8.Idiot With Cornes

1K 69 21
                                    

Kishin kaluar plot dy dite ne ate eskursjon "madheshtor".Isha ende konfuze nga ato qe Jurgeni me tha ate nate.Cpo mendonte valle?...
-Eja Lusi,do nisemi.-tha Tifani,duke marr canten e saj.-I more te tera?
-Jo,kam harruar fasulet e njoma.-thash me ironi,dhe ajo qeshi.
Te dyja dolem nga dhoma,dhe zbritem poshte.
-E ndjen kete ere?-pyeti ajo,duke me treguar nje tym te zi qe po dilte nga maja e hotelit,ku dicka po digjnin te zotet hotelit.
-Se kujt i eshte djegur ndergjegjia prandaj.-thash pa interes,dhe shkova tek dera e autobuzit.
-Hahahaha,kjo po qe ishte e madhe!-tha Tifani me doren ne bark.
-Me kalo pak ujin,mu tha fyti vdiqa.-dhe me kaloj ujin,dhe hapa kapakun.Por sa e hapa,degjova dike te bisedonte pas meje.Pash grupi shurupin.Ishte Slimsi dora vete,dhe banda e tij "mbam se sme mbajn kembet".
-Ore se nuk na tregove gje dje,si ishte zeshkana?-pyeti Ergi.
-Pffffff,mendoja se ishte e zonja dhe do rezistonte,por dhe ajo si keto porcelanet eshte,po vetem se eshte prej lecke.Gjithsesi,ishte qejf te luaja pak me te.-tha ai superior.Cfare po me degjonin veshet?Vertet e tha ai?
Syte filluan te me mbusheshin me lot,por nuk e dhash veten.
Sic isha me bidonin ne dore,shkova pas tij,dhe ngrita doren,duke derdhur te gjithe shishen mbi te.

*Jurgen P.O.V*

-Kush dreqin...-thash,por kur u ktheva,pash zeshkanen,qe po me shikonte me dy sy,te mbushur me lot.Dreq,kishte degjuar cdo gje.
Nuk fola,vetem pash se si lotet e saj,filluan te pikonin,ne faqet e saj,deri tek buzet e buta.
-Ups,me duket se degjoj.-peshperiti Franci,te tjereve.

*Lusi P.O.V*

Lotet dolen pa vetedije nga syte e mi.E dija se ai thjesht po tallej me mua,por pse me dhimbte shpirti ti degjoja ato qe ai tha?...
Ula koken per mos te vene shume re lotet e mi,dhe thash:
-Me duket se e gjeta Tifani kujt i eshte djegur ndergjegjia,dhe cipa gjithashtu.-Tifani e kuptoj si u ndjeva,dhe nuk qeshi e as foli.U futa ne autobuz me syte me lot,dhe nuk dola.

*Jurgen P.O.V*

-Me duket se e tepruam.-tha Ergi,i penduar nga ajo qe tha.-Gjithsesi,te drejte kishte,ti je njr trap i paqendrueshem prandaj nuk te zihet bese.-dhe filloj te qeshte.
Terhoqa floket mbas per te hequr ujin,dhe thash:
-Nuk me interesojne se si e marrin ato.Ndac per keq,e ndac per mire,une ky jam,i pelqen apo jo asaj.-dhe shkova per te nderruar rrobat.

*Lusi P.O.V*

Pash Erenin,dhe u ul prane meje.
-Cke qe qan?-pyeti ai i shqetesuar.
-Asgje me rendesi.-thash,dhe shikoja nga xhami i dritares.
Fshi lotet moj debile.Qan per nje te paedukate e te pa ndergjegjshem.Keto lote harxhoj per dicka qe vertet ja vlen,e jo per dike qe i shperdoron ato si te ishin farsoleta njeperdorimshe.
-Gjithsesi,do te doja te dija cfare kishe,por nuk do te besdis.-dhe u ngrit qe aty.
Pas disa minutave,erdhi Tifani.
-Si je?-pyeti e shqetesuar.
-Cma ke ate ze si rrush i shtrudhur?-thash e cuditur.-Si supozohet te jem?Jam per bukuri se shikon?-thash duke buzeqeshur.
-E sigurte?-pyeti serish.
-Jo jam me dy mendje.Sdi ca te zgjedh,miren apo keqen.-dhe ajo filloj te qeshte.
-Kjo eshte Lusi qe njoh une.
-Pse njeh ndonj tjeter ti dhe sdi gje une?-thash duke qeshur.
Kur pas meje,u ul serish ajo porcelani kembe gorrilla.
-Ckemi lecke.-tha ajo.
Kishte nje gote me coca cola ne dore,dhe bente dengla si te ishte uiski.E tundte sa andej kendej.
-Ckemi njeri leshi.-thash une,dhe te filluan te qeshnin.-Mos e tund shume coca colen se mos te derdhet shesh.Apo me fal,ajo eshte uiski me gaz.
Ishte gati te shperthente nga inati,zgjati doren per te me derdhur uiskin me gaz,por kapa doren e saj,dhe thash:
-As mos e mendo flluske,kete ben mire ta pish,pasi mami dhe babi nuk ti dhan kote leket.-dhe i buzeqesha duke nxjerr dhembet ne pah.
-Ti e felliqur.-tha,dhe u largua ne nje vend tjeter.
-Nah,une jam me e paster se vete pastertia moj cupe.-dhe serish filluan te qeshnin te gjithe.
-Goce paske nje humor fsntastik.-tha njera qe po mbante barkun me dore.
-Po ja,pregatitem ne shtepi per raste te tilla,dhe flas me fshesen duke zgjedhur situaten ku jam futur.-dhe i shkela syrin ne forme shakaje.
-Cfare?-pyeti njeri pas meje,qe kishte nje ore qe me qellonte karrigen.
-Ti vlla,se kupton sarkazmen,dhe shko tek ndonje mjek se na vdiqe,sikur je me rakitizem a lumadh,rri e rri e qello karrigen.Cte ka bere ajo e shkrete qe e ke marr kaq shume inat.Pike e zeze.-thash duke e pare,dhe autobuzi vete filloi te qeshte.
Pas tre oresh te tjera,mberritem ne shkolle,dhe zbrita kesaj rradhe e fundit.
-Eh,kaq ishin dhe pushimet me klasen dhe shkollen.-tha Tifani,duke buzeqeshur.
-Ufa,falenderoj zotin qe mbaruan,se mua gerhimat e kesaj me hoqen bullonat.-thash,duke ju drejtuar Tifanit me shaka.
-Uaaaaa,avash mi avash se na nxore te palarat.-tha ajo duke bere si e merzitur.
-Po laji ti dhe behen te lara ato.-shkela syrin,dhe shoket filluan te qeshnin.

*Jurgen P.O.V*

-Ca ke vlla je mire?-me pyeti Luka.
-Lem aman skam me nerva.-thash i lodhur tashme,nga cdo gje qe kishte ndodhur.
-Pse,nuk te pranoj ndonje kukull?-pyeti ai duke me provokuar.
-Ska lidhje.-thash,dhe u largova.
-Juri,Juri,Juri shpirt.-tha Kevina,duke me perqafuar nga pas.-Te vij sot tek shtepia jote?
-Lem o Kevina aman se nuk jam mire.
-Ouuuuuuu,fillove prap ti me kete.-tha ajo e inatosur.
-Shiko,nese nuk do,ik ku te duash,nuk kam nerva te degjoj po***et e tua tani.-dhe u largova,duke e lene ate aty ku ishte.
E gjitha ajo qe une po mendoja ne ate moment,ishin syte e saj,te mbushur me lot.Dhe buza e saj e lagur nga ato pika,dhe mjekra qe i dridhej pasi nuk mbante dot me lotet.
-Trap i mallkuar.-peshperita vetes.

*Lusi P.O.V*

Shkova ne shtepi,dhe kur hapa deren,pash mamin dhe babin,me nje zarf ne dore.
-Ckemi shpirt.-erdhi mami,dhe me perqafoj fort.
-O ma,avash se na hoqe rruazat e kurrizit.-thash me ironi.
-Eja ketu princesha e babit.-erdhi dhe babi,dhe me thyeu brinjet.Perendiiii sikur kane bere body billding keta te dy.
-Me solle suvenir?-tha babai.
-Po te solla.-thash une duke futur doren ne cante.
-Njeeee.......mbajtese celsash.-dhe nxorra doren nga canta.
-Seriozisht e ke?-pyeti ai,paksa me dyshim.
-Pse ste del gjithe kjo mbajtese ketu?Paksa ta mbleva ben dhe naze.-thash,dhe ja dhash ne dore.
-Lusi,duhet te te themi dicka.-tha mami,kesaj here serioze.
-Po?-pyeta une.
U ulem te tre ne divan,dhe mami me dha zarfin.
E hapa ate.....
-CFARE????.....



Helloooo im here with a new updateeee.Gezuar 2018🎄.Dhe kjo eshte pjesa e pare e postuar ne 2018.Shpresoj tju pelqej ☺.Ca idjoti ky Juri lumadhi😠.
Po ai zarfi aq i rendesishem cfare mendoni se kishte?😆
(me thoni mendimin tuaj ne komente☺)
P.S shpresoj te arrij te bej nje tjtr pastaj.

Afraid Of The GameМесто, где живут истории. Откройте их для себя