Duke shpjeguar poezitë e Migjenit luaja me flokët e tij, as nuk e di nëse është zgjuar apo gjum.
"Dua që të njihem më shumë bashk" them që të kuptoja nëse ishte vërtet në gjumë apo jo?
"Ca the?" Hap sytë, s'po i besonte fjalët që thashë unë pak më parë
"Pra, qenke zgjuar e nuk më flet"
"Hahah. Ca the ti?" Pyet sërisht
"Atë që dëgjove" i them dhe Leo ngrihet prej meje
"Ti do që ne të dy të bëhemi të dashur? Kështu?" Dua thjesht t'a njoh pak më shumë Leon, nuk e di nëse dua që të bëhem e dashura e tij apo vërtet dua të jem e dashura e tij.
"Mbase jo tamam të dashur por"
"Por të dashur" fytyra e tij e tregonte qartë lumturinë.
...
"Mirmëngjes Enklea"
"Mirëmëngjes Laura" takohemi tek hyrja e shkollës
"Me fal që të lash dije vetëm, dëgjova gjithçka"
"S'ka problem" po ecnim në korridorin e shkollës e përball meje ishte Leo.
Leon e kishin rrethuar vajzat të cilat po e adhuronin dhe donin t'a hani të gjallë por ai po i injoronte ato. Nuk më erdhi mirë që ishte midis atyre vajzave, sapo do largohesha ai më kap prej dore."Ku po shkon?" Më pyet me zë të ulët por mund t'a dëgjoja shumë mirë zërin e tij nga afërsia midis nesh
"Në klasë"
"Hej" bërtet aq fortë sa të gjithë kthejnë kokën nga ne. Përplas buzët e tij tek të mijat, po më puthte në mes të shkollës, në sy të gjithëve. S'po i ktheja puthjen, vendos dorën tek beli im dhe më afron e më shumë ndaj vetes, i vendos duart e mija tek qafa e tij dhe i'a kthejë puthjen. E puth atë sikur të ishte puthja e fundit që do i jepja, dëgjoja pasthirrmat e vajzave të mërzitura që ishin tinguj lumturie për mua, e shokët e Leos që duartrokisnin.
"Ne jemi të dashur" më puth lehtë buzët e mija dhe më kap prej dore për t'u futur bashk në klasë.
"Goc, ca ishte ajo puthje" pyet Laura dhe fillon me ato ngacmimet e saja. "Leo, mund të ulesh ti sot tek vendi im"
"Oke" pranon brenda sekondi
"Laura!?"
"Ulu, ulu se erdhi Presorja" ulem në një bankë së bashku me Leon.
Për herë t'a parë Leo nuk fjeti gjum në orën e mësimit, e ndoqi me vëmendjen, u çudita pak por jam e lumtur sepse e di që mund të jetë efekti im ky. Mbarojmë tre orë mësimi, është ora e pushimit dhe dalim jashtë, Leo më humbi nga sytë. Më ndalon një presore e cila më thotë:
"Enklea të lutem, m'i çon pak këto fletoret tek personeli?"
"Sigurisht zysh"
"Faleminderit"
YOU ARE READING
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romance"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...