Kalova disa vite shumë të vështira por të gjitha ato vuajtjer morën fund në një farë mënyre sepse vuajtja asnjëher nuk merr fund se ka ngelur plag tek unë. Kaluan. Ori në asnjë moment nuk u bë pengesë për mua, është e kundërta Ori u bë forca ime më e madhe, por çfarë ndodhi me mua pas 30 vitesh!
"Përshendetje, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve që keni ardhur në këtë event. Dua të falenderoj të gjithë ju profesionistët që jeni këtu për gjithë punën e palodhshme që ju keni bërë." Ndahen disa çmime "Tani kam nderin të prezantoj një jo vetëm një psikologe por më shumë se një psikologe, është një eksperte e edukimit. Zonja dhe zotërinj, le të mirëpresim Zonjën Enklea." Të gjithë duartrokitën për mua, vërtetë në sytë e tyre isha një eksperte por duart po më dridheshin sikur të isha 20 vjeçare.
"Faleminderit të gjithëve" marr çmimin që më dhanë
"Ju lutem Zonja Enklea na thoni disa fjalë"
"E di që ju të gjithë jeni këtu për t'më dëgjuar që të flas për edukimin por nëse mundem dua që këtë herë të flas për diçka tjetër. Dua të tregojë historinë time jo për të bërë show me historinë time por që t'i them cdo grua, cdo vajzë që janë dhunuar që ato nuk janë vetëm."
"Fjala është e juaj Zonja Enklea"
"Në sytë tuaj jam një eksperte, një grua perfekte dhe e suksesshme por që përbrenda mbaj një histori sic cdo njeri. Shum shpesh kam dëgjuar që më thonë jam e ftohtë , zemërgur por askush nuk më pyeti pse ? Pse jam kështu ?
Tek kyci i dorës sime kam një shënjë, një shënjë që e bëra kur isha 18 vjec, shum prej nesh që kemi tentuar të vrasim veten i fshehim këto shenjat. Por unë nuk që t'i mbulojë sepse ajo është pjesa ime dhe s'duhet të kem turp prej saj, aspakt. Vij nga një shoqëri patriarkale ku i mohojnë shumë të drejta gruas dhe nëse burri dhunën gruan shihet si dicka burrërore. Babi im, personi që unë e doja shumë, heroi im sepse babi për cdo fëmijë është një hero apo jo, pikërisht babi im më fundosi në këtë ferr që arrita të dilja vetë prej saj. Isha e dashuruar me një djalë në atë kohë, nuk mund të them që dashuria im për të ka marrë fund por thjesht dashuria jonë u kthye në shprehi. Asnjëher nuk më la vetëm e pse u martova me dikë tjetër, më detyruan që të martohesha me dikë tjetër, gjithmonë ishte aty për mua.
Martohem me burrin që më detyruan, një burrë që më shum i interesonte virgjëria ime sesa unë si person. Virgjëria, për disa prej vajzave mund të jetë e rëndesishme për disa jo , por besoj se duhet t'a kemi atë drejtën që të vendosim vetë se çfarë do bëjmë me trupin tonë. Kush janë të tjerët që të vendosin për mua, për jetën time dhe për trupin tim ? Jeni askushi sepse vetëm unë kam të drejtë mbi veten time.
Të them që sa shum vuajta gjatë kohës që isha e martuar është e kot, pse? Sepse dikur mendoja se vuajtja ime ishte shumë e madhe, sikur vetëm unë po e përjetoja këtë dhimbje duke harruar sa vajza të tjera ka vuajtur ashtu si unë edhe sa të tjera kanë përjetuar vuajtje e dhimbje më të mëdha se kjo e imja. Edhe unë humba vetëbesimin , vetëvlerësimin, e ndjenja veten të pafuqishme për të luftuar, sikur dy duart më mbysnin gjatë gjithë kohës e nuk mund të flisja apo të bërtisja, më kthyen në një person që nuk po arrija të mos njihja më as veten time.
Dhuna për një pjesë të vendit tim shihet si dicka normale, si një shuplakë që nuk është asgjë dhe s'duhet të ngresh zërin, por edhe ajo një shuplakë është dhunë e s'duhet t'a lejojmë. Të thyesh heshtjen e të flasësh për dhunën kërkon forcë, mbështje që s'mund t'a gjesh as tek prinderit sic nuk e gjeta unë. Në sytë e babit tim nuk isha një femër që luftova kundër dhunës por si një femër e përdalë, një e pandershme, një kurvë sepse e kisha turpëruar para të gjithëve ngaqë kisha raportuar për "bashkëshortin tim". Shikimi i babit tim në momentin kur më largoi nga shtëpia ndërsa në krahë mbaja djalin tim Orin, ishte ajo që më shkatërroi më shumë, më tha që nuk do i'a dilja dot, që do kthehesha sërisht tek ata ose tek ai që për mua ishte thjesht një dhunues.
YOU ARE READING
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romance"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...