"A u bëre gati?"
"Erdha" i them Albanit, do shkonim për vizitë tek doktori për të parë sesi po shkon shtatëzania ime. Hipi në makinë së bashku me të dhe më con tek një doktoreshë tjetër sepse ai i pari ishte doktor, Albani nuk e duronte dot atë t'më prekte. Cfarë budalliku. Albani zbret i pari nga makina e më hap derën, donte të tregonte sa gentleman është.
"Enklea këtu ndodhet doktoresha, do të pres deri sa të mbarosh vizitën"
"Mund të shkosh, do shkoj pak tek prindërit e mij"
"Do të cojë unë"
"Alban, dua të eci pak dhe nuk do arratisem thjeshtë do shkoj të takojë prindërit e mij"
"Ti nuk mund të arratisesh nga unë" më kap krahun, afërsia midis nesh bëhet më e vogël "ti je e mija"
"A të shkojë tani?" Asnjëher nuk do jem e jotja, më puth lehtë tek faqja, vendos dorën e tij tek barku im dhe thotë:
"O trimi i babit ti"
"Në rregull Alban, po largohem" kthejë kokën pa papritur se m'u duk sikur pash Leon, a ishte vërtet ai?
"Futu brenda, do pres këtu deri sa të futesh brenda" Ngjis shkallët e klinikës, mendohem me veten a ishte Leo apo thjesht iluzioni im. Nëse ka qenë vërtet ai, cfarë do mendoj për mua? E di që do mendoj se jam e dashuruar me Albanin.
"Përshendetje" them sekretares që ndodhet në hyrje të klinikës
"Përshëndetje Zonja Enklea, doktoresha po ju pret, ju lutem më ndiqni"
"Doktoreshë, Zonja Enklea sapo erdhi"
"Mirëserdhe e dashur" ishte e vetmja që po sillesh kaq sjellshëm me mua, e kisha harruar këtë llojë mirësjellje.
"Përshëndetje doktoreshë"
"Mund të shtriheni, do të bëj një eko" Doktoresha më ngre bluzen ndërkohë i tregoja sesi kishte vazhduar shtatëzania ime "Le të shikojmë pak fëmijën tënd"
"Si është ?"
"Mirë por..."
"Cfarë por?"
"Enklea e dashur, nuk duhet të shqetesohesh apo të lodhesh sepse ke rrezik për dështim"
"Rrezik për dështim the? Jo, jo, e dua këtë fëmijë, nëse edhe ai ikën s'kam arsye pse të jetoj më" ngrihem nga krevati ku isha shtrirë, zemra po më rrihte shum shpejt prej frikës se djali im , fëmija im mund të ikte
"Enklea ulu këtu, të lutem qetësohu" Doktoresha vendos duart e saj mbi supet e mija dhe më ul tek krevati
"Duhet të tregohesh më e kujdesshme me shtatëzaninë kaq po të thoshja. Do të tregojë se çfarë duhet të bësh, në rregull" më kap duart të cila ishin të akull, ajo shikon shenjën tek kyci im, shenja që ngeli që atëherë kur preva damarët e mij.
"Doktoreshë"
"Enklea,Cfarë ka ndodhur me ty?"
"Asgjë?"
"Si asgjë, ti ke shenja kudo tek krahët e ty. A janë ato shenja të dhunës?"
"Të lutem nuk dua të flas për këtë"
"Dhuna është shkaku që rrezikohet shtatëzania juaj. Enklea, e dashur dhuna nuk tolerohet për asnjë arsye."
"Por unë jam asgjë, nuk mund të bëj asgjë kundër kësaj dhune apo kësaj martese"
"E shikoj që t'i qenke dorëzuar dhe je e pashpresë"
"E çfarë mund të bëj, kur as familja nuk arrinë t'më kuptoj, kur edhe i dashuri im Leo besoj se më ka harruar e ka vazhduar jetën e tij, edhe kur je gruaja e Alban Hoxha"
DU LIEST GERADE
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romantik"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...