"Ori im, drita im" vendos dorën mbi inkubatorin "dua shumë të marrë në krahë, të ndjenjë aromën tënde por as këtë nuk e bëj dot. Zemra ime, tani jemi vetëm unë dhe ti, të gjithë na kthyen shpinën dhe u larguan. Babi jot, dashuria ime e vetme, sapo u largua duke më dhënë shpresë se do rikthehet. Sa duhet të kapem pas kësaj Shpresës? Kur të rritesh do të tregojë historinë tonë të dashurisë, sa i mrekullueshëm ishte babi jot. Kjo dashuria jonë nuk përfundoi por u la në gjysëm dhe asgjë nuk të dhemb më shumë se një dashuri e lënë në gjysëm. Ori" bisedoja me djalin tim, duke i shprehur atë çfarë ndjenja nga brenda, më ndihmonte që mos të mbaja gjithcka nga brenda.
"Shpejt thërrisni doktorin" dëgjoj infermieret që po bërtisnin fortë, as nuk e kisha ndjerë që kisha rënë e kisha përplasur kokën
"Enklea, Enklea më dëgjo. A ke dhimbje?" Pyeste e shqetësuar infermierja por trupi nuk më përgjigjesh, asgjë nuk ishte më në kontrollin tim, gjithcka po më braktis.
"Erdha" shikoj doktorin që po vraponte drejt meje, asgjë tjetër nuk arrita të shikoj pasi mbylla sytë e gjithcka u bë errësirë.
***
Pas 1 jave, gjendja ime dhe e Orit ishte më e mirë, gjatë këtyre ditëve mami vinte cdo ditë për t'u kujdesur për mua. Do pyesni për atë që vazhdon t'a quante veten "Baba" e refuzoja që t'a takoja. Leo ndodhesh në Gjermani ndërsa Albani nuk ishte shfaqur, sikur të ishte zhdukur.
"Si je bija ime?" pyet mami që sapo hynë tek dhoma ime
"Mirë jam ma."
"Enklea, do largohem sa të shkoj të marrë rrobet tek shtëpia dhe do vijë sërisht"
"Në rregull ma, më në fund do dal nga spitali."
"Po bija ime, shyqyr që ti dhe Ori jeni mirë, kjo ka rëndësi. Po largohem" mami shkon, ngrihem nga krevati dhe shkoj për të parë Orin se sot kishte vizitën e fundit.
"Ku është Ori, djali im?" Pyes infermieret pasi shikoj që nuk ndodhesh aty
"Ori është tek vendi i tij" më kthen përgjigje infermierja
"Nuk është këtu po them? Ku është Ori?" Ngre zërin më shumë tek fjalët e fundit, zemra ime po fillonte të rrihte shpejt përshkak se mendimeve të mija, jo asgjë nuk i ka ndodhur Orit tim.
"Mos e kanë çuar tek doktori për ndonjë vizitë?"
"Këtu është djali im?" Hap derën e doktorit pa trokitur por as aty nuk ishte, një fëmijë i sapo lindur s'mund të largohet në këtë mënyrë.
"Çfar ka ndodhur Enklea??"
"Ori është zhdukur?"
"Si është zhdukur?" Pyet i habitur doktori
"Nuk ndodhet askund, ku është Ori? Dua djalin tim"
"Qetësohu Enklea, infermier pyet të gjitha infermieret për Orin"
"Në rregull doktor" Gjatë kohës që ata pyesni e kontrolloni për Orin, dëgjoj dy infermiere që po bisedoni me njëra tjetrën.
"E dëgjove atë mamanë që po kërkonte për fëmijën e saj" thotë njëra prej tyre
"Po e dëgjova. E shkreta ajo, ajo po kërkon për fëmijën ndërsa fëmijën i'a mori burri"
"Kush burrë?" Nuk durova dot e ndërhyra në bisedën e tyre
"Ti je ajo..."
"Po ajo e shkreta jam, më thuaj kush ishte ai"
"Një burrë shumë gentlemen, i bukur dhe dukesh që ishte me lek" Më mjaftonte thjesht fjala e fundit që të kuptoja se kush ishte ai, zbres shkallët e largohem nga spitali ashtu e veshur me pizhame. Jashtë qielli ishte i zi katran me disa re që dukeshin sikur po vinin drejt meje , ai shiu i rrëmbyeshëm që po binte s'më lejoi që të humbisja në atë heshtjen që shpesh herë e urrejë. Nisem ashtu me një palë shapka që kisha veshur, nisem për tek shtëpia e Albanit, e vetmja që mund të bënte kontrast në këtë kohë gri isha unë, unë e veshur me pizhame ngjyrë të hapur. Askush nuk mund të dëgjonte rrahjet e zemrës sime, as zemrën time të shqetësuar por vetëm më paragjykoni. Gjatë gjithë rrugës dëgjoja fjalët të tilla si: e shkreta ajo, ku po shkon ashtu? Ose s'do ketë lek kjo, e kanë lënë në mëshirë të fatit edhe fjalë të tilla si që e kam vendin në Vlorë sepse një grua nuk mund të dali kështu nëpër rrugës e qytetit. Thua isha një kurve e kisha dal me të brendshme sepse të gjithë po kthenin kokën nga unë dhe po më shikonin në atë mënyrë, por jam thjesht një mama që po shkon të marri fëmijën e saj nga dorët e një dhunuesit.
STAI LEGGENDO
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Storie d'amore"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...