Kaloj tërë ditën brenda në dhomë, u përpoqa disa herë për të hapur derën por s'mund t'a hapja, gjithashtu kishte mbyllur dhe derën e ballkonit. Më kishte burgosur në dhomë, dëgjoja të qeshurat e mamasë së tij që qeshte me ata të tjerët, të lumtur se kishin dicka që të fliste dhe ajo isha unë.
"Ckemi grua e dashur" thotë Albani që sapo hapi derën, e injorojë duke mos i folur. "Enklea, më fol kur të flas"
"Ca dreqin të them hë? Apo mos duhet të falenderoj ty që më mbylle këtu"
"Të gjitha këto po i bëj për ty, për të mirën tënde e dashur" më afrohet, largohem pasi kisha frikë dhe nuk doja që ai t'më prekte sërisht. "Mos u largo prej meje"
"Alban mos u afro"
"Jam burri jot, mos ki frikë prej meje"
"Mos m'u afro po të them, largohu" bërtas më fortë
"Qepe atë gojë" vendos dorën tek goja në mënyrë që mos t'më dilte zëri. "Thjesht dua që .."
"Ca do?" Largoj dorën e tij "Thjesht do që t'më përdhunosh".
"Dua të dashuroj. Si ja kalove sot?"
"Si ja kalova sot po pyet. Shumë mirë, e mbyllur brenda 4 mureve, shikoja në pasqyrë shenjat që t'i më ke lënë, ku të shkonte më mirë"
"Enklea mos fol kështu me mua. Më fal për gjithcka" më përqafon papritur
"Dua që t'më qëndrosh larg"
"Jam burri jot dhe ..."
"Jo nuk je"
"Dhe ka ardhur koha që t'më pranosh si të tillë. Le të shkojmë tek kuzhina që të ham darkën së bashku"
"Nuk po më hahet dhe mos mendo se mund t'më gënjesh me këto sjelljet e mira"
"Jam penduar Enklea"
"Ti ske për t'u penduar asnjëher dhe nuk besoj asnjë nga fjalët e tua"
"Jam penduar vërtetë" përsërit sërisht të njëjta fjalë
"Nuk më intereson nëse je penduar apo jo, a mund t'i largosh këto shenjat prej trupit tim hë" ngre tonin e zërit "A mund të zhdukësh dhimbjen që ndjenjë këtu brenda? Përgjigju përgjigju, ti më shkatërrove mua dhe tani pret që un të fal? Asnjëherë, asnjëherë nuk do të fal Alban."
"E di që ti je e nervikosur tani por e di që ti më do mua"
"Të dua thotë ky, seriozisht e ke ti? Dashuria nuk të lëndon ashtu si ti më lëndon mua por dashuria është motiv që të jetosh. Dashuria jote po më vret mua, po më shkatërron"
"Po grua e dashur, unë të dua por ti nuk arrinë t'më kuptosh"
"Ti je kthyer në një maniak dhe s'je aspakt i dashuruar"
"Lëri këto fjalët tani. Le të flemë gjumë tani" ndërpret në mes debatit që po bënim dhe shtrihet në krevat duke pritur që un të shtrihem me të.
"Do fle në dysheme" shkoj tek dollapi për të marr batanijen dhe jastëkun
"Enklea hajde shtrihu këtu po të them" heq kollaren dhe fillon të zbërthejë këmishën.
"Të thashë që do fle këtu"
"Enklea" ngre tonin e zërin e tij
"S'mund t'më trembesh nëse ngre zërin, do fle këtu po të them"
"Të pëlqen kur bën si e vështirë hë" më tërheq drejtë krevatit, Albanit ndodhet sërisht sipër meje. Nuk kisha arritur të merrja veten akoma nga ajo që ndodhi më parë, nuk e duroja dot që t'më prekte sërisht.
"Alban"
"Enklea e dashur" më puth në mënyrë provokuese tek qafa
"Të lutem më lësho, mos e bëj këtë"
"S'po bëj asgjë"
"Si dreqin s'po bën gjë"
"Thjesht dua të prek gruan time" kap duart e mija dhe i lidh me kollaren e tij.
"Më lësho" bërtas më fortë
"Boll e ngrite zërin" më mbyll gojën e me dorën tjetër filloi t'më prekte, heq bluzen time dhe recipeta për t'u kenaqur me pamjen që ai kishte përballë, pedolifi i dreqit, të urrejë, të urrejë ty që më bëre të urrejë trupin tim. E vetmja që mund të ndjenja ishin lotët në fytyrën time pasi i gjithë trupi im ishte mpirë, po ashtu here pas herë shkëputesha nga realiteti, nga vetëdija ndërkohë që Albani po plotësonte dëshirat e tij seksuale me mua, isha dorëzuar para forcës së tij e pamundur për të luftuar për trupin tim. Largohet nga trupi im i kënaqur preje meje, për të isha një objekt seksi.
"Ishe vërtet shum mir" sikur po më falenderonte apo mendonte se unë do ndihesha mirë nëse do dëgjoja këtë kompliment, shtrihet nga ana tjetër e krevatit dhe fle i lumtur.
Ngrihem në këmbë , gjithë trupi më dhimbte por ishte shpirti im që po më dhimbte më shumë, një mashkull më prekte sa herë të donte trupin tim e pse nuk dëshiroj që t'më preki. Shtrojë një batanije mbi tapetin, vendos jastëkun dhe shtrihem aty duke u mbuluar dhe me batanijen tjetër, mbulojë e kokën. E vetmja gjë që mund të bëja ishte të qaja pa pushim, qajë me orë të tëra. Të bëj pyetjen që cili shpirt ka përjetuar këto dhimbje nuk e bëj dot sepse ka shumë femra si këtu në Shqipëri dhe jashtë shtetit që shpirti i tyre ka vuajtur kështu si imi. Fati im është ky apo fati që të tjerët vendosën për mua? Nëse ky është fati që të tjerët vendosën për mua pse duhet t'a jetoj unë këtë? Mendoja për Leon që e di gjithmon do më dojë por e di që edhe do më braktisi, pse do më dojë ai mua? Për çfarë do më dojë, tashmë jam një e pavlerë, jam asgjë, jam një e vdekur në një trup të gjallë.
Abuzim seksual, shpesh e dëgjojmë ne Shqipëri dhe në lajme, sa raste të shumta kemi dëgjuar por që asnjëherë nuk i japim rëndësi duke menduar hë se ajo vetë ka dashur, po hë se ajo e ka ngacmuar vetë, akoma do vazhdojmë të jetojmë me këtë shoqëri ku për çdo gjë e ka fajin gruaja? Kthehem sërisht tek vetja ime, nuk po arrija të flija gjum se sapo mbyllja sytë më kujtoheshin ato skenat që doja shumë t'i harroja.***
"Enkela aty fjete ti?" Pyet sikur të ishte shumë i shqetësuar për mua "Mos më injoro por më kthe përgjigje"
"Sytë në ball i ke, këtu fjeta pedolifi i dreqit"
"Mos të dëgjoj më t'më thërrasësh ashtu, jam burri jot"
"Pse ca do bësh nëse të them sërisht Pedofil, hë. Do më vrasësh, më ke vrarë me kohë"
"Enklea si shumë dramatike i bën gjërat ti" çdo fjalë që i thoshja ishte e kot sepse nuk më dëgjonte aspakt.
"Largohu nga unë, largohu nga jeta ime" i bërtas më fortë, por ai vjen drejt meje dhe më puth në ballë.
"Mirupafshim grua ime e dashur"
...
Gjatë këtyre muajve e humba veten time, nuk po arrija të njihja më veten time pasi s'po luftoja për asgjë por pranova fatin tim. Do thoni pse nuk po luftoj për veten, për jetën time , të largohem prej këtij pedolifi apo jo? Albani më mbajti të mbyllur për gjithë ato muaj, dhimbja, trishtimi dhe mërzitja më kishin shkatërruar. Albani më kishte shkatërruar mua si një qënie të gjallë. Pranova fatin tim duke menduar se nuk isha aq e fortë sa të luftoja kundër të gjithëve, gjëja e vetme që duhet të bëja tani ishte të sillem e të bëj detyrat e mija si grua e tij, u dorëzova pasi nuk luftojë dot më. Albani ishte shumë i lumtur pasi mori vesh që jam shtatëzane, sjellja e tij ndryshoi kompletë por deri sa do zgjasi kjo sjellje e mirë, kur do rikthehet dhuna sërisht?
ᴋᴊᴏ ᴇ̈sʜᴛᴇ̈ ᴘᴊᴇsᴀ ᴇ ʀᴇ, sʜᴘʀᴇsᴏᴊ ᴛᴊᴜ ᴘᴇ̈ʟǫᴇᴊᴇ̈🦋❤️
Vᴏᴛᴇ✰
Lɪɴɪ ᴍᴇɴᴅɪᴍɪɴ ᴛᴜᴀᴊ ᴛᴇᴋ ᴋᴏᴍᴇɴᴛᴇᴛ💬
YOU ARE READING
𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓
Romance"Do martohemi së bashku, besoj se je e lumtur!?" "Do martohemi?" "Po, do kalojmë jetën bashk" "Jetën?? E quan martesë ti ketë ku as un e as ti nuk e duam njërin tjetrin. Ti je i interesuar vetëm për vigjërin time. Jetojmë në vitin 2020, e akoma në k...