Pjesa 21

1.1K 73 28
                                    

Enklea PoV

"Ku jam ? Cfarë ndodh me mua?" Vendos duart tek barku im , por fëmija nuk ndodhet aty, fillojë të bërtas fortë"Ku është fëmija ime? Dua fëmijën tim, më sillni djalin"

"Qetsohu Enklea" hyn infermierja

"Dua të shoh djalin"

"Djali juaj është mirë" përpiqet t'më qetësoj mua

"Nuk ju besoj, dua të shoh Orin" po e kisha vendosur emrin e djalit tim, Ori do të thotë drita ime dhe ai është vërtetë drita ime, u bë drita në atë errësirë ku ndodhesha. Bëj të ngrihem por smundesh prej dhimbjeve të forta që kisha.

"Nuk duhet të ngriheni se mund t'ju hapet të qepurat e operacionit"

"S'më intereson, ose më coni tek djali im, ose.."

"Në rregull Enklea, sa të marrë karrocën do t'ju çojë tek ai" pas disa minutash shfaqet sërisht infermierja me karrocën, ulem tek ajo dhe nisemi tek dhoma ku mbahen fëmijët.

"Cfarë bën ti këtu" thotë doktori që po kontrollonte fëmijën tim

"Dua të shikoj Orin" i kthem paska e nervozuar duke harruar që ai na shpëtoi të dy.

"Ori e paska emrin ky trimi i vogël, t'a gëzosh emrin Ori"

"Doktor më thoni si është Ori? Pse ndodhet në inkubator, a ka rrezik për jetën?" Ngrihem në këmbë por nuk gjunjët nuk më mbani, ulem si e pashpresë sërisht në atë karrocë
"Enklea, duhet të kujdeseni për veten tuaj së pari."

"Ti mendon se më intereson shumë vetja ? Më thoni për gjëndjen e tij"

"Djali juaj është një heroi që sfidoi vdekjen dhe po lufton akoma duke u kapur nga pas jetës. Ori lindi në muajin e 7, duhet të tregoni shum kujdes për të, sic e shikon ai është delikat, mund të ketë probleme me frymëmarrjen pasi mushkëria e tij nuk është e formuar si një fëmijë që lind në muajin e 9. Por gjëndja e tij është e qëndrueshme, Ori është jetë gjatë, mos u shqetësoni për të. Do kujdesim për të"

"Faleminderit doktor, ju falenderoj shumë" i them doktorit duke qarë, e një dorë e vendos tek xhami i inkubatorit në pamundësi për t'a marrë në krahë zemërn time.

"Çojeni Enklean në dhomën e saj, ju lutem" i drejtohet doktori infermieres.

"Në rregull"

"Kush më solli këtu?" Pyes ndërsa ajo po conte tek dhoma

"Babi juaj"

"Pra ai më solli hë, ku janë ata tani?"

"U larguan zonjë" futemi tek dhoma, infermierja më ndihmon që të shtrihem në krevat

"Në rregull, mund të largoheni"

"Nëse keni nevojë për diçka më thërrisni" largohet infermierja duke më lënë vetëm në dhomë, e lirë për të rënë në mendimet e mija. Ku mund të ndodhet Albani tani, shpresoj që policia t'a ketë kapur atë, dua të shpëtoj nga ai maskara. Gjumi më zinte hera hera përshkak të ilaçeve që ata më jipni me anë të serumit, shikoj nga dritarja e shikoj që ishte darkë. Thërras ja dy herë infermieren por askush nuk erdhi, vendos të ngrihem e të shkoj vetë tek Ori. Ecja duke mbajtur barkun, mezi po ecja për shkak të dhimbjeve që kisha prej operacionit, eci për gjatë korridorit ku papritur del dikush para meje, nuk mund t'a besoj ai është këtu.

"Enklea" qëndron përballë meje

"Cfarë bën ti këtu? Si më gjete?"

"Si je?" Më pyet ndërkohë gjëja e vetme që mund të dëgjoja ishin rrahjet e zemrës sime

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now