe e mbyllim.
-Lusila Klarms.-tha ai.E kishte me mua.Dhe si per cudine time,ai e kishte perseritur disa here.
-Ketu.-thash dhe u ngrita si e terbuar.
-Mire qetesohu.-tha ai duke qeshur.
Cka qe qesh ky preshi?Sikur thash ndonje barsalete une.
-Paske humor.-tha Eren duke qeshur.
-Ha ha ha..-qesha ne menyre te sikleteshme dhe une pas atij me budallallekun qe bera.
Kaluan oret e mesimit dhe me ne fund dolem nga klasa.Une dola bashke me Erenin duke biseduar.Isha e lumtur qe te pakten zura dike ne shoqeri.
-Shihemi neser atehere Lusi.-tha ai me ate buzeqeshjen e tij te mrekullueshme qe mua me bente ta puthja pa u menduar.
-Shihemi,Eren.-thash une dhe bera me dore teksa ai largohej.
Pak me tutje degjova nje pjano.O zot sa e lumtur qe isha.Me ne fund,muzike per veshet e mi.Vrapova drejt e ne salle aty ku vinte tingulli i asaj pjanoje.Veshtrova nga xhami,dhe ishte nje vajze me floket kacurrela,e cila po i binte per bukuri asaj pjanoje.Arrija te shikoja se me sa delikatese e me finese i levizte ajo gishtat e saj te holle.Njehere tek tastet e bardhe dhe njehere tek ata te zinjte.I binte aq embel sa me beri te futesha brenda si nje e paftuar.
-M...Me fal.-thash teksa u futa brenda.
Ajo me veshtroj,po nuk tha gje,thjesht me pershendeti.
-Ckemi.
-Me fal qe te bezdis,thjesht pash se si po i bije.Je e mrekullueshme.
-Jo ska gje nuk me nderpreve,dhe shume faleminderit qe mendon ashtu.Emri im eshte Tifani.
-Quhem Lusi.-thash me miresjellje.
-Gezohem Lusi.-buzeqeshi dhe u ngrit nga stoli.-Me fal,me duhet te shkoj disa sekonda tek salla e instrumenteve te gjej pentagramin tim.
-Ska gje.-i thash duke buzeqeshur.-Mund te pres te te degjoj serish?
Ajo buzeqeshi,dhe u largua.
Prita disa sekonda,dhe nuk po qendroja dot pa bere dicka.Me erdhi nje ide.Nxora fletoren time,dhe fillova te kendoja nje pjese te shkurter qe ja kisha dedikuar jetes time.
Ajo kenge e cila fliste per cdo gje qe une kisha kaluar ne jeten time deri tani.Deri ne ate cast ku une ndryshova nga fillimi deri ne fund.Por,mua me ndaloj nje zhurme ose me sakte dikush qe po me pergjonte le te themi.Por,u largua,kur une shkova per ta pare...


He mo si ju duket?☺Shpresoj tju pelqej😁.Ka per te qene vertet ndryshe nga dy te paret😄.Ka per te pasur me shume humor😂.Si ju duket Lusi😎.Dhe si mendoni kush po e pergjonte teksa kendonte?😏
(me thoni mendimin tuaj ne komente☺)Srrija dot pa postar nje story tjtr 😅😂.

Afraid Of The GameWhere stories live. Discover now