"Ndalo aty" thotë dikush që hynë nga dera kryesore, me shikimin trubull përpiqem të shikoj se kush ishte ky djal. A është vërtetë Leo? Pra ai u kthye për mua ? Albani heq duart prej fytit tim e përpiqem të mbushem me frymë, shikoj sërisht por ai djali s'paska qenë Leo. Ishte thjesht polici që kishte ardhur për të arrestuar Albanin, ishte thjeshtë një çast iluzioni, Leo nuk është këtu."Mund t'a merrni Albanin" pohon gjyshi i tij
"Gjysh do pendohesh për këtë" i kthehet Albani
"Unë të rrita për të qenë i drejtë dhe jo një pedofil. Ti Enklea mund të shkosh të marrësh djalin" vrapoj drejt dhomës dhe marr në krahë Orin, sapo do dilja nga dhoma pash që telefoni im ndodhesh mbi komedinë kështu e mora edhe atë. Nga salloni dëgjohesh zëri i Albanit që po bërtiste se nuk donte të përfundonte në burg, shkoj atije dhe gjyshi i tij ishte ulur tek vendi ku ulet gjithmon.
"Ti kurvë e bëre të gjithë këtë, më shkatërrove. Për fajin tënd do shkoj në burg" vrapon sërisht drejt meje por policia e ndalon "do të vras"
"Zoti Alban, ju lutem qetësohuni dhe përshkak të kërcënimeve mund të dënohesh më shumë"
"Kush dreqin je ti që më flet mua kështu, unë jam Alban Hoxha" i bërtet policëve.
"Mund ta merrni tani" thotë gjyshi , policët largohen së bashku me Albanin, shikimi i tij ishte vërtetë i frikshëm dhe vrasës por që nuk kam më frikë tani
"Enklea edhe ti mund të largohesh tani, por si fillim dua që të mbaj pak në krahë Orin"
"Sigurisht"
"Enklea, bija ime e pafat ti duhet të largohesh nga këtu, duhet të largohesh nga Shqiperia sepse asnjëher nuk ke për të shpëtuar nga Albani nëse qëndron këtu" këshilla që po më jepte gjyshi i tij është shumë e vërtetë
"Gjysh, faleminderit për gjithcka që ke bërë për mua" e faleminderojë
"Më thuaj të vërtetën, a është vërtetë Ori nipi im apo jo?"
"Më vjen keq por Ori nuk është nipi juaj" vërtet e urreja Albanin por m'u thua zemra kur i thashë këto fjalë gjyshit të tij
"Merri këto lekët dhe shpresoj të jetosh një jetë të lumtur me djalin tënd" i refuzojë lekët që gjyshi i tij më dha por ai ngul sërisht dhe i marr, i marr ato lekët pa e menduar se me ato do filloja jetën time të re. Marr Orin në krahë e largohem nga ajo shtëpi e mallkuar, më në fund e lirë. Marr në telefon një agjenci udhëtimesh dhe pres biletë për të shkuar në Itali dhe shkoj në shtëpi time për të marr disa rroba pasi akoma jam me pizhamet që dola nga spitali.
"Enklea, ku je ? U shqetesova shumë për ty pasi ishe larguar nga spitali"
"Do të shpjegoj gjithcka ma por si fillim dua të nderrohem njëher. Mbaje pak Orin" shkoj në dhomën time, heq pizhame të cilat ishin akoma ujë dhe vesh një pal xhinse të gjera dhe një bluze që më kapi dora, përgatis valixhen me disa rrobat të mija dhe të Orit.
"Cfarë është ajo valixhe? Pse e ke pasaportën në dorë?" Pyet e çuditur mami kur më shikon mua
"Do largohem nga Shqiperia ma"
"Por ti je e vogël bija ime, si do largohesh vetëm?"
"Që të martohem dhe të lind një fëmijë nuk jam e vogël ndërsa për të shkuar jasht shtetit jam e vogël hë ma! Nuk dua të lëndoj ma kështu mos t'a vazhdojmë këtë bisedë. Unë të dua shum ma dhe më dëgjo mua ndahu nga babi" kap duart e mamit të cilat ishin akull të ftohta
"Nuk mundem bija ime, s'kam një punë asgjë , nuk bëj dot asgjë pa atë"
"Po mund të bësh shumë gjëra ma, ai nuk e meriton dashurinë tënde, jo ma. Hajde me mua, të largohemi që të dyja e të jetojmë të lira"
YOU ARE READING
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romance"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...