Hapa deren e shtepise,kur mu perball syve pash Jurgen qe priste tek dera,i mbeshtetur ne njeren ane.
-C...Cdo ti ketu?-pyeta teje mase e habitur.
-Ergit i doli nje pune,keshtu qe erdha ne vendin e tij.-tha fare i qete.
-Nuk eshte nevoja per ty.Mundem ta bej dhe fare vete duke e marr ne telefon.-thash e gjasme painteresuar ndaj tij,dhe isha gati per ti mbyllur deren vetem nese ai nuk do te kishte vendosur doren tek dera dhe duke e penguar.
-Mendon se do me largosh duke me mbyllur deren?-pyeti ai provokueshem.
-E pse jo?Dhe mundem.-ju pergjigja.
-Ja qe nuk ja del dot zeshkane,-me kapi per beli,dhe me terhoqi si cdo here tjeter.Ajo terheqje qe me mungonte vertet shume.-sepse une jam me i shpejt.
-Ne rregull,mjaft.-thash,dhe e largova nga vetja.
Isha ende e lenduar nga fjalet e tij.Ai me krahahsoj me ato kukullat e tij te porcelanit,serish.
Nuk di ne do ja fal apo jo.*Jurgen P.O.V*
Pash fytyren e saj,dhe nuk ishte me e njejta.Ajo ishte paksa e trishtuar,e thyer,dhe e zymte.
Nuk ishte me ajo zeshkania e qeshur qe njihja me perpara.Nuk ishte me ajo zeshkania qe nuk linte nje moment pa u zene me mua.Me mungonte ajo.Doja te ishte serish ajo e para qe njoha une.
-Futu.-tha,dhe me hapi hapsire per te kaluar.
U futa brenda,ne fakt ishte hera e pare qe futesha ne shtepine e saj.
-Je vetem?-pyeta,pasi nuk shihja njeri ne horizont.
-Po.-pergjigjej shkurt ajo.
-Ok.
U futem ne dhomen e saj,dhe ajo u ul tek karrigia tipike me rrota.
U ula tek krevati i saj,dhe prisja qe ajo te fliste.
Qendruam gati gjysme ore pa pike fjale,dhe nuk e duroja dot,keshtu qe theva heshtjen.
-Ke ndermend te me besh pyetjet?
Ajo u kthye me vrap nga une,dhe qendronte me nje laps dhe nje leter ne dore.
-Mundesh te presesh paksa si i paduruar qe je?-tha ajo e inatosur.
Cuditerisht inati i saj nuk me beri efekt,ne fakt buzeqesha paksa dhe asaj i beri pershtypje,duke ndryshuar shprehine e fytyres nga te zemeruar ne te habitur.
U kthye rrufeshem aty ku ishte,dhe sec filloj te shkruante.*Lusi P.O.V*
Po ndjeja nje frymemarrje ne qafe,dhe kur ngrita koken Jurgeni qendronte mbi koken time,duke pare se cfare po beja.
-Cke q...qe me rri ne koke?-pyeta e cuditur.
-Po shikoj cdreqin po ben,ngele duke zgaravitur fleten e shkrete.E bere copa e bere.-tha ai,dhe afrohej me shume.
-Ka mundesi distance te lutem?-i thash,dhe u ngrita.
-Cdistance moj?Dashke distance ti.Me bej ato pyetjet qe te mos vonohemi.-tha provokueshem.
-Mir mir ulu se me vdiqe.-thash e lodhur.
Beri sic i thash,dhe u ul ne kolltukun ngjitur me krevatin,dhe me shikonte deri sa te flisja.
-Cfare dege te caktuar ke zgjedhur?
-Arkitekturen.-u pergjigj serioz ai.
-Sa vite ke qe e studion degen e arkitektures?
-6 vite.
-Cfare ke ndermend per te ardhmen pasi te mbarosh arkitekturen dhe universitetin?-pyesja une,dhe mbaja shenim cdo fjale te tijen.
-Deshiroj te hap nje kompani si fillim,pastaj te arrij fitime te larta,dhe nese do te kem aq sukses,mundem te hap dhe nje kompani per stilistik.
-Paske goxha plane.-thash,pasi u cudita nga ato qe tha.Aq te organizuar nuk e kisha menduar as vete ne lidhje me jeten time.Madje ende nuk e di se cfare do te bej si perfundim.Perfundova intervisten,dhe po reinin pa folur,kur ai vendosi te thyente heshtjen.
-Cme shikon si pule?-tha ai.
-Une si pule?U me ardhsh anash sa gjysma ime te ishe.-thash e inatosur.
-Po ti je mu si nje pule.-tha ai,duke u ngritur.
-Hajde ketu se po nuk ta rregullova une samarin.-dhe nisa ta ndiqja per ta qelluar.
-Pse moj gomar te dukem une qe te me rregullosh samarin?-qeshte ai,dhe kjo gje me ngrinte nervat.
-Jo gomar po derr je.-dhe me ne fund e kapa nga bluza.
-Po e marr si nje kompliment.-tha,dhe me pa doren.
-Po tani,te te rrah une?-bera nje nenqeshje triumfuese.
-Provoje.-buzeqeshi ai,dhe u afrua tek une.
-Pse se bej dot thua?-thash me vetebesim.
-Jo,nuk e ben dot.Ve bast qe ti as tek gjysma e fytyres nuk me afrohesh dot.-tha ai me vetebesim.
Per tja provuar qe e beja,afrova fytyren time prane te tijes,deri sa frymemarrja e tij perplasej me buzet e mija.
-E shikon qe e bej!-thash fitimtare.
-E di qe e ben zeshkane,prandaj te provokova.-dhe me terhoqi,duke bere qe une te ndjeja buzet e tij mbi te mijat,dhe ai qe ledhatonte faqen time.Cpo ben ky?Eshte ne vete apo si?Cfare po i thoshte mendja?Gjithsesi,nuk e di perse,por ky njeri i cmendur,me ben qe ta dua,me ben qe te buzeqesh pa kushte.E dua vertet shume.
Edhe pse me shume keqardhje,duhet te ndaja ate puthje.Duhet ta perfundoja aty.
E shtyta paksa,dhe i thash:
-Me vjen keq Jurgen.Por,nuk mundem te vazhdoj keshtu.
-Pse?-pyeti ai me nje ze qe i vinte nga shpirti.
-Sepse une isha ajo qe tallej me ty,isha ajo qe kur te puthte dhe te thoshte te dua gjenjente,une isha ajo qe nuk kishte ndryshim nga kukullat e tua te porcelanit.Me ule ne nivelin e tyre,dhe pse dola kundra familjes sime per ty,une per ty vazhdoj te jem ajo genjeshtaria qe per arsye sepse te doja dhe nuk desha te te humbisja nuk te tha gje.Jurgen,cdo gje qe bera,une,e bera vetem per ne te dy.E bera per ty.Nuk me intereson se cthote bota per mua,por tani qe e mora vesh se cfare mendon ti,tani vertet mendoj se jam nje humnere femer.Llafet qe me the,veth ne vesh i kam.I degjoj cdo nate me shpresen se do ti harroj,por me kote,cdo nate qaj si debile mbi krevat dhe te nesermen nderroj kellefin e jastekut vetem e vetem qe ime më mos te kuptoj qe une po vuaj.Po vuaj nga budallalleku qe bera vete,dhe nga fjalet qe i vetmi person qe me interesonte mendimi mbi mua,me tha ato fjale aq therrese.-perfundova une,duke e pare ne sy,dhe ai qe me pa i coroditur.Nuk mbaja dot lotet,por gjithsesi po ja dilja ne nje fare menyre.*Jurgen P.O.V*
Nuk me besohej.Ajo vertet u lendua ne shpirt nga ato qe thash.Si nuk mundem te kontrolloj nervat e mija legene.
-Lusi,shiko.Ate dite isha vertet i nevrikosur,vetem sepse pash ate foto nga ajo kurva.Vertet qe isha ne nerva e siper.Nuk mundesha ti kontrolloja nervat.-ju pergjigja me nje ze qe mezi doli.
-Une desha te te sqaroja,ti ishe ai qe nuk me dha mundesine.Ti ishe ai qe i dhe fund lidhjes sone vetem per nje foto.Ishe ti ai qe nuk mendoj fare se cfare do te ndodhte me pas,pas asaj idjotesie qe bere.-vazhdonte ajo,me gjithe te drejten.Tani isha une ai qe nuk kishte te drejte te pergjigjej apo te fliste kunder fjaleve te saj.*Lusi P.O.V*
-Intervisten e mbaruam.Tani,duhet te vazhdoj ta perpunoj.-thash,gjasme e forte,edhe pse perbrenda po shpertheja ne lot.
-E kuptova.-tha me nje ze te cjerre dhe te holle ai,dhe zbriti poshte.
E ndoqa deri sa zbriti,dhe ai hapi deren,duke u larguar.
Tashme e sqaruam problemin,por a do vazhdoj serish te mos e shikoj dot ne sy,edhe pse e dua me gjithe shpirt...Here is the other part.Shpresoj tju pelq 😊.Pra ky pendohet kur i do qefi 😑.Kurse kjo Lusi pr mendimin tim ka te drejte☺.Si mendoni,kush ka te drejte?😕
(me thoni mendimin tuaj ne komente☺)
ESTÁS LEYENDO
Afraid Of The Game
RomanceLusila Klarms nje vajze e thjeshte tetembedhjete vjece e cila dashuron muziken hyn ne universitet dhe aty gjithe historia e saj,ndryshoi rrenjesisht.Nenvlerson talentin e saj thjesht si te ishte dicka qe cdo kush e ben.Por zeri i saj qe ndryshe.Kush...