#te dua ❤️
Shkojme Dajti Park Resort, për fatin tonë nuk kishte shumë njerëz,presin biletën dhe hipim në teleferik. Ulem afër Leos, e pse kam hipur shpesh herë në teleferik sërisht kam pak frikë.
"Boom"
"Aaa" e kap prej krahu atë dhe nuk e lëshoj "pse më tremb?"
"Hahaha frikacake"
"Leo"
"Oke oke ëmbëlsira ime" deri sa mbërritëm nuk i'a lëshoj krahun ndërsa Leo bënte selfie. Arritëm, sapo zbresim i kërkoj të shkojmë tek kuajt
"O sa i mir qe je ti, dashuria ime" i drejtohem kalit.
"Pra ti i thua kalit me 2 sekonda takim ndërsa mua që kemi kohë që dalim s'më thua, seriozisht e ke ëmbëlsirë!?"
"Po shiko sa i mirë është"
"Un s'jam"
"Edhe ti je shumë i mirë" bëjmë nga një xhiro me kuajt dhe pasi më bëri 100 foto mua me kalin shkojmë tek restoranti për të ngrënë.
...
"Sa bukur duket Tirana nga këtu" ishin lart tek ballkoni i restorantit, nga duket e tërë Tirana
"Më e bukur je ti"
"Leo, mund të shikosh e këtej nga Tirana, mos më shiko vetëm mua" vendos dorën tek faqja e tij dhe i'a drejtoj fytyrën nga pamja
"S'mund të shoh gjë tjetër përveç teje"
Marr guximin dhe e puth ashtu papritur, Leo u çudit shum nga kjo puthja ime e papritur sa s'po reagonte fare, po qëndronte i ngrirë.Mendoj se bëra gabim me këtë veprimin tim dhe shkëputem nga buzët e tij, por ai çon një dorë tek koka ime dhe tjetrën tek beli
"T'a tregoj unë si puthet" më afron ndaj vetes dhe më puth, po ndanim frymëmarrjen me njërin tjetrin, një moment i përjetshëm për të dy ne. Po shijoja ëmbëlsinë e buzëve të tij , rrahjet e mija mund të dëgjoheshin me lehtësi pasi po rrihte si e çmendur, Leo më puth lehtë buzën e poshtme e për një moment ndahemi nga njëri tjetri.
"Te dua " thamë se bashku në një kohë
"Të dashurojë Leo"
"Dhe unë ëmbëlsirë. Të dua shumë"
"Pra askush prej nesh nuk e fitoi bastin"
"Un fitova zemrën tënde, jam i lumtur" i hedh në qafë dhe e përqafojë. E puth sërisht, dua t'i puth deri në pafundësi buzët e tij. Sonte i thamë njëri tjetrit "Të dua" , një prej kujtimeve tona më të bukura, muajt kaluan shumë shpejt, është muaj i fund i shkollës.
Si çdo maturant edhe ne kemi eskursionin në Korfuz, pas 1 muaj se bashku me Laurën arritëm të merrni lejen e babit tim, pra babi me lejoi të shkoi.Dita e nisjes
"Ëmbëlsirë"
"Zemër erdhe" e përqafoj
"Bëhuni gati se do nisemi, a jeni të gjithë këtu?" Fillon të thotë emrat tanë presorja jonë.
Ulemi nga fundi i autobuzit, Laura u ul me Mateo shpresoj që diçka midis tyre të lindi sepse jan vërtet shumë të mirë, Leo ulet me mua. Ora shënonte 5:00 e mëngjesit, gjumashi im vendos kokën tek supi im dhe fle gjum i qetë. Vendos kufjet e dëgjoj këngë, rrezet e forta të diellit nuk po e lini rehat Leon, vendos dorën para tij për t'i bërë hije.
"Të dua shumë ëmbëlsira ime" më thotë pasi më puth tek dora"A u zgjove?"
"Po, gjumi më i ëmbël që kam bërë"
"Se jam un shum e ëmbël"
"Mmm nuk e di, prit t'a provoje" më puth lehtë në buzë "Je shumë e ëmbël"
"O çifti, ka fëmijë e këtej" na ngacmon Mateo
"Ooo na fal lale, se ju harruam fare"
"Enklea ma ke marr shokun, tani vetëm me ty rri ai" fillohet të ankohet Mateo
"Hahah Mateo, Leo është i imi tani" Qeshim që të katërt
Rruga ishte shumë e gjatë por dhe shumë e bukur, jemi kënaqur duke bërë video dhe luajtur me njërin tjetrin.
Shpresoj t'ju pëlqejë pjesa e re. Se shpejti do vijnë e pjesët e reja, mos harroni vote dhe komentoni 🦋
VOUS LISEZ
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Roman d'amour"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...