"Do martohem?" çfarë dreqin është duke thënë babi, s'po arrijë të kuptojë ose le të them më mirë s'mund ta besoja se cfarë tha.
"Do martohesh me një djalë që quhet Albani, ai është..."
"Seriozisht e ke? Po vazhdon t'më flasësh për atë. Po të pyes nga doli kjo martesë" qesh në mënyrë ironike, duart po më dridheshin
"Do martohesh kaq"
"Si kaq? Po vendos ti për jetën time?"
"Kujdes si më flet, mos harro se ke përballë babain tënd"
"Babin tim, hë ba? Babai që po më detyron të martohem. Ba nuk dua të martohem. Unë dashurojë Leon"
"Ti do ndahesh nga ai rrugaç"
"Nuk do ndahem, e dua atë dhe nuk e pranojë martesën"
"Enklea" e ngre edhe më shumë zërin për t'më trembur mua "Do ndahesh nga ai, lidhja juaj është një gabim"
"Ai si fillim ka një emër që është Leo, e të jetë e rrugaç, i pasur, i varfër unë e dua atë. Lidhja jonë një gabim hë? Të paktën është gabimi im dhe do di si të mbaj përgjegjësi për këtë gabim por ti, ti babai im a do mund të mbash përgjegjësi për gabimin tënd që është martesa ime. Apo thjeshtë në fund të kësaj historie do më thuash më fal bija ime ishte një gabim."
"Kohët e fundit të ka ardhur shumë goja ty"
"Pra pas gjithë atyre që thashë vetëm kaq do më thuash? Që më ka ardhur goja shumë!"
"Ti do martohesh sepse un kam dhënë fjalën" ka dhënë fjalën? Cfarë është fjala para jetës sime ?
"Dhe ti ba je i gatshëm që të shkatërrosh jetën e vajzës tënde 18 vjeçare vetëm sepse ke dhënë fjalën. T'më martosh mua kur mund të vazhdoj ëndrrën time(shkollimin), të jetoj e lumtur me Leon dhe me ju."
"Ti do ruash nderin e familjes dhe do martohesh"
"Fjala, nderi çfarë dreqin je duke folur, po flas për shkatërrimin që do i bësh jetës sime, s'më interesojnë aspakt këto të tjera. Çfarë është "nderi" në thonjëza sepse është nderi i përcaktuar nga shoqëria, ti ba ke frikë nga fjalët e të tjerëve. U shpërngule në Tiranë sepse doja që un te jetoja e lirë por nuk arrite t'më mbroje dot nga vetja jote ba, je pikërisht ti që po ma merr lirinë time" dridhesha e tërë prej urretjes, inatit që po ndjenja në këto momente, pse duhet të ndodhte kjo kur çdo gjë ishte perfekt. Kjo martesë do jetë fundi im dhe është pikërisht babi im ai që po më shtyn drejt këtij fundit.
"Enklea boll, shko tek dhoma e bëj gati valixhen"
"Dreqin t'a haj, çdo fjalë që them është e kot. Nuk do vij me ju"
"Do vish"
"Jo" Babi vjen drejt meje e më jep një shuplakë të fortë, është hera e parë që po më godiste.
Por s'është ajo shuplakë që më dhemb por fjalët e tij. Kthejë kokën nga mami që thjesht na shikonte dhe frika nuk e linte të thoshte asnjë fjalë, s'mund t'i kthesh fjalën burrit apo jo, çfarë budalliqe. "Babi mbaj mend çdo fjalë që të kam thënë sot, do mbash përgjegjësi për gjithçka, tek ty do vij për të kërkuar llogari për çdo gjë do më ndodhi, ti thjesht ke një vajzë që quhet Enklea por asgjë më shumë, për të tjerët do jemi baba e vajzë por në sytë e mij figura jote si baba iku ba."
"Enklea, çfarë janë ato fjalë që po thua" bërtet babi
S'më interesonte asgjë prej fjalëve që do thoshte tani, mendjemadhe apo egoiste më gjykoni si të doni, jam thjesht një njeri që e dua veten e jetën time. İnjorojnë ata e futem brenda në dhomën time, dëshira për të bërtitur e për të qarë është shumë e madhe sapo më ha shpirtin nga brenda, mbaj veten duke shtrënguar dhëmbët. Hap telefonin e shikoj sa telefonatat dhe mesazhet e Leos.
VOUS LISEZ
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Roman d'amour"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...