Pjesa 12

1.3K 75 55
                                    

İ vërsulet buzëve të mija për të shuar mallin e tij po ashtu dhe mallin tim, butësia e buzëve të tij më kujtoi sa e bukur është dashuria e vërtet, sa e bukur është kur të duan dhe jo vetëm të duash. Ndahemi sa për të marr pak frymë, jam unë ajo që kisha nevojë për frymë, duhet të rikthehem në realitetin tim të hidhur por e lë veten të lirë e shijojë puthjen.

"Ëmbëlsirë më në fund, më kishte marr malli shumë" thotë Leo, buzët tona akoma ndjenji prekjet e njëra tjetrës

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

"Ëmbëlsirë më në fund, më kishte marr malli shumë" thotë Leo, buzët tona akoma ndjenji prekjet e njëra tjetrës

"Edhe mua zemra ime"

"Dua të vish me mua"

"Leo, s'mund të takohemi bashk"

"Kupton çfarë po thua, unë po të them se më ke munguar, dua të vish me mua. Nuk mund të jetoj pa ty apo me mendimin se ti po jeton me një mashkull tjetër" thotë Leo i lënduar prej fjalëve të mija

"Të premtoj se do të takoj çdo ditë këtu në bibliotek" sa shumë dëshiroj të largohem me Leon, dua të mësoj së çfarë do të thotë dashuri e vërtet, të ndjejë ngrohtësi prej çdo prekje të tij, dua shumë. Kam lexuar shumë në story të Instagramit pyetjen : Kë duhet të zgjedhim familjen apo dashurinë?, pikërisht këtë pyetje jam duke i bërë vetës dhe përgjigjja nuk qenka aspakt e lehtë.

"Ëmbëlsirë, hajde me mua, largohemi nga të gjithë, nga gjithçka, vetëm un dhe ti"

"Leo, të lutem" mezi po mbaja veten që mos të qaja

"Ëmbëlsirë" mbështet kokën tek balli im
"Leo, të dua shumë."

"Mos lejo askënd të vendosi për jetën tënde" kjo fjalë më shpoi në zemër, s'duhet të lejojë askënd të vendosi për jetën time përfshirë e babain por a nuk është familja më e rëndësishme!? Dua të shpëtoj nga ajo lidhje me Albanit, dua të marr frymë e lirë, e puth Leon edhe largohem pa thënë asgjë

Futemi brenda tek godina A për t'u larguar nga shkolla, nisem për të shkuar në shtëpi por ma ndërpret rrugën Laura së bashku me Mateo.

"Enkela ti je ?" Thotë duke u dridhur nga emocioni, gjatë gjithë kësaj kohe nuk kisha folur fare me Laurën. Është turp për mua që të them që e kisha harruar fare për Laurën, jam një idiote

"Laura" e përqafoj fortë

"Sa më ka marr malli moj goc, ku ke qenë?"

"Çfarë nuk ka ndodhur. Të kërkoj falje që nuk të kam marr në telefon"

"E di që të detyruan të lidhesh me atë idioitin"

"Enklea si je ?" Thotë Mateo, e di që ai i ka qëndruar pranë Leos

"Mir Mateo" e përqafoj e atë, shkëputem prej tij e shikoj Albanin teksa po dilte nga makina e tij dhe po vinte drejt meje.

"Dua që të vish nga mua sot" thotë Laura që po mbante dorën time

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now