"A je më mirë tani?"
"Budalla, mos ik aq shpejt"
"Në rregull ëmbëlsirë edhe mos më thërrit më ashtu" nga gjithë ato që thashë i tërhoqi vëmendjen vetme fjala budalla, kur ai vërtet po sillesh si një budalla
"Ku po shkon?" Heq dorën prej tij
"Tek liqeni, të bisedojmë"
"Nuk dua të flas me ty, dua të shkoj në shtëpi"
"Jo pa folur njëher bashk, prit të parkoj makinë. Tani mund të zbresim" Leo ishte i vendosur, donte që ne të dy të bisedonim
"Çfarë dreqin do që të flasim?"
"Hajde"
Kalojmë lokalin e parë që ndodhet aty dhe shkojmë e ulemi tek rrënjët e dala të pemës, tek bregu i liqenit
"Pse reagove ashtu kur të putha?" Leo bëri pikërisht pyetjen që s'doja që t'më bënte
"Sepse nuk doja t'më puthje"
"Vetëm për këtë arsye?" Është një nga të paktët persona që arrinë t'më kuptojë, e kuptoi që isha duke gënjyer
"Po"
"Nuk të besoj. Më thuaj pse?"
"Sepse nuk kam besim tek ty. S'kam besim tek askush, askush nuk më do. Që kur kam ardhur këtu gjithmon jam bullizuar sepse vij nga një qytet i vogël, jam ajo goca naive. Të gjithë duan të luajnë me ndjenjat e mija, të gjithë më urrejnë mua dhe un po ashtu veten time"
"Shhh, ëmbëlsirë qetësohu" thotë Leo"Mos qajë të lutem" vendos duart e tij tek fytyra ime. "Mos mendo ashtu, ti je vajza më e mirë që kam njohur, mos dëgjo çfarë thonë të tjerët. Ti je e vetmja që arrite të hysh në zemrën time vetëm me një shikim, ti je shumë më e fortë seç mendon, mos dysho asnjëherë tek vetja jote."
"Po i thua që t'më bësh qejfin"
"Aspakt, çdo fjalë e imja është e vërtetë. Dhe ajo çfarë doja të thoshja tjetër është që nuk do rrish më vetëm kur ka shumë djem afër teje"
"Pse?"
"Bëj kështu si po të them kaq."
"Pse ? Nuk jam as e dashura jote e asgjë per ty"
"Po je shumë për mua, dreqin" Leo kuptoje e këtë, po të pyes sepse dua të dëgjoj prej teje se çfarë jam un për ty, dua t'a di.
"Çfarë jam?" Duke biseduar me Leon, që të dy e kishim ngritur zërin dhe njerëzit që kalonin aty na shikonin çuditshëm. "Oke, të qetësohemi se po na shikojnë njerëzit çuditshëm. Prit të shikoj sa vajti ora" nxjerr telefonin nga xhepi por më bien vëthët që kisha blerë për Leon.
"Çfarë jan këto??"
"Asgjë m'i jep"
"Shiko sa është ora ti, atë bëj" Leo merr kutinë në dorë dhe e hap
"Ora është 20:00 , duhet të shkoj në shtëpi"
"Po këta vëthët për mua jan?" Pyet duke më parë me ato sytë e tij që po shkëlqeni këtë herë nga lumturia dhe jo nga zemërimi, s'dua t'i shikoj më ata sytë që pash pak më parë
"Jo, por silli këtu" përpiqem që t'ia marr vethet nga dora
"Ti nuk mban vëth, kështu i bie jan për mua"
"Leo më duhet të iki, m'i jep vëthët"
"Hajde merri" i ngre lart vëthët, shkoj drejt tij për t'i marr por nuk arrija dot
YOU ARE READING
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romance"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...