Pjesa 7

1.3K 76 20
                                    

Afërsisht nga ora 21:00 arrijmë tek hoteli ku do qëndronim, të gjithë u shpërndamë nëpër dhomat tona, un jam së bashku me Laurën në një dhomë.

Po rregullonim rrobat tona kur dëgjojmë një trokitje, hap derën e ishte pikërisht Leo me Mateo.

"Ca bën këtu ti?"

"Erdha të shikoj pak, nuk rri dot pa ty" Leo po sillesh sikur kishin kaluar vite që s'më kishte parë, kur në fakt kishin kaluar thjesht disa minuta

"Enklea e ke bërë Leo si fëmijët që rrin pas mamit" thotë me shaka Mateo, por vrapon drejt Laurës për t'a ndihmuar që të ngrinte valixhen e rëndë.

"Shiko si vrapoi, me vrap Mateo. Eee vëlla, më duket se të mori lumi e ty"

"Shiko sa të mirë jan, nuk i shprehin ndjenjat e tyre por ata e kan kuptuar. Prit t'i bëj një foto" i bëj një foto fshehurazi, dua të bisedoj me Laurën, çfarë po ndodh me të, vërtet ndjen për Mateo ?

"As kur u lidhe me mua nuk ishe kaq e lumtur"

"Je xheloz ti"

"Hahaha" qeshim se bashku. Leo afrohet afër buzëve të mija që sa do i puthte por dikush na ndërpret

"Laura, Enklea duhet të vini me mua" thotë një vajzë që hynë tek dhoma

"Tani e gjete dreqin t'a haj" i kthehet dhe e shikon me atë shikimin e tij vrasës vajzën që erdhi për t'na njoftuar neve

"Leo, e trembe vajzën. Po erdhëm"

"Edhe ju djema duhet të vini se presorja na ka mbledhur të gjithëve atije, jemi mbledhur si klasë atije"

"Erdhëm"

"Jemi mbledhur si klasë atije, të dhjefsha me gjithën klasën" thotë Leo i mërzitur

"Leo, qetësohu ca ke?"

"Po s'na lanë njëher rehat"

"Hajde këtu re Hajde" i jap një puthje, puthjen që dëshironte të merrte pak më parë

"Laura Mateo le të ikim"

Shkojmë tek dhoma e presores ku ishte mbledhur e tërë klasa, ishim ulur të gjithë e formuam një rreth.

"Dua që sot të kalojmë ca kohë bashk, mbase nuk doni të ishit këtu por.." përse gjithmon në fund bëhemi më melankolik,.përfshirë e këtu zyshen

"Shyqyr qe dikush e kuptoi" thotë Leo në mënyrë ironike

"Shhh pusho Leo" e pickoj prej krahu.

"Ju jeni klasa e parë që kam patur kujdestarie, këto tre vite qofshin të mira apo të keqija, dua që fundin të jetë i bukur, dua që edhe ju të kaloni kohë të bukura me njërin tjetrin. Klasa jonë ndryshoi shumë kur erdhi një vajzë Enklea, ti me çiltërsinë tënde, me ëmbëlsinë tënde dhe buzëqeshjen tënde na ndryshove që të gjithë"

"Faleminderit presore, s'di ca të them" skuqem në ato momente, Leo e kuptoi që ndodhesha në siklet dhe më hedh krahun

"Ajo është e dashura ime dhe dihet që është më e mira" fillon me shakat e tij që ndonjëherë më nxjerrin nga situata të sikletshme

"Le të luajmë tani" thotë njeri nga klasa.

"Çfarë do luajmë" pyet zysha

"E vërtet ose sfidë"

Të gjithë donim që t'a luanim këtë lojën, dhe presorja merr pjesë për herë të parë në lojë. Marrim një shishe dhe fillojmë t'a rrotullojme, çdo kush prej nesh po kënaqesh dhe nëse kemi patur mosmarrëveshje me njërin tjetrin, sot ishte nata që çdo gjë e kemi harruar.

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now