Pjesa 17

1.1K 70 31
                                    

Dal përball pasqyrës s'po arrija të njihja më veten time, kisha në fytyrë dhe mbi trupin tim kudo shenjat e tij, shenjat e dhunës së tij. Syri më është enjtur, është bërë i kuq, Enklea i them vetes, a duhet t'a duroj këtë dhunën? A jam unë ajo vajza që do i'a dal apo thjesht do hesht ndaj kësaj dhune? S'kam më fuqi as për të nxjerr e asnjë fjalë, e jo më të ngre zërin ndaj të gjithëve, ndaj kësaj shoqërie.

Shkoj tek dhoma, Albani nuk kishte ardhur akoma, marr telefonin për t'i telefonuar Leos, dua të largohem me të , të jetoj me njeriun që dashuroj, nuk më intereson aspakt as babi im dhe askush tjetër, asnjeri prej tyre nuk më do. Babai më detyroi të martohem me dikë që nuk e njihja ndërkohë ka kaq vite që tradhëton mamin, pranova gjithcka për prindërit e mij por jo kjo nuk ishte zgjidhja ime dhe s'kam pse të jetoj këtë jetë kështu.

"Ëmbëlsirë!?" Dëgjoj zërin e tij të ëmbël dhe të ngrohtë

"Zemër un..." Shperthej në lot

"Enklea, cfarë ke ?"

"Asgjë" i thotë Albani që kishte telefonin tim në dorë, pse duhet të vinte në këto momente.

"Kush je ti?"

"Jam burri i saj"

"Ti kush je?''

"Un jam Leo i da.."

"I dashuri i saj! Hahaha akoma e gënjejnë veten kështu ti. Ajo nuk të do , gjatë gjithë kohës të ka gënjyer. Enklea është e dashuruar me mua dhe t'a shikosh sa e lumtur është pasi kaloi natën me mua'' Cfarë dreqin është duke i thënë ai Leos, përpiqem që t'i marr telefonin atij por nuk arrita dot. Doja të thoshja 'Jo' me zë të lartë që Leo t'më dëgjonte por Albani ma bllokoi gojën me dorën e tij.

"Ti pedofili i dreqit"

"Të lutem mos e shqetësonin më gruan time, ajo është e lumtur me mua. Boll luftuat për një femër që fali veten dikujt tjetër"

"Nuk të besoj. Më jep Enkelan tani ose do vij aty"

"Enklea është pak e zënë për momentin, kështu së bashku me dashurinë tënd zhduku, mirupafshim"Albani i mbyll telefonin Leos, largon dorën prej meje.

"Cfarë dreqin bëre? Cfarë ishin ato fjalët që i the Leos?" Mendoj se në çfarë gjëndje do jetë tani Leo, duke urryer veten e tij dhe pse jo edhe mua.

"Ato ishin të vërteta"

"Cfarë të vërteta je duke thënë!" E shty që të largohesh prej meje, prania e tij më merr frymën

"Që ti je e imja, je femra ime dhe më do mua"

"Nuk të dua, nuk jam as femra jote."

"Po je"

"Nuk do të thotë se më preke njëher apo se bëre seks me mua do të jem e jotja, jo dreqin e marr, nuk do të thotë kjo që një femër të bëhet e jotja. Më mirë vdes sesa të dua ty, nuk do e dashurojë kurrë atë që më abuzoi seksualisht dhe që më dhunoi"

"Si bën dhe ti për një pëllëmbë" më përkëdhel lehtë tek faqja, cdo prekje e tij më kujtonte momentin kur ai më prekte pa dëshirë, momente nga abuzimi.

"Një pëllëmbë the hë? Shiko, shikoje mirë, ca janë këto?" Largoj dorën e tij të ndyrë nga faqja ime dhe i tregoj cdo shenjë që ai më kishte lënë.

"Unë të dua ty dhe s'dua të lëndoj." M'i kap të dyja duart dhe m'i vendos mbrapa tek beli im, e më afron e më shumë ndaj vetes së tij.

"Më lësho"

"Të dua" buzët e tij preken sërisht buzët e mija , donte që puthja jonë të thellohesh por nuk e lejova, nuk ia kthejë puthjen. Cfarë është duke menduar se një puthje do më bëj që të harrojë cdo gjë që më ka bërë apo se ajo puthja do më bëj që të lindi dashuri midis nesh, jo.

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now